Rama: Shumë shpejt do përdorim inteligjencën artificiale për sistemin e prokurimeve

24 Prill 2023, 18:20Politika TEMA

Rama: Shumë shpejt do përdorim inteligjencën artificiale për

Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve, duke iu referuar përfshirjes së inteligjencës artificiale.

Atë që e quajti si “makthi i tij”, Rama tha se me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, asnjë ministri dhe as një Komision i Vlerësimit të Ofertave nuk do të ketë më punë me tendera. Po ashtu, Rama shtoi, se kjo do të jetë edhe në të mirë të kompanive, që s’do kenë nevojë që të merren me dokumente.

“Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit. Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kemi programin e inteligjencëns artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendësh. Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama.

Mungesën e krahut të punës, Rama zgjodhi që ta quante si një “luftë”, por tha se është i bindur që Shqipëria do i mbijetojë kësaj stuhie.

“Luftë për krahun e punës që ne duhet ta përballojmë dhe efekteve katastrofave të së cilës ne duhet t’u mbijetojmë nëse duam të vazhdojmë me sukses në këtë rrugë ku ka hyrë ekonomia jonë që është në një moment kthese shumë të rëndësishëm. Arsyeja pse ne rritëm pagat lidhet me këtë që thashë, si edhe sepse tani u krijua mundësia, ne besojmë që do japë efekte pozitive. Sipërmarrja duhet të bëjë një hap më shumë, i kemi mundësitë t’i mbijetojmë kësaj stuhie. Është luftë me sekondën, jo me ditën”, tha Rama.

19 Komente

  1. m
    mirel

    E gjeti zgjidhjen si te vjedhu tenderat dhe te mos denohet asnje bashkepunetore. Kerkojne siguri bushtrat e tenderave. Nuk duan te perfundojne si Ahmetaj dhe Lefter Koka. Inteligjenca artificiale nuk denohet dot

    1. L
      Lushi dumes

      Ljepuri flen te cmimi i larte qe i prokuroni or taj!! Prokurohet me cmim shume te larte qe 25% te paguhet lehtesisht te enti prokurues ,vendosen klenca sa me shume qe te skualifikohen firmat e punes dhe e fito boti qe ka mbyllur pazarin!! Nqs ofertohet me cmimin e duhur ,do te kete trefishi i puneve ne xhiro dhe punet do ti marrin me cmimin e duhur kompanite e punes!! Mbase eshte momenti i duhur, u ngopet me leke ,nuk keni ku fusni me dhe tash i bini drejt! Te shpresojme

      1. R
        Realitet Vulgaro Qesharak

        Shikoni komentuesit Olti, kevi, ani, Mirel, joti, tuti, anjuza...dukeN si aplikime idiote te AI......Ose si shoqet e kopshtit te Zahos!!! Me shum gjasa, shum nga keto komentueset, me logjik kopshti, per nja dy a tre Muaj do ti kemi Ministresha Shteti!!

    2. P
      Pordhe me rigon.....

      Erdogan: cer thu mer qafir,kto gjona nuk po i arrijme dot ne m'Turkye edhe pse allahi ngeli perdite me loqe ne dore....!!!! Kshq mos rrej kaq shume, mblidhe pak strajcen...... Vertet birazeret e mi tourkalvanoi jane te trashe por mos i kalo per rrota c@ri.... allah uakbar.

      1. I
        Idioti

        Ne fakt ti zoti KM ke nevoj per intelligence artificial se truri ka kohe qe te ka braktus

        1. O
          Olti

          Eshte nje vendim shume i mire

          1. K
            Kevi

            Lajm fantastik per vendin tone

            1. S
              Servili Sali

              Sa të kemi inteligjencën bio-natyrale, për çfarë na duhet kjo artificiale? Se mos dal difektoze?

              1. A
                Ani

                Teknologjia ne vend po zhvillohet bjithmon e me shume e kjo fale jush

                1. E
                  Eno

                  Ju lumt gjithmone e me shume po e zhvilloni kete vend

                  1. V
                    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

                    Ky eshte idiot.

                    1. B
                      Beni

                      Shume gje e mire eshte qe po i jepni nje zhvillim teknologjis

                      1. A
                        Anjeza

                        përfshirja e inteligjencës artificiale eshte nje gje shume e mire per vendin tone

                        1. a
                          aqifi

                          Biles AI ka.kohe qe eshte ne pune, shikoni trollsat qe bejne komente

                          1. a
                            aqifi

                            Biles AI ka.kohe qe eshte ne pune, shikoni trollsat qe bejne komente

                            1. a
                              aqifi

                              Biles AI ka.kohe qe eshte ne pune, shikoni trollsat qe bejne komente

                              1. K
                                Kleo

                                Ky eshte nje nga lajmet me fantastike qe kemi marre deri tani

                                1. J
                                  Joel

                                  Cdo dite po e zhvilloni kete vend dhe po sillni shume risi te reja

                                  1. A
                                    AI

                                    Jam inteligjenca artificiale. Tani ju qeveris unë.

                                    Lini një Përgjigje