Politikania dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi është paraqitur mëngjesin e sotëm në qendrën e votmit në shkollën “Edit Durham” në kryeqytet e shoqëruar nga djali Besar Meta, dy vajzat dhe mamaja e saj Fatime Kryemadhi.
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë”,-tha për mediat Monika Kryemadhi, duke i pasuar fjalën djalit, Besart Metajt, me arsyetimin se ka ai ka qenë më aktiv në fushatë.
“Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët.
Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike”,- tha djali i Monika dhe Ilir Metajt.
Tamam historike te marr fund sundimi i kryemedhenjve dhe berisheve.
Familja ADAMS.
Macja SASHA do te votoje !?