Pse hesht Belind Këlliçi?

24 Prill 2023, 10:26Politika TEMA

Pse hesht Belind Këlliçi?

Belind Këlliçi kërkon të bëhet kryebashkiak i Tiranës, me argumentin se është një kandidat shumë herë më i mirë se Erion Veliaj.

Dhe është e drejta e tij të mendojë kështu.

Por së fundmi, ai është vënë në qendër të akuzave, se nuk ka mbaruar shkollën e mesme.

Sipas një investigimi të Shqiptarja.com, Këlliçi nuk e ka marrë provimin e maturës, që nënkupton edhe mbylljen e shkollës së mesme.

Gazeta në fjalë prej dy ditësh, ka publikuar edhe dokumentet, për të provuar pretendimet e saj.

Por ndërsa pritet një reagimi nga Këlliçi, ky i fundit deri tani ka vendosur të heshtë.

Heshtje, që në raste të tilla, nënkupton vërtetësinë e akuzave.

Se në të kundërtë, do të kishte dalë e ta përgënjeshtronte akuzën.

Ose të paktën të na thotë si është e vërteta e kësaj akuze.

E ka detyrim ndaj atyre që iu kërkon votën!

3 Komente

  1. A
    Anri

    Sulmojeni me mire ne shterpesine e ideve te tij se sa me nje argument te tille kaq te varfer. Ka shume nxenes shqiptare qe ikin nje vit para perfundimit te matures dhe marrin nje vertetim notash per periudhen qe kane mesuar ne nje shkolle te caktuar..Me kete vertetim vazhdon procedurat jashte shtetit per tu inkuadruar ne sistemin arsimor te atij shteti.. Me keto argimenta per shkollen ju thjesht e ndihmoni ate. Apo ngaqe jeni shterpe dhe vete ne argumenta nuk keni se cfare te gjeni ne difektet e tij si kandidat? Po lini nam para atyre njerezve qe dine 5 gjera me shume se sa ju..Ne vend ta sulmoni ne projektin idiot te nenkalimit te sheshit Skenderbej apo ne fjalet e pergjithshme dhe ne arrogancen e tij ne studio ju e sulmoni me gjera qe ai tallet me ju duke mos u pergjigjur...

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrnofte LEXHENDA dhe EZMERI i tij.

      Anri !!!!! Ka gejnyer. pretendon per Kryebashkiak oj anri !!!!!!! nejse edhe SALIU SI BELINDI ESHTE,

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Anri ku e ke parë ti këtë marifet? Merr një vërtetim për vitet e shkollës në Shqipëri dhe pastaj fillon universitetin në një vend tjetër? Se na paska shumë nxënës shqiptarë që ikin jashtë një vit para Maturës dhe andej bëhen Ajnshtajnë!!!!! Kështu e ke bërë edhe ti?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje