Deklarata e fortë e Alibeajt: Në PD-në e Bashës vendimet i merrte Berisha

25 Prill 2023, 09:58Politika TEMA

Deklarata e fortë e Alibeajt: Në PD-në e Bashës vendimet i

Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, bëri një deklaratë të fortë, se në kohën kur selia blu drejtohej nga Lulzim Basha, vendimet merreshin nga Sali Berisha.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço në emisionin ‘Pa censurë’ në RTSH, ai tha se ish-kryeministri nuk synon fitoren në zgjedhjet e 14 majit, por synon si të mbrohet nga shpallja non grata.

“Halli i madh i tij është si të mbrohet nga non grata dhe eventualisht nga procedimet penale që mund të vijnë, si rrjedhojë e asaj si është dizenjuar për minim të demokracisë  dhe për korrupsion. Zoti Berisha nuk fiton dhe as nuk i çon dot demokratët në fitore” – u shpreh Alibeaj.

Ai tregoi edhe objektivin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit duke theksuar se synimi është ruajtja e ekzistencës së PD-së dhe fitorja në 3 bashki.

“Synimi aktual është të ruajmë ekzistëncën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se 50% e shqiptarëve refuzojnë me neveri tre fosilet politike” – shtoi Alibeaj.

13 Komente

  1. S
    Shkullaku lahet nje here ne vit

    Shume deklarate e forte asnje nuk e dinte veç Ali-beut . Basha eshte Berrisha e Berrisha eshte Basha

    1. k
      k

      Sa shpejt e paske kuptuar. Kur i gjithë populli e thoshte të vërtetën ky thoshte se nuk është e vërtetë.Ky pretendon të fitoi zgjedhjet ?

      1. F
        Fisniku i Freskut

        Jo Alibeaj ka vetem nje pretendim: te ruaje partine Demokratike nga bajraktair diktator, kreu i agjentures serbo-ruse ne Tirane, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vukmanovic Berisha. Bravo i qofte!

      2. O
        On

        Po kjo e lehteson Bashen? E xjerr me keq...fakti qe ke shumicen e deputeteve tregon qe I ka vene Basha e jo Berisha ...apo jo...Basha per te mbrojtur buthen shkaterroi Pd...Berisha me keq akoma...por instinktiv kafsheror Basha ja nxiti...

        1. f
          fatmiri

          Vetem budallejte mendonin se e drejtonte Basha!

          1. E
            E DREJTA

            PO KETE GJE E DINIM TE GJITHE..

            1. v
              vetvrasja simpatike e ali ish qahjajit

              Por kete e di dhe miu i ketyre aneve,qe basha ish megafoni dhe roboti i Saliut.Por duke ndjere per momentin qe Amerika ish me e forte,keta lloj vemje pa asnje moral,ndrrojne menjehere pronare. Por dhe ti ali-qahjaj qe ishje poshte bashes,tere kohen i ke bere hosana sali-bashes.E di se eshte e dhimbeshme mea-cupla juaj,se cdo gje ju bie mbi surrat,por ja qe duhet bere.

              1. s
                shpiragu

                Alibeaj,mundohesh kot te besh deklarata te tilla per gjendjen e P D kur drejtonte Basha.Edhe budallai me i madhe nuk ka besuar se drejtonte lul mafishtja.Enigm mbetet fakti qe ju frikacaket u bete lepuj dhe nuk guxonit te kundershtonit Sali berishen.Kujt i vlejne deklarata te tilla ,ato jan kodra pas bregut.Enkeleid po keni forca per fushat ecni perpara, dhe emrin e lulit harrojeni,ai nuk eshte politikan .As mos mendoni kurre te riktheni LUl Bashen ne krye te P D.

                1. F
                  Fuati nga Skrapari

                  Wow, çfarë deklarate paska bërë ky fytyrë shimpanzea! T'i rrojë asaj që e ka pjellur, partisë dhe popullit nuk i duhet gjë, është një vemje e keqe, duhet të fshihet diku.

                  1. N
                    Noci

                    Nuk ka treguar ndonje gje qe e kane ditur te gjithe por problemi qëndron tek Basha i cili do t'a ndihmonte PD po te fliste te verteten e jo t'a mbante mbi shpine te gjitha akuzat

                    1. S
                      Shumë e fortë .

                      Deklaratë shumë e fortë , si ka mundësi ?!!! Po ç’thua o trim , po jo vetëm Basha , po të gjithë ju dhe ti i pari , që jo atëhere , po edhe sot e kësaj dite , as shurën s’bëni dot pa lejën e Saliut .

                      1. l
                        lenci

                        Pas 14 majit ne PD do behen zgjedhjet dhe ky bastard do duhet te konkuroje. Beson kush se Alibeaj do qendroje ne krye te PD? Sigurisht jo.

                        1. K
                          KATUNDARI DAJ CENI

                          Ku ishe zotrote bej efendi kur SALA edhe pse I dorehequr vazhdonte te drejtonte partine . JU doni apo nuk doni e pranoni se ishit te perzgjedhurit e SALIUT. Tani qe I RANE patkojte kalit kerkoni ti ritieni kalit te ngordhur qe quhet P D. EPOPEJA e ballit kombetar ju pershtatet me se miri .

                          Lini një Përgjigje