
Kryeministri Edi Rama kësaj here ka ftuar në podcastin e tij ‘Flasim’ stafin mjekësor të QSUT-së, që morën pjesë në operimin e tij për heqjen e apendicitin. Ata janë ndalur edhe në sfidat e sistemit shëndetësor, si edhe ndryshimet që ka pësuar në këto 8 vite gjatë qeverisjes Rama.
Gjatë bisedës me mjekët, një prej tyre, mjeku kirurg Arben Beqiri tha se fakti që kryeministri Edi Rama zgjodhi që të operohej në sistemin publik dhe mbi të gjitha sipas tij fakti që zgjodhi kirurgë që përfaqësonin një forcë tjetër politike është shenjë emancipimi.
Ekipi që operoi kryeministrin Edi Rama ishin Prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Beqiri, Mjek Kirurg, Dritan Rehovica, Mjek Kirurg, Krenar Lilaj, Shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe Saimir Kuçi, Mjek Anestezist.
Pjesë nga biseda:
Rama: Jam këtu së bashku me 5 burra që më hynë në trup, për një person të vetëm, privilegj për pozicionin që kam apo është një praktikë e cila është e ngjashëm edhe për njerëzit e zakonshëm.
Arben Beqiri: Sëmundjet janë të ndryshme për pacientët janë një soj
Rama: Para se të largoheshit erdhët te shtrati dhe më dhatë dorën dhe më thatë ne kemi operuar shumë, magjistratë, zv.kryeministra, figura publike etj., por farkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.
Arben Beqiri: Fakti që ju zgjodhët sistemin pubik, ndër të tjera zgjodhët kirurgë që përfaqëson një forcë tjetër, tregon që në fakt kjo ëhstë një pjesë e emancipimit dhe rritjes së besimit.
Rama: Unë isha shtrir kur prof.Gjata erdhi dhe tha kemi me vete dhje një ish-ministër Shëndetësie, unë thash ca ndodhi.
Arben Gjata: Para disa muajsh takova një mikun tonë amerikan, i cili ka ardhur në Shqipëri që nga ’91 dhe është Mark Johnson, gastroenterologu personal i Bill Clinton dhe George Ë. Bush tha se jam shumë i emocionuar sepse mbaj mend spitalin e vjetër ku gjëmonin edhe minjtë me fshesë edhe kur hyri në sallë tha se nuk e di se çfarë them. Tha Po ta them edhe me zë të ulët se standartet i keni njësoj.
Nuk ka pune ky njeri ne vendin me te korruptuar te ketij planeti?
O Zot na ndimo, i besoje që të operohet nga një mjek i (opozites?) a po i një force tjeter politike? Jo Po thuaje edhe një Feje tjeter, dhe krahine tjeter. Po pse more horra, edhe Spitalet, i keni kthyre si Enver Hoxha, në sheshe politike dhe ekzutimi për njerzit që kane bindje tjera politike dhe Fetare? . Veç kjo fraze të mbulone me trishtim, O Zot o Zot, edhe këta si rregull duhet që të jen njerzit më shkollume, parparimore, dhe perëndimore në repuliken e Shqiprise. Dhe ne pastaj themi pse nuke bëhet Shqiprija, ja pse... Se pse edhe njerzit demek që jane të shkollume dhe duhet të jene (elita e Shqiprise) jane njerze primitive, me mentalitet barbar Komunist, dhe islamo Otomane. Ku do në bote, të pakten në boten përdimore, Mjekt nuke shikone bindje politike, fetare, komsie, dhe se çfare krimi a po fai ke bër, edhe në qofte se je në lufte dhe je armik me ta, a po je Terroristi, dhe ke vrae shume njerze të pa fajshem gra dhe femi, prap Mjekt bën çmosin për ti shpetue jeten, se pse ështe betim i punes dhe jetes per mjeket, turp, turp, turp për këto shprehje.
Mos i nxeh kaq shume.Kjo eshte nje histori e ricikluar kur Reganit i ben atentat dhe e futen me urgjence ne sallen e operimit,ju drejtua mjekut se cfare je republikan apo demokrat dhe pergjigja e tij eshte ajo qe te acaron ty me keta hipokritet tane qe jane fallco, se sot te gjithe jemi republikan.Ky eshte dallimi dhe kjo Shqiperia.
Sapa ! E njeh gjithe Planetin !? Sigurisht Perbindeshi po.
apendisiti eshte nje operacion krejt rutine ,do ishte qene budallallek/qesharake nga rama sikur te shkonte diku jashte ........kjo ceshtja pastaj jemi mjeket te krahut tjeter politikisht eshte edhe me shume qesharake dhe krejt e pavend kur flitet per nje pacient .......O mero ngrije pak nivelin se je bere qesharak me shume sesa ke qene kur bridhje pas saliut (populli nuk harron o zvarranik i politikes)
Ashtu eshte, operacion rutine, por ishte akut dhe duhej nderhyre menjehere. ndersa politizimi i operacionit eshte nje lajthitje e mjekut idiot.
servilizem pa fund
Sa ishte fatura Z.KM? - Falas Si e pagove? - Të thashë njëherë që ishte falas. Ju dhe gjë lek nën dorë? - Nuk pranojnë më. Po shumë mirë! - Po unë prapë se prapë ua futa tek xhepi. Po pse Z.KM? - Po se janë të Partisë $€£irisë ata.
Hahahaha Mjeket qe perfaqsojne nje force tjeter. Hahahahahaha Ju kam thene qe burri i katert i Lindes ka qelluar IDIOT
Po fliska me mjeket ky Ram kok shtama, me Gamor se ky nuk ka pjelle nana / Ky qe "Shendetesi falas:" ketij populli i premtoj, e qe fukarallekun ane e mbane ua shtoj / 300 000 vende pune pat premtuar budalli, e 3 fish iken nga Shqiperia prej varferise e prej halli / Ky etalon marrezie kokerr deliranti, eshte me se miri simbol injoranti.
3 kirurge dhe 2 anestezist per zorren qore te KM?! U dashkan shume burra dhe gra qe te qerojne zorren qore te politikes sone perfshire dhe kete KM!
MASHTRUES SI PERHERE. AI BEN GJATA ESHTE I THEKUR SOCIALIST KY THOTE OPOZITAR. JAM DAKORT ME DY DUAR ME ATE QE PYET SAPA: Nuk ka pune ky njeri ne vendin me te korruptuar e me prapambet te ketij planeti? SE NE BOMJA GAZETAR I KA MET. KI ED RAMA O SPECIALIST I PA BOM NE ÇDO GJO, MEDEMEK MUT NE ÇDO GJO.
...dhe idiote pafund...
Ca janë këta "treguat vendosmëri" po pse mjeket ne bazë të partisë kurojne njerëzit?? Ca bëhet u kthye enveri prapë
aaah cja fusni pordhes kot me keto budalleqe. Nuk kini me se merreni me me duket
I gjori raja-kryevezir i semure keq nga vaniteti( jep gjithcka qe te duket ai qe nuk eshte),ka thirrur shpurren e mjekve,qe ju mblodhen bashke dhe i hoqen zorren qorre poshte,por qe i lane zorren qorre lart. Ky shou i mjere dhe teper vulgar,cfaq se pari ate,qe operacioni i apendixit,eshte me i lehti,nga te gjithe operacionet e tjere,qe behen ne trupin e njeriut dhe se dyti,nuk e realizoi nje mjek,si ne pacientin e zakonshem,por nje skuader e tere mjekesh,qe punojne gjithashtu dhe ne spitale private keshtu qe reziku eshte zero,kurse rame kryeveziri,tund flamurin e heroizmit dhe te thjeshtesise,se u operua,ne nje spital shteteror. Kur me ne fund kjo specie do te shohe dhe ndjeje,ate qe shohin dhe ndjene mileti gjithandej.
podkast qe na informon per ceshtje te ndryshme ne vend
duam edhe me shume episode nga ky podkast
kenaqesi te degjojme kete podkast kaq te mire per te gjithe ne rreth ceshtjeve te ndryshme ne vend
Apandeciti i kryeministrit. Thone qe per pak vemendje narciopathet, ngrejne te vdekurin nga arkivoli dhe shtrihen vete. "Apandeciti i kryeministrit", supe ne kazan.
nuk ka lidhje fare forca politike ne shendet
interesante
shume episod i bukur
Mitoman, sociopat, narcist, karakteropat, psikopat, i ka te gjitha brenda ky
E paska sjelle teatrin e apandesitit, dhe te Pordhkasti.
mezi po presim te shohim episodin e plote
mirnjohje per keta mjeke qe u kujdesen per ju
fale operacionit tuaj kemi akoma me shume besim ne spitalet shteterore
Po pse tere ky mllef more njerez? ... Eshte njerezore ti takoje. Ç'te keqe shihni ketu? sa i perket partive te mjekeve ata duhet te kene busull betimin e Hipokratit.
Ata kane bere betimin e Hipokritit, jo ate Hipokratit. Mashtron Rama, mashtrojne dhe ata. Rama nuk u operua fare. Ishte mashtrim dhe inskenim. I ka mare dhe ne pordhkast ti mbajne ison dhe ta beje gjoja opetacionin te besueshem. ISHTE KOMPLET MASHTRIM OPERACIONI, SHOKU!
Po i jepet ze mjekesise dhe kjo eshte gje shume e mire sepse esht nj sektor i rendesishem per te gjithe ne
Shendeti yne fale ketyre mjekeve te specializuar eshte me i sigurte
Nje bravo e madhe per punen fantastike dhe te veshtire qe kane bere keta mjeke
sa interesante e keni bo si podcast