
Kryeministri Edi Rama njoftoi se po punojnë për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit.
Nga Durrësi, kreu i qeverisë theksoi se bëhet fjalë për një nga skuadrat më të rëndësishme. Krah Akademisë, do të hapet edhe një shkollë futbolli për fëmijët.
“Besoj që plani i ndërtimit në Durrës të dy porteve që kanë një fuqi transformuese jo thjesht për durrësin për për të gjithë rajonin, është një plan që do t’i bëjë të gjithë të shohim me optimizëm këtë qytet.
Me portin turistik dhe me portin e ri do të hapet një horizont tjetër për punësimin, shpërblimin më të mirë në bazë të punës, edhe për shumë mundësi të tjera që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës.
Nga ana tjetër, do të vazhdojmë të fuqizojmë infratrukturën e shkollave, kopshteve, sportive.
Jemi afër një marrëveshje të re për të sjellë në Durrës një nga akademitë më elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës, duam ta sjellim si pol të ri sportiv, akademi rajonale që do të jetë derë e hapur për talentet që do të duan të provojnë veten e do të zgjidhen për t’u përgatitur për arenën e madhe dhe për të veshur fanellat e skuadrave të mëdha europiane.
Paralelisht me Akademinë e Futbollit, do të jetë edhe një shkollë futbolli për fëmijët që do të jetë strukturë për të parë si zhvillohen në proces. S’do presim vite por po e negociojmë aktualisht. Nuk mund ta them emrin e skuadrës por të jeni të sigurt por kur ta dëgjoni do të thoni ‘Ou, është e vërtetë kjo‘”, tha Rama.
shume bukur
bravo i qoft sporti esht shume i rendesishem per ne
shume bukur uroj te vije sa me shume te tilla lloj akademish
Presioni I hapur I kryeministrit qe po votuat Demokraten nuk keni bashkepunim ligji e denon...por kujt ja ndjen ne ate vend...e ka mare lumi me kohe se ska drejtesi...
Supriza te tilla jane shume te bukura per ata qe e kane me qejf futbollin
cfare duam tjeter me ,Rama jo vetem durresin po cdo vend po e ben edhe me te zhvilluar
sa me shume sporte te tiilla aq me mire do jete per te gjithe
tashme kush e ka pasion futbollin ka mundesine ta kene ne durres akademine elitare te futbollit
nje mundesi e mire per te gjithe te rinjte e vendit
te gjithe te apasionuarit e futbollit duhet te regjistrohen ne kete konkurs
bravo qeverise per keto vendime qe po mer
RESPEKTE