Përfaqësuesit e PD bllokojnë votimin në fshatin Gjoroven, në Poliçan sherr mes komisionerëve

11 Maj 2025, 09:45Politika TEMA
Përfaqësuesit e PD bllokojnë votimin në fshatin Gjoroven,

Kanë nisur problemet në procesin e votimit në qarkun e Beratit. Në fshatra raportohet për prani të personave të pa autorizuar në perimetrin e ndaluar të KZAZ-ve, kryesisht kryepleqtë e fshatrave.

Sipas informacioneve, në fshatin Gjoroven përfaqësuesit e PD kanë bllokuar votimin deri në zgjidhje të këtij problemi. I kontaktuar nga A2 CNN, kandidati Zija Ismaili pranoi se ka tension të shtuar.

"Në Gjoroven është bllokuar votimi, ka njerëz të paautorizuar pranë KZAZ-ve të cilët arrijnë të intimidojnë dhe zgjedhësit, ka presione. Ndërkohë problematika paraqitet dhe në disa fshatra të tjera. Drejtuesi politik do të ketë një komunikim për media sapo të marrin informacionin e plotë" - tha Ismaili.

Ndërkohë në Poliçan, përfaqësuesi i PD Endrit Zeneli deklaron se kryetarja e KZAZ nuk u jep bexhat komisionerëve demokratë.

"Votimi në Poliçan po bëhet vetëm me komisionerët socialistë, kryetarja nuk pajisë me bexha komisionerët tanë. Nuk jep asnjë shpjegim. Kemi çuar 10 emra konisionerësh dhe nuk është asnjë në tavolinën e votimit" - deklaroi ai.

Qarku i Beratit ka 169 mijë votues me të drejtë vote, të cilët do të përcaktojnë 7 deputetët e ardhshëm për në Parlament. 

 

5 Komente

  1. p
    pjeter

    Klasike,film i pare e i sterpare.Qellisht rremuje,qe vezhguesit nderkombetare te vene vulen si " zgjedhje te turbullta" e ke te akuzoje banda e hershme?? normal, kush i organizon zgjedhet!!.Humbja katastrofike duhet kaluar jo si peshtyrje e shqiptareve ndaj kesaj jashteqitje,por te duket si nje humbje Normale,gjithe qellimi i jashteqitjes se shqiptareve edhte ky,nuk eshte te fitoje, sepse ate e ka humb ne vitin 1996,dhe kane vdek politikisht qe atehere!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjeter

      Mediat tona te peshtira, qimja tra

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teme

        Sa i embel pushteti ne Shqiperi. Habitem si akoma ka njerez qe mendojne se Shqiperia mund te hyje ne BE. Kosova do hyje para nesh e sigurt. Aty manipulimi eshte ne gen.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          Manipulimi është vetëm në gjenet e pd-së. Shqipërisë ti hash mutin plehrë. Shaj qeverinë sa të dhitesh, por mos shaj Shqipërinë o fundërrinë se është njësoj sikur të shurrosh në varret e të parëve të tu. Po do jesh ndonjë këlysh serbi ose greku. Tu shoftë fara o pis, o gjenprishur.

          Përgjigjjuni
        2. V
          Vlonjati

          Ketu eshte pleherllek sepse ne votojme per nje pjese se pjesa me qelbur e kane te sigurt deputetllekun. Prandaj nuk ikin nga pushteti. E beri Rama sebashku me Salen listat e mbylluar. Maskarenjte e kane deputetllekun ne xhep, pavaresisht nqs ne votojme apo nuk votojme. Fare e keqe

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje