Roland Bejko në njësinë 5: Parkingje publike dhe një park të ri në çdo lagje

24 Prill 2023, 13:05Politika TEMA

Roland Bejko në njësinë 5: Parkingje publike dhe një park

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Tiranës, ka zhvilluar një takim elektoral në njësinë 5 ku ka bërë të ditur programin e tij elektoral.

“Njësia 5 në Tiranë është ndër më të populluarat, por gjithashtu mbart shumë probleme, që lidhen me mungesën e  hapësirave publike, mungesën e parkimit dhe taksat.

Në një takim që mbajta me banorë të kësaj zone, u njoha me problemin e madh të mungesës së hapësirave publike, dhe problemi akut i parkingjeve.

Banorët denoncuan Bashkinë Tiranë, se po rrëmben edhe pjesë nga Parku i Liqenit, duke ua bërë më të vështirë jetesën dhe uzurpuar hapësirat publike për ndërtime nga oligarkët.

Ju premtova se vota e tyre sjell ndryshim!

Duke filluar nga parkimet dhe hapësirat e gjelbërta, ekipi jonë ka hartuar një program që do të shtojë ndjeshëm parkingjet publike në mandatin e parë dhe ndërtojë një park të ri, në çdo lagje, si një domosdoshmëri për një qytet të pastër dhe me #frymëmarrje për Tiranën”, shkruan Bejko.

1 Komente

  1. A
    AI

    Po ky Zalla ne njesine 5? Po nje tjeter e ka shpine ke vilat amerikane e ska lidhje me njesine 5. O Landi po le nam...mbaje lart flamurin e vellait amerikan si e mbanin gjysherit e tu ate Ruß e Kinez dikur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje