
Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Liqenit të Thatë, që tani është kthyer në një nga zonat cool të periferisë që ka qendrën afër.
Gjatë bisedave me qytetarët që e kanë ndërtuar jetën në këtë lagje të re, por të urbanizuar e transformuar rrënjësisht vetëm në pak vite, Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet.
“Mbaj mend ditën e parë të punës, ku pjesa këtej e liqenit që e kapte Farka ishte e gjitha me ato kioskat dhe ato kasollet që digjnin plastikë e mblidhnin plehra dhe kur mendoj që sot konsiderohet një ndër lagjet që ka më shumë rritje të vlerës së pronës, është vërtetë një mrekulli. Ishim tek një nga ato agjencitë imobliare dhe na tha se është zona që ka rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Edhe ai që është sharësi më i madh e më profesionist, vetëm duke qëndruar, duke sharë, është bërë më i pasur. Unë besoj që punët e mira duhet t’i kemi përpara patjetër,” deklaroi Veliaj.
Kreu i Bashkisë tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, teksa tha se e njëjtë me të do të bëhet gjatë këtij mandati të ardhshëm edhe Kopshti Botanik.
“Siç bëmë Kopshtin Zoologjik, e dhamë një provë, duhet të bëjmë edhe Kopshtin Botanik. Kopshti Botanik sot është kthyer në një ferrishte të madhe dhe ndërkohë kemi një super plan, siç bëmë Zoologjikun, me provë, fitoi Bashkia, pra fitoi gjithë qyteti, por fitoi edhe komuniteti këtu, se ka një parkim nëntokësor që s’e kishte përpara. A mjafton? Jo, nuk mjafton, por po të lejohemi të punojmë edhe atje, nëntokë e bëjmë parking, sipër lule, kështu që në njësinë tonë kemi edhe florën, edhe faunën, pra edhe kafshët, edhe lulet,” u shpreh më tej ai.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndau me banorët e kësaj njësie edhe disa lajme të mira: “Loti i fundit i shkollave, veç dy shkollave në Astir dhe dy të tjerave në anën tjetër të Lanës, dy shkolla të reja janë planifikuar edhe në këtë njësi. E para është tek xhepi i Kopshtit Botanik, aty ku mbaron gardhi, jo brenda në Kopshtin Botanik, por në një tokë të Bashkisë, aty do jetë shkolla e re 9-vjeçare. Ndërkohë, sa në dalje të Parkut Olimpik, i gjithë ai sheshi që është liruar do jetë gjimnazi tashmë i quajtur “Dritëro Agolli”, në kujtim të poetit dhe të patriotit të madh. Besoj që me këto dy investime, plus edhe me gjithë rrjetin e rrugëve që jemi duke punuar, do të rritet ende më shumë vlera e pronës,” nënvizoi Veliaj.
Në fund ai e kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës. “Në kohë fushate, thonë amerikanët, është pak si cirku në fshat. Në cirkun në fshat dalin gjithë kllounët që na përshëndesin. Do dëgjoni lloj - lloj çudirash. Këta e kishin Kopshtin Zoologjik. Në atë kohë hante luani patate. Gjëra të tilla që duken si përralla nga e kaluara nuk duken më. Qyteti është komplet një realitet tjetër. Kur vijnë këta dhe thonë çudirat, duhet t’ju kujtojmë që e kishin. Këtu ishte një xhep i Farkës, sot është kthyer njësia në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët e kësaj zonë nuk do shkojnë më në Farkë për shërbime. Unë besoj se kush ka bërë 9 punë, bën dhe 10. Kush ka bërë 40 shkolla, bën dhe 44. Kush ka bërë 99 ndërhyrje dhe investime, bën dhe 101. Në këtë sens, propozimi që kam për njësinë tuaj është: Të ecim përpara, të vazhdojmë me punë pavarësisht gjithë sharjeve e gjithë çudirave”, përfundoi Veliaj.
Une te kam dhene voten,por ti lali Eri ke dhene leje per pallate buze liqenit dhe rrugen e ke bere te ngushte per dy kalime duke na bere cdo dite te ecim me indietro dhe kjo sipas teje eshte sukses !? Sepse ti hyn ne dyqanet anes rruges dhe i promovon ato dhe shume mire ben ,por qe te llogarishes se kur te lejosh te hapen dyqane duhen dhe parking,ti kete se ben,nuk “e llogarit” dhe makinat qe parkojne bllokojne trafikun. Cfar eshte kjo,a nuk eshte veshtirsi per jeten e qytetareve,si per qarkullimin e makinave,funksionimin e bizneseve dhe levizjen e njerezve. Kot,me d’bo qejfin,une do te duartrokas,se per fat te keq nuk ke oponence se ska opozite ,se ska alternativa dhe une prap do te votoj per ty,paçka se asgje nuk behet per jeten normale te qytetareve te shqiptar,per rritjen e standartit te jeteses dhe per dinjitetin e tij.
Ore nuk i ikën shpirti nga 99-ç këtij. Shikoni çfarë thotë kush është 99-ç mund të jetë dhe 1001.... Të dyja këto terma kuptojini mirë... Ore prandaj mbajnë Sakehun dhe Liken këta me Belinda e zara... Kështu kanë ymër 100 vjet këta. Ky miliarder...