VIDEO/ Voton Spiropali: Sot është dita e qytetarëve, dita e shtetit, dita e kombit, dita e Shqipërisë

11 Maj 2025, 09:40Politika TEMA
VIDEO/ Voton Spiropali: Sot është dita e qytetarëve, dita e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka votuar në qendrën e votimit në Parkun Olimpik për zgjedhjet e 11 majit.

Në një prononcim për mediat, Spiropali iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.  

“Ju falenderoi që keni dalë kaq herët të pasqyroni këtë ditë të demokracisë, iu drejtua gazetarëve znj. Spiropali.

Sot është dita e qytetarëve shqiptarë, është dita e shtetit, dita e kombit, dita e Shqipërisë.

U bej thirrje te gjithë qytetareve të votojnë me qytetari, ashtu siç është zhvilluar edhe fushata zgjedhore.

Të tregohemi ashtu siç jemi: europianë në zemer, në mendje, në ideale, në standarde.

Sa më shumë të votojmë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë do të jetë e ardhmja jonë.”, u shpreh Spiropali.

Lini një Përgjigje