Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Zamira Sinaj, ka shkruar një letër të hapur drejtuar demokratëve të Vlorës. Ajo rendit arsyet pse në 11 maj duhet votuar Partia Socialiste.
"Edi Rama ndryshoi Vlorën dhe Shqipërinë dhe me Edi Ramën Europa e pa arritshme me dhjetra e qindra vjet mbase, është vetëm pak vite larg", shkruan Sinaj mes të tjerash.
Kujtojmë që më herët gjatë karrierës së saj akademike ajo ka pasur një afilacion politik me Partinë Demokratike, por së fundi zgjodhi të ishte pjesë e skuadrës së Edi Ramës në Vlorë. Më poshtë letra e plotë e Zamira Sinajt.
Të nderuar demokratë,
Pas shumë komenteve, hamendjeve apo thjesht llafeve që lidhen me emrin tim dhe që nuk është çudi të krijojnë pasiguri te shumëkush ndër miqtë a mbështetësit e mi të hershëm, ajo që mbetet jam unë, ç’ka mund të ofroj unë, të bëj unë, me mendimet, dinjitetin dhe përkushtimin tim për qytetin e për flamurin më të bukur në botë.
Jam në ujrat e politikës më thellë se ç’e kisha menduar edhe unë vetë, në Vlorë, në mes të atyre zjarreve që ndizen për këdo që del nga rreshti. Nuk u trembem aspak sfidave, megjithëse për një grua është e lehtë ta thuash, po ca më e vështirë ta bësh. Por në emër të një thirrjeje që na bëhet si qytetarë, si shoqëri, si popull (jo nga një individ apo një parti) nga vetë historia jonë, që e ka sjellë fatin europian të Shqipërisë në dorën tonë, kam bërë një kapërcim që dua ta bëj sa më të qartë, me sinqeritet maksimal, për të tërë ata që më kanë njohur, dashur, mbështetur më herët si një protestuese e djathtë!
Thirrja është më e madhe se çdo ndryshim emocionesh te përkohshme politike, ndryshim bindjesh të ashtuquajtura ideologjike apo barrë trashëgimie nostalgjike. Kemi vuajtur apo kemi bërë tjetrin të vuajë për të tëra këto dhe nuk them sot se sa gabim apo mirë kemi bërë. Kjo mbetet për më vonë. Por sot them me plot gojën: Thirrja për të hedhur hapin epokal dhe përfundimtar të Rikthimit të Shqiperisë në Evropë, përtej avazit tashmë të bajatosur propagandistik dhe si një realitet i mundshëm dhe si kuptim i natyrshëm i ekzistencës sonë, nuk mund të refuzohet! Kurrën e kurrës.
Për këtë shkak, aty ku vetëdija dhe përgjegjësia është më e madhe, aty merren edhe vendimet më të vështira për t’i ikur mallkimit – siç do të thoshte i madhi Ismail Kadare – të Mosmarreveshjes Historike mes shqiptarëve.
Historia e ka sjellë që Partia Socialiste dhe Edi Rama të gjenden në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të sjellë Marrëveshjen e Re, atë me Bashkimin Europian, për të cilën të gjithë njerëzit vullnetmirë duhet të mos hezitojnë të zgjasin dorën dhe ta shtrëngojnë me njëri-tjetrin.
Nuk kemi rrugë tjetër, as kohë të çmuar për të humbur në ujërat e ndenjur të së shkuarës, dhe sa më të shumtë të bëhemi sot në mbështetje të Marreveshjes së Re të Shqipërisë me Evropën, aq më të lehtësuar do të jemi nesër karshi ndërgjegjes sonë dhe fëmijëve tanë padiskutim.
Të dashur miq të vjetër e të rinj, djathtas e majtas meje!
Nuk shoh dallim mes jush dhe 11 maji nuk është një çështje mes nesh, as mes të majtës e së djathtës, po një zgjedhje e qartë si dielli mes një Shqipërie të shpresës dhe një politikani të pashpresë! Mes një statusi të ri qytetarie për shqiptarët në Evropë dhe një udhëheqësi të vjetër!
Duket se nuk është aspak e vështire për të zgjedhur – por për disa duhet pak forcë për t’u ndarë nga vetëgënjimi, siç u ndava edhe unë vetë dhe sot marr frymë lirisht njësoj si pas një ëndrre të keqe.
Edi Rama ndryshoi Vlorën dhe Shqipërinë dhe me Edi Ramën Europa e pa arritshme me dhjetra e qindra vjet mbase, është vetëm pak vite larg. Shqipëria 2030 është një vizion jo një iluzion. Mbyllja e negociatave të anëtarësimit është një mundësi reale jo një përrallë elektorale. Reale është edhe e vetmja forcë që mund ta udhëheqë Shqipërinë në këtë moment historik: Edi Rama me Partinë Socialiste. Prandaj unë jam këtu. Prandaj unë do të ndihmoj këtu. Prandaj unë, Zamira, ju lutem të vini këtu. Për Vlorën Evropiane në Shqipërinë Evropiane.
Cfare do me thene "afilacion politik" me PD-ne? Dmth qe ka qene anetare partie e PD-se? nese eshte keshtu, atehere i bie qe na qenkerka kurve kjo teta nga Vlora, biles 100 karatesh. Votojeni ket pra nen siglen e PS-se.
Monika Kryemadhi e PS, vdes Rama per baxhella dhe bandite.
BAXHELLE je ti or klysh bushtre, pse eshte larguar nga Gazmend Bardhi (bythaxhiu), nga Nul MOKA (shpellar i nandertalit), Floriana GORJA e SaLEH Kufomes, nga Bello JEVGJITI, çuni Fari BALLIUT( hajdut dhe spiun i sigurimit), LULUSHKA (gjumaxhiu), ArgZENI MALLTEZI (non grata), pranda nuk te pelqen??? Duhet te rrij ne llum qe te pelqej ty more idjot i pashoq. Rrini me kellirat dhe kermat dhe NOC RROKUN keni me mare me te gjitha llojet e BAXHELLAVE te SHQUP.
Rrespekt z.Zamira .Nuk jam i vetmi Demokrat qe luftoj me Dilemen, Kujt po i sherbej Un ? Na jan erresuar syt nga perfitimet e Partive dhe po harrojme te Ardhmen e vendit dhe Femijve tone . Eshte koha per reflektim nga te gjithe ne demokratet,duke mos lejuar veten,t'na terheqin prej hunde aPolitikane qe bashkpunojn me greket e serbet.jam nga dukati me origjine nga fshati me Nacionaliste i Shqiperise ,por ai fshat i njohur ne Histori nuk ka budallenje dhe e duan vendin. Eshte koha qe Vlonjatet te demostrojne Patriotizmin e tyre si na njeh Historia .
Cfare eshte Kjo fytyre muzhike,Kjo ka me shume silicone se Tesla….shikoni fytyre Botox Bythe ….Votoni Keto se nga 1 mije euro Botox ne jave duan keto
ktu tema eshte qendrimi i drejt mbi Shqiperine ,jo botoksi, i Zamires qe eshte dicka Personale dhe s'i shkaterron jeten askujt or idiot gjuh rrugacesh
Apsolutishte po
Ik moj baxhelle e qelbur
Jam nje qytetare e vjeter e Qytetit hero te Vlores ,pa citjane blu greku as te kuqe kineze ,por jam shume dakorte me Zamiren sepse kemi per detyre ti sherbejm Shqiperise jo krye kriminelit sali berishise ,sherbetorit te grekur. Pse e shani gocen ? Ju sjeni Vlonjate por ktej ne ju themi LAMASHE