Rama takim me kandidatët për deputetë në Tiranë, zbulohen porositë e kryesocialistit

26 Prill 2025, 12:50Politika TEMA
Rama takim me kandidatët për deputetë në Tiranë,

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në orën 10:00 të deleguarit e Tiranës dhe kandidatët për deputet në një takim pune në një ambient privat në kryeqytet.

Takimi është fokusuar tek puna për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Rama u ka kërkuar kandidatëve të PS të shmangin përplasjet mes tyre në zona elektorale, por të përqëndrohen tek numri 5.

Një tjetër çështje ka qënë ajo e votës së diasporës, kryesisht në Greqi ku po hasen problematika, për të cilat Rama ka kërkuar të kontaktojnë me të njohurit e tyre e t'i kërkojnë të votojnë.

Takimi i kreut të PS-së vjen disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ku në fokus ka qenë organizimi brendshëm i strukturave partiake në zonat përkatëse të Tiranës. Rama ka marrë drejtimin politik të Tiranës që në Shkurt të 2025, ku është pjesë dhe e listës së sigurt të kandidatëve për qarkun.

 

 

4 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...menjehere,pas nje dekade ne pushtet, Edvin Rama , kryekomunisti, se bashku me lakejte dhe cerrat e tij te politikes, menduan, po vdesin per voten e disapores, se aty eshte vjedhja me e fundit..... = Rofte aleanca Berisha -Rama, 2025!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Cne komunist edi rama...ai ska ideale ...

      Përgjigjjuni
    2. L
      Ladi

      Kolec Dega te gjithe te njohin si kulish te Salihit, ne mos je i biri i tij me emer te reme. Este humbje kohe te merresh me ty se ti ne vend te trurit ke kashte ose m..t fare. E ke shume te lehete te behesh i urryer per gjithe shqipetaret, por prit deri ne 12 Maj dhe te marresh pergjigjen e duhur.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dejoni

        Pse lodheni realiteti, sipas të gjitha sondazheve, tregon se Partia Socialiste do të fitoj. PS do të fitoj sepse për 12 vjet që ka në pushtet i ka ndryshuar faqen Shqipërisë nga Veriu në Jug. Të më trehoj një komentues se çfarë ka lën PD kur ka ikur nga pushteti? Mos kujtojmë 1997 që shkatërroj krejt vendi. Kurse në kohën e PS qytetet që janë të mbushur me turista. Në kohën e PD vriteshin njerëz në mes të bulevardit gjatë 12 viteve të PS nuk dëgjon të jet vrarë dikush nga pushteti. Nuk di çfarë të kujtoj a po harrova Piramidat që nuk na lan lekë në xhepa, këto janë bëmat e atyre që duan të vijnë në pushtet po për mua janë njësoj dhe partit e atyre që kanë dal nga PD, partia e Alibeajt dhe Dash Shehit, xhaketa të rrjepura nga përdorimi, partia e Agron Shehajt po ashtu nuk është aq e rrjepur po një herë e kthyer është, pale partia e Llapajt mbbushur me PDista të pakënaqur. Nuk po vazhdoh më boll për sot. Të dielë të mbarë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje