Rama në Durrës: Konkurrenti i Anit çun i mirë? Ç’më duhet mua, s’kam motër për të martuar...

24 Prill 2023, 19:16Politika TEMA

Rama në Durrës: Konkurrenti i Anit çun i mirë?

Në një takim që zhvilloi pasditen e kësaj të hëne me gra e vajza në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama sqaroi një deklaratë të bërë më herët gjatë ditës së sotme për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

“Më thanë kur po vija këtu që ishte hap fjala që unë kam thënë që konkurrenti i Anit qenka çun i mirë. Unë nuk kam thënë që është çun i mirë, se unë s’e njoh. Unë kam thënë mund të jetë çun i mirë, e po pastaj? Unë nuk kam motër për të martuar. 

Ç’më duhet sesa çun i mirë është, këtu puna është që në 14 Maj populli do të zgjedhë kë të marrë në punë dhe cilat janë punët që duhen bërë”.

Kryeministri tha se për kryebashkiaken aktuale Emirjana Sako flet puna.

“Ani më fal! Anin e kemi shalqi me provë, pse do marrim një kungull që ka dalë nga zorra qorre. Tani, se e mësova me këtë rast, që apendicitit i thonë zorra qorre.”

2 Komente

  1. L
    Latif Shejtani

    Po Rame po, eshte kavajas i mire, dhe do e beje Durresin si Kavajen, sumatrice. Te na spiegoje pak ate punen e Olldashit, se ky ishte i pari ne skenen e krimit. Apo i shpeton shurra nga frika e Sali karit?

    1. R
      Raki 22 grade per budallenjte!

      Sa bukur tallet me kete popull budalla ky mashtrues ordiner!

      Lini një Përgjigje