Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, materialet zgjedhore mbërrijnë në Elbasan

7 Maj 2025, 11:10Politika TEMA
Të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë,

Ndërsa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për bashkinë e Elbasanit.

Materialet po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë, në dy nga katër KZAZ-të e bashkisë Elbasan.

Pas mbërritjes, forcat e policisë së DVP-së Elbasan do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e materialeve zgjedhore deri në momentin e shpërndarjes së tyre në të gjitha qendrat e votimit të qarkut.

Lini një Përgjigje