Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet një ekonomi primitive! Programi i Koalicionit Euroatlantik i jep fund pasigurisë 35 vjeçare me pronën

10 Prill 2025, 15:22Politika TEMA
Basha: Pa zgjidhur çështjen e pronës, Shqipëria mbetet

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave.

Në bisedën me të pranishmit, ai tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem, dhe pas 35 vitesh shqiptarët nuk kanë siguri për pronën e tyre. Sipas tij, kjo ka ndikuar shumë edhe në ngecjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik në programin tij parashikon që ky problem të ketë zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci, kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë, lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës, regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Në këtë formë, ai shprehet se prona është në treg financiar për të dyja palët, ndërsa tha se pa u bë kjo reformë, Shqipëria do të vijojë të ketë një ekonomi primitive.

“Nëse problemi kryesor i këtij vendi dhe që diferencon totalisht me Kosovën dhe me shqiptarët kudo tjetër që jetojnë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo tjetër për fat të keq, është problemi i pronësisë. Nuk kanë çertifikatat e pronësisë as të apartamenteve të tyre dhe as mbi shtëpive të tyre, as mbi troje, as mbi tokë. E para e punës që do të thotë lundrojnë në pasiguri të përditshme e të përnatshme prej 35 vitesh se nesër pasnesër me i ndodh diçka, të thonë sështë prona jote dhe ti s’ke asnjë mundësi për ta provuar që është prona jote.

E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja e parë që bëri, i riktheu pronat pronarëve. Në Çeki kjo nodhi brenda një viti, në 92-in ishin kry të gjitha.

E fundit që e ka kry ka qenë Kroacia dhe atë e ka zgjidh brenda 2008-ës me një formulë që është ë përshtatshme edhe për Shqipërinë.

Zgjidhje të menjëhershme, pa burokraci;

Kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë;

Kompensim me vlerë tregu ku është zënë;

Lëshim të obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës;

Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis, secili mban atë që ka.

Si kryhet? Prandaj iu referova modelit kroat. I thua, kjo tokë është e jotja, ta kanë zënë, por vlera e kësaj toke është 1 milion euro. Ja ku e ke titullin, 1 milion euro të njihen tani, ndërkoh për 20 vite do të marrësh nga 50 mijë euro në vit. Ti e merr titullin dhe thua, dakord çdo vit do të marrë nga 50 mijë euro, se aq është vlera e tokës, ose siç e kam titullin, shkoj në bankë dhe i them: ja ku kam një oblikacion shtetëror që njihet nga buxheti i shtetit detyrimin për të më paguar shumën prej 1 milion euro, që është prona ime që ma kanë zaptuar ndër vite.

E mer, e shet me një vlerë tregu, ose e mer vit për vit 1/20-ën, pra e zgjidh problemin. Në këtë moment që ti e ke zgjidhur problemin, sepse e ke marrë kompensimin e asaj që të është zënë me vlerë tregu dhe këta që e kanë zënë nuk janë më në pasiguri, sepse këtyre iu çertifikohet prona. Dhe si ti, si këta jeni në treg financiar, kaq e thjesht është. Por po su bë kjo reformë, ne do vazhdojmë të jemi një ekonomi primitive, çfarëdo që të ndodh”, – tha ndër të tjera Basha.

15 Komente

  1. s
    sapa

    Ik ore Qelbesire se duhej te ishe ne burg ti dhe disa qindra si ti!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      O qelbo, ti ishe ne pushtet per dy dekaďa dhe e qelbe me keq se Enveri kete pune. Kujt ja kerko tani pergjegjesine?

      Përgjigjjuni
      1. P
        PeDeri pa Pushtet haMut per Pronat ej !!!!!!

        Kur ishte ne Pushtet ky Jashteshqitje e Shqiptareve , cfar beri per Pronat e Pronaret !!!!!! Hik o bythqim ,o mut Halesh Politike

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sorri

          Ahhhh Bashe je von shume. Blevet e vodhet sa dedhet e tani do e zgjidhish Mendon se ka budallenj qe te besojne? Jo ore zoteri ti i rope shqoptaret tani do ju kthesh pronen. Mos u tall me, i tslluri te tall.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cuku

            Lulushi vjen verdalle si Pordha neper breke .........po ik fli o Lulush se ste jep njeri vote ty

            Përgjigjjuni
            1. T
              Toka i përket atij që e punon

              Çfarë pronash kanë ngelur pa u kthyer?! Ndofta vetëm sarajet e ish-bejlerëve! Mirë iu është bërë. Toka i përket atij që e punon. Dhe jo shërbëtorëve dhe agallarëve të Sulltanit.

              Përgjigjjuni
              1. z
                zeri i arsyes

                Kot me te pyt, pse jo te kompensosh zaptuesin? Mua me jep token time, atij zaptuesit jepi leter me vlere. Pse prape ne kurriz te pronarit te vertete luhen keto lojra? Ca lesh e djathte jeni ju? Jepi mor zoteri letra me vlere e toka bregdeti Nene Lizes, mua me jep pronen per te cilen gjysherit e mi kane punuar e sakrifikuar.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Keta mutrit e opozites te ndare ne shume copa jane te gjithe njesoj.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    dinjiteti

                    Po mir mer zotni Duhet gjykuar kush e firmosi ligjin 7051 Ju hudhni akuza ku vet jeni pjese e kesaj rrumpalle qe u be vetem per qellime electorale... Duke shkaturruar vendin,,,

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nadiri

                      Ik kurve ne hollande se s'po t njef as ajo qe ke gru e jo elektorati yt

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hasani i biri Hysenit

                        Jam nje pronar me 25 mije metra dhe zoteria jote se bashku me Saliun ne 2009 e ktheve ne shteterore dhe na u deshen dhe 5 vjet te tjera gjygjeve( te fituara te gjitha ). Kemi marre cerifikatat po firma jote eshte pegese. Kur te duash jam gati te tregoj me dokumenta se c'fare keni bere ti dhe Saliu. Prandaj mos genje,o paftyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. .
                          .........

                          Te zgjidhesh ceshtjen e prones duhen futur ne burg e gjithe PD qe nga 1992.....e deri ne te pakten 1997......

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Problemi i prones e ne veçanti problemi i bujqesise eshte emergjence kombetare. Basha ben mire qe e cek kete teme shume jetike per ekonomine kombetare. Dy partite qe kane qeverisur vendin heshtin e heshtja e tyre eshte shkatarim i ekonomise kombetare. Ligji 7501 duhet rishikuar bujqesia shqiptare sot eshte e vdekur.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loran shehu

                              Ik o byth qir

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                KASTRIOTI

                                te gjithe ish pronaret ne shqiperi i kane trasheguar pronat e tyre nga turqia per sherbimet qe i kane -bere pushtuesve, prandaj keta jo toke qe s'duhet te marrin ,por duhet te shpallen tradhetare te kombit ,si bashkepunues me pushtuesin,

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje