“Berisha nuk e zbret dot lumin Mat”, Mero Baze: Në jug s’ka mbështetje elektorale, fliste i çorientuar!

24 Prill 2023, 20:50Politika TEMA

“Berisha nuk e zbret dot lumin Mat”, Mero Baze: Në jug

Gazetari Mero Baze thotë se Sali Berisha ka pësuar “vdekje të mbështetjes politike” në jug të vendit, ndërsa këtë e lidh me pjesëmarrësit e paktë në tubimet e tij elektorale. Gjatë intervistës në rubrikën “tema e ditës” në ABC News, Baze thotë se Berisha ndihet i çorientuar kur shikon “firon” elektorale.

“Ishte një inkursion i dhimbshëm elektoral, sepse dëshmonte vdekjen e mbështetjes politike të Berishës në jug të vendit. Nëse do shikonin fotografitë, e gjithë takimeve, në rreshtin e parë janë shoqëruesit e Berishës dhe në rreshtat tjera janë mbështetësit e paktë që kanë mbetur në ato qytete.  

Po të shkosh më tej, në fjalimet e tij ka një mungesë të fortë vëmendjeje për vendin ku është, për çfarë po flet, për emrin e kandidatit, atë të Përmetit e terrorizoi, sepse i ngatërroi emrin disa herë. Ishte në jug dhe fliste për kandidatët e veriut dhe kishte një çorientim, që në fakt ai është njeri emocional, duke parë mungesën e mbështetje reflektonte një lloj disfatizmi në ato inkursione elektorale”, tha Baze.

Duke parë zhvillimet politike dhe numrat në terren, gazetari Baze shtoi se Berisha do marrë një rezultat të dobët. Ai shtoi se Berisha nuk do ta kalojë lumin Mat, duke lënë të kuptohet se mund të fitojë në ndonjë prej bashkive në zonën e veriut, por se në jug , nuk sheh  sinjale, lidhur dhe nga pjesëmarrësit në takimet elektorale.

“Unë nuk do ta ndaj Shqipërinë në jug e veri, por unë besoj se Berishës  jo vetëm që nuk do zbret në jug, por do të nuk do zbresë në Tiranë, por do mbetet mbi lumin Mat. Përjashto ndonjë aksident elektoral, që mund të ndodh jo për arsye politike, por për ndonjë arsye konjukturale. Berisha nuk e zbret dot lumin Mat poshtë”, tha ai.

8 Komente

  1. M
    Muharem Kaso Laprake

    Mero mbaji mend mire keto qe the se me 15 maj do thuash me fal doktor . Minimumi do fitojme 55 bashki .Rama ik ✌️✌️✌️

    1. E
      Ed Rama

      ik o rreme futi ndo jo dopio se sje per politik o pall kari

      1. t
        tata luigji

        Maharrem ke ngel pa sufllaqe kesaj rradhe berisha per te gjithe ata qe e mbeshtesin do ju japin mut, non grates nuk i dhane leke Edi rama do ju qine for long time, good blees him

        1. S
          Shefik Osmëni

          Ngele duke vënë në dukje faktin që Berisha "ishte në jug, në Përmet dhe fliste për Tropojën", kur të njëjtë gjë bënë dhe Edi Rama, ishte në Elbasan dhe fliste për Shkodrën. Po ka njerëz më të papërgjegjshëm se Berisha dhe Rama për ato që nxjerrin nga goja? Dinë ata ku ndodhen kur flasin?

        2. T
          Tropoja

          Ik o merush perçares servil ktej thua jo nuk e ndaj ktej thua keshtu eh kur kelyshi qe e rrit fillo e do te haje doren qe i ka dhene buje.Berisha ta shkelqej tullen se aty ne oborrin e tije ke kaluar edhe ti spurdhjak dhjerak i deshperuar

          1. Y
            Yp osman

            Reme kte timin do merni.keni sllator sallam patrixhan behuni gati reme lyeni by.... me vaj qe tju hyje kollaj.

            1. N
              NYC

              Rama kete”Rama ik” e ka si ugurbardhe Sa here e thoni ju aq here i shtohet jeta politike Nderroheni pak refrenin se u bete bajate

              1. U
                Ushtari.

                BF po mori 2 deri 3 bashki periferike ka mare shume efhe nje fitore e tille per Ramen eshte humbje.I kujtoj BF per tifozat gjermane ka nje shprehje "me ne fitoni vetem kur duam ne "

                Lini një Përgjigje