Memorandumi i Kuçit dhe rreth 10 mijë njerëz në shesh, çfarë pritet të ndodhë të enjten në Vlorën në takimin e Ramës

7 Maj 2025, 19:00Politika TEMA
Memorandumi i Kuçit dhe rreth 10 mijë njerëz në shesh,

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare.

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi.

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti saktë numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë.

Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht.

4 Komente

  1. l
    lavdosh

    Simulimet komputerike te modeleve matematikore bazuar ne nje agregim (permbledhje/adaptime/kalibrim) te sondazhe te ndryshme, te dhenave historike dhe te mediave sociale dhe ne kombinim me data analytics, machine learning dhe AI, arrita ne keto rezultate, qe nqs zgjedhjet beheshin te henen me daten 5 Maj, per PS do kishim: a) 76 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 77-82 me probabilitet 50%, P50 b) 83-86 mandate me probabilitet 10%, P10 Votat qe nuk kthehen ne mandate dhe votat e diaspores do percaktojne sa mandate do marri PS (76-88), qe eshte e gjere si variacion por qe konfirmohet nga te gjitha simulimet e bera ne super komputer. Marzhi i gabimit nga keto modele eshte shume i vogel, 1% Per Vloren, do kemi keto rezultate: a) 8 mandate me probabilitet 95%, P95 b) 9 mandate me probabilitet 60%, P60

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Bravo patronazhist .

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      10 mije patronazhist i ke gati tu. Gjithe administrata eshte me JU.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Suksese! Perpara Shqiperi, drejt BE'se.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje