Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar janë futur brenda godinës

23 Prill 2023, 20:50Politika TEMA

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar janë

Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet e 14 majit një incident është regjistruar në Kavajë. Burime për Panorama TV bëjnë të ditur se është thyer dera e KZAZ në këtë zonë. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën 15 Marsi në lagjen nr 3, aty ku edhe është vendosur kjo KZAZ. Persona të pa identifikuar janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar. Nuk dihet se kush ka qenë qëllimi por policia ndodhet ne vendngjarje...

2 Komente

  1. A
    Aron

    Pse nuk vendosn kamera te fshehta neper keto godina?

    Përgjigjjuni
    1. V
      Versioni i salih ditunakut...

      Njerezit e salihut jane ata, kane hyre per te marre ndonje leke!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje