Voton Alibeaj: Shqiptarët të bëjnë shkëputjen e madhe nga e shkuara

14 Maj 2023, 09:56Politika TEMA

Voton Alibeaj: Shqiptarët të bëjnë shkëputjen e madhe

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka votuar pak minuta më parë në Tiranë dhe u është drejtuar me një mesazh qytetarëve, që të dalin dhe të votojnë.

Pasi votoi Alibeaj tha se duhet të bëjmë një shkëputje të madhe nga e shkuara, teksa shto se rezultati i PD do të jetë shumë pozitiv.

“Zgjedhja është e lehtë për këdo sot. ED kam një mesazh për të gjithë demokratët, shqiptarët e lirë dhe të ndershëm, të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe të matur për të bërë një ndarje të madhe me të shkuarën.

Të gjithë ata që më herët kanë refuzuar të votojnë sot është dita të vijnë dhe të bëjmë ndarjen e madhe me të shkuarën.

Ftoj çdo shqiptar të ndershëm, me shpirt të lirë, jashtë shantazhit dhe joshjes, që sot të ushtrojë të drejtën e votës siç zemra ua do.

Ka parregullsi që ne i kemi treguar gjatë gjithë kësaj fushatë zgjedhore. Ndoshta në situata të tilla nxjerr krye shpirti i vërtetë i njerëzve të lirë.

Rezultati i PD do të jetë një sukses për demokratët. Ka një aleancë nga pjesë e vjetër e politikës dhe ka krijuar tek njerëzit një lloj neverie për politikën. Ndaj edhe thirrja ime ishte për të gjithë”, tha Alibeaj.

2 Komente

  1. O
    On

    O Ali...as komisionere nuk ke vene ne qendra..ktu duket sa parti ke...te pakten ti vendosje nga te Berishes o njeri pse e shite fushen...ky qe mburret e vjen verdalle si kokorosh ka lene shume zona pa komisionere...

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi

      Ok,por si te votojne qytetaret,ju nuk keni kandidate,si do iki e shkuara?Apo vetem atje ku keni ju kandidate?Deklarate me idiote s'ka.Ju 7-8 kandidate keni ne te gjithe vendin.Si ta heqim te shkuaren.Une ne Shkoder si te votoj per ju?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje