KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

11 Maj 2025, 11:10Politika TEMA
KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit.

Deri në orën 11:00 të kësaj të diele, sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë votuar 16,5 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të 2 viteve më parë, pjesëmarrja është pak më e lartë, pasi në atë kohë deri në orën 11:00 kishin votuar vetëm 14,73 përqind. 

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

Për herë të parë në historinë zgjedhore të vendit, shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë kanë pasur mundësinë të votojnë. 

Nga 245,935 zarfe me fletë votimi të dërguara drejt emigrantëve, 227,097 janë marrë nga zgjedhësit dhe 181,609 kanë mbërritur deri më tani në KQZ. Kjo përfaqëson një shkallë pjesëmarrjeje prej 74% të të gjithë votuesve të regjistruar nga diaspora – një angazhim i lartë që evidentohet edhe nga fakti se 93% e zgjedhësve morën fletën e votimit dhe 81% e tyre e kthyen atë të plotësuar.

Votat e diasporës do të numërohen në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të konsiderohen si të hedhura në qarkun ku votuesi ka pasur adresë të regjistruar në Shqipëri.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec

    ....mbriten zarfet?....lol

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rimi

      Hajde sukses ishalla zgjedhjet. Mos t'u bejme qefin Kosovareve budallenj te thone perralla sikur jane superiore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje