
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka rënë dakord me homologun turk Mevlut Cavusoglu për hapjen e një zyre të Iranit në Ambasadën turke në Tiranë.
Mediat iraniane shkruajnë se ky seksion do të përfaqësojë interesit iranianë në Shqipëri, në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, si pjesë e një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, Amir-Abdollahian falënderoi gjithashtu qeverinë turke për mbështetjen e saj në këtë drejtim.
Sipas konventës së Vienes kur vendet nderpresin marredheniet (rasti jonë me Iranin) nje vend tjeter qe ata zgjedhin (Turqia në këtë rast) behet their protective power, kujdeset per interesat ne tyre
Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin në shtatorin e kaluar, duke akuzuar Republikën Islamike për sulme kibernetike. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të pritjes në Shqipëri, Organizatën e grupit opozitar Mojahedin-e Khalq (MEK).
Tirana akuzoi Teheranin për kryerjen e një sulmi kibernetik kundër institucioneve shqiptare për të paralizuar shërbimet publike dhe hakuar të dhënat dhe komunikimet elektronike të sistemeve qeveritare.
Sipas Agjencisë së SHBA-së për Sigurinë Kibernetike dhe Sigurinë e Infrastrukturës (CISA), iranianët përdorën taktika, teknika dhe procedura të ngjashme në një valë tjetër sulmesh kibernetike kundër qeverisë së Shqipërisë në shtator 2022.
Pas sulmeve kibernetike, SHBA-ja dënoi ashpër sulmin kibernetik të Iranit kundër aleatit të saj në NATO dhe ripohoi mbështetjen e saj për përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar sigurinë e saj kibernetike.
Mos u jepni viza hyrje dhe u rrofte zyra bosh
Po te jete per viza ata se marin mundimin kurre , marin pasaporta diplomatike turke , dhe sic dihet nga te gjithe nuk ke te drejte ti pengosh dhe ti kontrollosh .....jo vetem kaq por do u marash ne kuriz dhe valicet e tyre qe prej tyre do filloj prape sulmi kibernetik ....ja kete jane turqit miqte tane ... Politika e peshtire turke kudo nxjer probleme ....shtyeti me i qelbur dhe me grindavec ne rajon ..
Normal agjentura rama rusi mcgonall serbia dhe e nxori koken me ne fund ramiç.Bashk me tyrkien kunder shba e albanistanit
Tropoja Përse zbrite nga pema? Apo përse dole nga shpella?
Eshte nje praktike qe njihet nga Konventa e Vjenes per Marredheniet Nderkombetare.
Pa lejen e Shqipërisë nuk mund të bëhet kjo gjë. Po shpresoj që Erdogani do t'i humbë zgjedhjet sepse po koketon me Rusinë, Iranin dhe Serbinë.