FOTO-LAJM/ Furgoni i Belind Këlliçit i mbushur me gjoba për parkim të gabuar. A është ky modeli që promovon ai?

24 Prill 2023, 21:55Politika TEMA

FOTO-LAJM/ Furgoni i Belind Këlliçit i mbushur me gjoba për

Belind Kelliçi sulmon thuajse përditë Policinë Bashkiake, e cila ndëshkon personat që parkojnë makinat në mënyrë të gabuar.

Por me sa duket kandidati i Berishës e paska personale këtë betejë. Sepse ai qarkullon me një furgon që rezulton se është shkelës i vazhdueshem i rregullave të qarkullimit.

Furgoni i fushatës së Kelliçit ka marrë disa gjoba, si nga Policia Bashkiake, ashtu edhe nga Komisariati nr 6 për parkingje në vende që nuk lejohen.

Jo vetëm kaq, por furgoni i Kelliçit vijon që të jetë debitor duke mos paguar gjobat, edhe pse një kandidat për kryetar bashkie do të duhet të ishte shembulli i korrektësisë për të tjerët.

A është ky modeli që promovon Këlliçi, kur sulmon Policinë Bashkiake kur bën detyrën e saj?

Me sa duket, modeli që ai ofron është sërish koha e Lulit dhe Berishës, ku më të fortët me X5 dhe Range Rovera sfidojnë dhe ligjin.

2 Komente

  1. P
    Prec Ulaj

    Ky po e thote cdo dite: Me zgjidhni ta bej perseri m.ut Tiranen.

    1. P
      Phoenix

      I ndersen Policine Bashkiake Lali Fiku Belos, se e ka gjoja kundershtar Politik. Keshtu behet gjithmone lemsh puna, kur Komunistet ndahen ne te Majte e ne te Djathte. Mblidhini prape ne nje parti se lane nam, e lerini zgjedhjet e votimet, se ato dihen c'fare jane. Ja kthejne kazanin njeri-tjetrit, duke bere sikur numerojne votat e mutit djathtas ose te atij majtas.

      Lini një Përgjigje