Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një qytet Europian; Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep

24 Prill 2023, 11:08Politika TEMA

Noizy në krah të Veliajt: E ke kthyer Tiranën në një

Këngëtari i njohur Rigels Rajku , i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian.
“Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja që ky është kryeqyteti im ku jetoj. Por puna jote flet dhe me të vërtetë uroj të kesh forcë akoma më shumë seç ke, dhe të uroj vetëm suksese dhe të na nderosh sikurse kë bërë gjithë këto vite. Njëri një ditë më pyeti se ç’punë ke ti me Tiranën? Ti je nga Durrësi. Tirana është edhe kryeqyteti im, jo vetëm i yti. Kështu që forca vëlla! Të uroj fat dhe fitoren e kemi në xhep! Ju dua”, thekson Noizy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

1 Komente

  1. g
    goni

    qe te kuptosh si eshte bere tirana duhet ne rradhe te pare te dish si ka qene or mik ,ti je shume i vogel per te dale ne te tilla konkluzione se e ke pare vone shume tiranen prandaj .....ti mban mend tiranen e 2000 ,ne te tjeret mbajme mend pak me shume se aq ,tiranen qe ksihte hapesira te gjelbra ,qe kishte ajer ,qe pallati nuk i zinte driten pallateve te tjera ,tiranen qe ne pranvere dilnin xixellonjat neper lagje ..po ca di ti ti per tiranen o plak sdi asgje ,Tiranen para se te dyndeshin deri dhe dosa qe e ndosin ate qytet perdite ........tirana eshte ne rrugen pa kthim ...dil ne dajt e shikoje tiranen e lalit kaos urban asgje me shume ......po ca di ti per tiranen mor aman .......

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje