Arrestimet në radhët e PS? Rama: S’bëhem avokat i askujt! Bufi vrau njerëz në Bulevard, s’lejoi të pyeteshin drejtuesit e policisë

7 Maj 2025, 09:44Politika TEMA
Arrestimet në radhët e PS? Rama: S’bëhem avokat i askujt!

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në Report Tv nëse duhet të mbajë përgjegjësi për socialistët e arrestuar, ai thotë se nuk bëhet avokati i askujt.

Kreu i qeverisë thotë se përgjegjësi do ishte e tij vetëm në rast se do pengonte drejtësinë, duke i kujtuar kështu Sali Berishës vrasjet e 21 janarit, kur thotë se bufi nuk lejoi që drejtuesi e policisë të merreshin në pyetje. 

Edi Rama: Dymbëdhjetë vjet, unë kam pasur mbi 60 ministra. Janë më pak se sa 5 gishtat e dorës ata që kanë pasur probleme me drejtësinë. Mund të ishin dhe dhjetë, nuk ka rëndësi. Nëse ka ndodhur kjo, kjo ka ndodhur sepse vetëm me Edin dhe me Partinë Socialiste mund të ndodhte.

Të bënin hapin e madh, t'i jepnin drejtësisë shpatën, që të vinte dhe brenda shtëpisë. Sepse bufi kur vrau njerëz në bulevard i vuri gjoksin tre drejtuesve të policisë dhe nuk la që të merreshin në pyetje tre drejtues policie, jo më të merrej në pyetje ministri e tjetri e tjetri. Ndërkohë që kjo është kohë tjetër komplet dhe unë jam krenar për këtë. 

Nuk jemi një trup amorfe në një botë më vete, ne bëjmë detyrën tonë. Qeveria, kryeministri nuk ka detyrë të merren me hetime. Ne kemi detyrë të bëjmë të tjera gjëra në luftën kundër korrupsionit.

Atë detyrë e ka drejtësia dhe në qoftë se dikush, një individ, i cili është pjesë e jona, shkel jashtë perimetrit të qëllimeve të përbashkëta dhe hyn në probleme me drejtësinë. Ne nuk gjykohemi, ne nuk gjykohemi nga fakti pse ai shkel. Ne gjykohemi nga fakti si reagojmë ndaj shkeljes së tij. Nuk e marrin mbrojtje, nuk bëhemi avokat.

Mentor Kikia: Si kryeministër s'keni asnjë përgjegjësi për një, dy, tre, katër, pesë, pesëmbëdhjetë njerëz që shkuan në burg, sepse kanë vjedhur lekë e taksave.

Edi Rama: Përgjegjësia ime do të ishte sikur të mos kishte drejtësi, ose unë të pengoja drejtësinë.

Mentor Kikia: Drejtësia është atje, bën punën e vet.

Edi Rama: Nuk ka asnjë rast në vendet e mëdha demokratike ku një ministër anëtar i kabinetit të ketë hyrë në një situatë që të ketë pasur probleme me drejtësinë dhe kryeministrit të ketë marrë një përgjegjësi tjetër përveç distancimit prej tij. Nuk ka, çfarë përgjegjësie politike.

2 Komente

  1. t
    takim me noc rrokun 11

    I perdor karriget thjeshte per ti shebyer bythes se vet, dhe kete vend si cifligun e tij, kur ata qe kane kontribute teper te medha, ne forcimin e asaj karrige dhe konkurrojne ate, ai i shet me kenaqesi tek spaku. Eshjte thjesht nje monster primitive dhe e dale boje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teo

      Do doja shu.e te humbje sepse e meriton...por kur mendoj qe eshte Berisha perballe. Mjete ata qe jetojne ne ate vend..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje