"Ti nuk ke kokërr leku për fushatë, si i bëhet?!" - Kandidati komunist për Tiranën: Kam 100 litra raki...

25 Prill 2023, 09:11Politika TEMA

"Ti nuk ke kokërr leku për fushatë, si i bëhet?!"

Kandidati i partisë "Fronti i Majtë", Marko Dajti, që kandidon për Bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për fushatën, zgjedhjet dhe arsyet pse kandidon. 

Dajti u pyet nga Ylli Rakipi se si bën fushatë, kur nuk ka para, ndryshe nga partitë e tjera që kanë paratë e veta dhe të oligarkëve. 

Kandidati "komunist", deklaroi se nuk ka fare para, por ka 100 litra raki që i kanë dhënë në Vlorë për t'ua shpërndarë votuesve. 

Dajti gjithashtu sqaroi se Flamur Noka ia ka dhënë firmën për kandidimin në Tiranë, për shkak se janë miq me njëri tjetrin. 

Ylli Rakipi: Pse vendose të kandidosh për Bashkinë e Tiranës?

Marko Dajti: Është kandidaturë revolte, për t’ju hapur sytë socialiste për të pastruar PS-në nga llumi, siç është pastruar PD që sot është shumë e pastër. Ky katarsis duhet të bëhet patjetër edhe te PS. 

Ylli Rakipi: Si ka mundësi jeni kaq afër me demokratët dhe jo me socialistët?

Marko Dajti: Ne jemi shqiptarë. Aq dinim dikur për demokracinë, ishte prapambetje.

Ylli Rakipi: Duhet të të them një gjë shumë hapur, partitë e tjera hedhin shume lekë në fushatë, të vetat dhe të oligarkëve. Ti pa kokërr leku, si do t’ja bësh? Keni mbledhur donacione nga populli?

Marko Dajti: Ne nuk kemi ku ti gjejmë paratë, nuk na jep njeri.

Ylli Rakipi: Ndonjë oligark nuk ju jep?

Marko Dajti: As bëhet llaf për këtë. Edhe vetë shteti nuk më ka dhënë asgjë. Kam një historik, por nuk ka dhënë asgjë.

Ylli Rakipi: Asgjë nuk ke mbledhur?

Marko Dajti: Kur partia është futur në zgjedhje s’kam marrë as ato tre milionë lek, sepse do t'i kërkonin mbrapsht. 

Ylli Rakipi: Kur folëm në telefon, më the që të kishte sjellë njëri nga Vlora 100 litra raki që t'i shpërndash popullit. 

Marko Dajti: E kanë në shpirt dhe gjak, sepse e kuptojnë që PS është zhdukur.

Ylli Rakipi: Po ndaji këto ti, sepse lek nuk ke. 

Marko Dajti: Po nga një gotë raki ua japim patjetër. 

Ylli Rakipi: Flamur Noka vendosi të mbështesë një kandidat komunist si puna juaj, kur Flamuri është kokë e këmbë kundër komunizmit. Si ka mundësi?!

Marko Dajti: Flamuri është demorkat i vërtetë. E vlerësoj punën e tij. Unë e kam një lidhje miqësore me të. Partia Socialiste, nuk lejonte asnjë të futej në garë, siç bëri në 2019 që i mori të gjithë bashkitë vetë. Flamuri bëri gjestin civil. Unë ia kërkova Flamurit, duke parë që Edi Rama nuk kishte lënë hapësirë që ne të kandidonim, ishte shumë e vështirë, ja kërkova Flamurit dhe ai u tregua i gatshëm, ma dha.

18 Komente

  1. f
    ferizi

    Kryetari i komunistave nje koqe gomari qenka.

    1. M
      Mohamed

      Muli mduket ne sto fillime vajti tek fressh,diku se ci doli qe kishte nje dosje ne UDB dhe e transferuan tek PD. Uroj qe ki marko mos jete ne nje dosje me te

      1. U
        UDB

        Nëse ka patur dhe ka lidhje me UDB. Atëhere llogjika të çon tek burimi, tek krye UD-bashi Noka. Që janë kokë dhe këmbë me gjenerata spiunë Serb në shtetin shqiptar. Pra lejen këtij palo komunisti ja ka dhënë UDB nëpërmjet Nok-Sumës. Racë e fëlliqur.

      2. a
        armand

        Po' jepja Dashit rakine se ta ben ai fushaten pa' leke dhe ndonje vote edhe ta siguron.

        1. F
          Flamuri pa shtizë

          Dajti, ti je komunist sa Flamuri demokrat. Pse jeni kaq idiotë si ti si Flamuri.?

          1. E
            Eni

            Do shoke Euro 559 leke...shume po hidhet...kaq mjafton per te kuptuar ku jemi...aty cdo gje po behet e zeze nga gri qe ishte...nuk mbahet vendi nga leku piset...nuk ka zhvillim te qendrueshem...

            1. D
              Diktatori me shallvare!

              O Ylli,vertet mendon ti se ne Shqiperi pas 90-tes ka ndonje komunist apo antikomunist? Te gjithe ata qe e quajne veten te tille jane o idiote mashtrues,o ANTISHQIPTAR! Te dy palet keyo 33 vjet bene te mundur mashtrimin e popullit ndaj sot shqiptaret jane ndare ne dy pjese ARMIQESORE be sherbim te PARTISE dhe jo te Shqiperise! Kam fakte konkrete per t'u treguar ketyre sharlataneve se ANTIKOMUNIZMIN dhe KOMUNIZMIN e kam pare realisht ne SHBA,qe pushteti eshte plotesisht ne sherbim te qytetareve,qe atje KA ZHVILLIM KUDO KU JETOJNE NJEREZIT,ndersa ne Shqiperi politika antikombetare ka rrenuar vendin totalisht dhe shqiptaret jane mbledhur ne Tirane ,por jetojne pa pune,se pushteti kriminal nuk ka investuar asgje per punesim,duke i mashtruar njerezit vetem me PROPAGANDE GEBELSIANE!

              1. M
                Maks

                Me mir ja jap ketij voten sesa erjon velis apo ketin bellos se saliut

                1. L
                  Likja

                  Maks,,,e degjove si tha,,ndonje gote raki edhe ja u japim,,,ky edhe rakine e vlonjatit po' e mban per vete,,,kokrra mashtrusit,shok me mul noken,,,e shumta i got raki ke nga ky,

                2. Çami

                  Ai i lartpermenduri eshte antikomunist ? Hahahahahahahahaha

                  1. "
                    "BOHOTINA"

                    O Dajti! Po ne 2019 nuk moren pjese vete pala tjeter. Ashtu e pane te aresyeshme, per kokerr te qejfit. Akoma nuk e di ti kete as pas 4 vjetesh?!...

                    1. N
                      Noci

                      Ky nuk eshte komunist se po te ishte nuk do bashkepunonte me nje parti si e Flamur Nikes.Shumica e komunisteve ne ate kohe kane qene njerez te popullit te thjeshtë saqe ju ngjit emri anetar leverdije.Nuk mund te bashkepunoni me nje grupim qe Enverin e tyre qe edhe sot e kane idhull jua cilesuan diktator dhe kriminel.Prandaj sot nuk i ndjek askush nga pas

                      1. T
                        Tropoja

                        Flamuri eshte nip Vlore e ka daje Markon.Jo me kot e therrasin Marko Daj-ti.Gjithe qelbesirat kunder edvin rames me mire me komunistet se edvin drogen kaçaku i koheve moderne.

                        1. S
                          SB

                          ky qenja me loqe se edhe vete plaku Mere

                          1. B
                            Babale

                            Dhe te katandiset gjithe ajo parti komuniste ne duart e nje dordoleci, si ky qe shohim ne foto, kjo eshte per te vene kujen !

                            1. P
                              Pianisti

                              Ky eshte ok o njerez,ka bindjen e tij,komunist i prapambetur- .PS i ka bere dalje dhe ky gjen strehim tek PD qe e shet veten per 100 vota komuniste,kjo eshte per te vene duart ne koke siç eshte per te vene duart ne koke qe demokratet duhet te votojne Ilir Meten per ti sherbyer Saliut.

                              1. Ky qenka si tek ai filmi, ku aktori thoshte: Jam kryetari i Partisë Komuniste, quhem Aleks Xixa ????????????

                                1. p
                                  parti enver

                                  O Marko ,,,o shejtan ,,,,je Marko i vertet ti apo ,,,mos je i biri Selamit ,,,,trimi xha Jahos ,,,,,

                                  Lini një Përgjigje