Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbajti një deklaratë për mediat nga Vora, ku u ndal tek mospublikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
Spiropali shtoi se PS ka fituar me një diferencë të thellë në Vorë.
"Së pari, kjo është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë. Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por një realitet i prekshëm dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta realizuar.
Edhe pse këtu në Vorë rezultati elektronik duhej të kishte dalë që mbrëmë, dhe ky është qëndrimi ynë, ne investuam në numërimin elektronik në Vorë dhe në njësi 10, pikërisht për të dhënë rezultatin dhe për të vazhduar traditën e dhënies së rezultatit në kohë reale, ku Bashkia e Vorës do të kishte qenë Bashkia e parë që do të shpallte fitoren e thellë të PS, siç edhe rezulton nga ky numërim sot.
PS ka fituar në Vorë me një diferencë të thellë për shkak të punëve të mirë që kemi bërë këtu, jo vetëm me rindërtimin, por edhe me projekte të tjera të zhvillimit të infrastrukturës. Falë pnës së madhe në terren, PS është pranë qytetarëve cdo ditë të vitit, dhe ky rezultat refelkton këtë besim të madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë PS.
Kemi një diferencë shumë të thellë. Edhe pse kanë votuar më pak në Bashkinë e Vorës, PS ka një rritje në përqindje nga 2021 dhe partia ka një rënie serioze si në gjithë Shqipërinë dhe diferenca është thelluar.
Mungesa e kundërshtarëve ne proces tregon që edhe konflikti i sitisur i djeshëm nuk kishte vërtetësi as bazë, por për të krijuar zhurmën e radhës, për shkak të dijenisë së tyre të plotë se cfarë rezultati të dobët do të merrnin në Vorë. Ata asnjëherë nuk i kanë kthyer sytë nga Vora, kanë ardhur vetëm dje për të bërë sherrnajën e radhës dhe përgjigjen e morën", tha Spiropali.
ska faj celibashi se kunati i vet i vrau,ai nuk shpall fitoren,mire ja beni gruja qe shkoi me olldashin
Ta shohin kete handikapatet e Kosoves qe votojne analfabete dhe pastaj shajne Shqiperine ku tu jepet rasti. I kam marre aq inat dhe s i shoh dot me sy.