Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një konferencë për mediat, ambasadori Lamberto Zannier bëri të ditur se 300 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë standardet zgjedhore, ndërsa 26 vëzhgues afatgjatë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur nga afër të gjithë procesin.
“Zyrtarisht ne sot hapim misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit. Do të jenë 12 ekspertë, 26 vëzhgues afatgjatë prej 10 Prillit në të gjithë vendin. 300 vëzhgues afat shkurtër vinë disa ditë para 11 Maj.
Ne do të shikojmë zbatimin e standardeve për zgjedhjeve demokratike e në zbatim të kodit zgjedhor shqiptarë.
Monitori zbatimi kuadrit zgjedhor përfshi fushatën në rrjetet sociale përfshi mbulimin mediatik dhe zbarkimin e rekomandimeve të mëparshme të OSBE-ODIHR. Dy javë para datës së zgjedhjeve ne do të prezantojmë një raport paraprak”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët për rolin e SPAK në rastet e krimeve elektorale, Zannier theksoi se këto çështje janë pjesë e mandatit të tij, por për momentin nuk dha një koment specifik.
“Ne do të operojmë si në rastet e mëparshme, duke përfshirë gjetjet në raportin tonë dhe duke bashkëpunuar me autoritetet vendore,” tha ai.
Sa i përket rekomandimeve të ODIHR që ende nuk janë zbatuar, Zannier theksoi se misioni ka diskutuar me aktorët politikë dhe institucionalë për kuadrin ligjor dhe zbatimin e tij.
“Puna jonë është të monitorojmë dhe të ndjekim zbatimin e tyre, jo të ushtrojmë presion për zbatimin e detyrueshëm të tyre,” shtoi ai.
Një tjetër pikë e rëndësishme e monitorimit do të jetë financimi i partive politike, të cilin Zannier e cilësoi si një faktor kyç për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik.
Misioni i OSBE/ODIHR do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore në Shqipëri, duke siguruar një proces transparent dhe të monitoruar në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Lini një Përgjigje