Probleme me identifikimin elektronik, KQZ: Procesi të vijojë me listën e zgjedhësve të printuar

14 Maj 2023, 09:36Politika TEMA

Probleme me identifikimin elektronik, KQZ: Procesi të vijojë me

Ndërsa shumë qendra votimi kanë hasur në vështirësi për shkak të problemeve me pajisjen që mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve, KQZ ka vendosur që në qendrat ku hasen vështirësi me pajisjen, identifikimi i zgjedhesve do të kryhet manualisht me listën e printuar.

Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të ditës së sotme, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.

Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.

Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. 

Probleme me identifikimin elektronik, KQZ: Procesi të vijojë me

Lini një Përgjigje