Vota e diasporës - KQZ merr në dorëzim 13 mijë fletë votimi në 24 orë

7 Maj 2025, 15:54Politika TEMA
Vota e diasporës - KQZ merr në dorëzim 13 mijë fletë

Kutive të KQZ iu shtuan edhe 13 mijë zarfe me fletë votimi në 24 orët e fundit, të mbërritura nga shqiptarët e diasporës.

Numri total i fletëve të mbërritura në KQZ shkon në rreth 157 mijë, ku nga dërgesa e fundit, pjesa më e madhe e tyre janë nga shqiptarët e Greqisë, shteti në të cilin partitë politike kanë pasur edhe vërejtjet më të mëdha sa i përket shërbimit postar.

Afati i fundit për të kthyer fletët në Shqipëri, ligjërisht konsiderohet data 11 maj ora 19:00, por për disa vende, kjo e mërkurë mund të shënojë edhe përfundimin e kohës për të votuar.

Kjo për shkak se në bazë të kontratës së KQZ me operatorin postar, nga një deri në tre ditë kohë duhet për të kthyer fletët e votimit në shtetet europiane, ndërsa për kontinentet e tjera, ajo shkon në pesë ditë, që do të thotë se për disa prej emigrantëve është mbyllur hapësira e nevojshme për kthyer në kohë zarfin me fletën e votimit. 

 

 

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Shteti me katrahure ne bote! = Rrofte aleanca BERISHA -RAMA 25'....LOL

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje