Taulant Balla: Bufi nuk mund të blejë besimin e shqiptarëve as me 6, as me 60 e as me 600 milionë dollarë

1 Maj 2025, 17:39Politika TEMA
Taulant Balla: Bufi nuk mund të blejë besimin e shqiptarëve as me

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në një takim elektoral me të rinj e studentë nga Librazhdi në Tiranë, denoncoi pagesën e lobimit prej 6 milionë dollarësh nga PD, që sipas tij nuk mund të blejë besimin e shqiptarëve”.

“E dini sa është 6 milionë dollarë? Është shumë. Është më e madhe se buxheti i gjithë Bashkisë Tropojë, përfshirë të gjitha shpenzimet për çerdhet, për kopshtet, për shkollat, për mirëmbajtjen e shkollave, për punonjësit dhe për investimet e Bashkisë Tropojë.

Partia Demokratike dhe Sali Berisha paguajnë 6 milionë dollarë, për çfarë? Për të pastruar non gratën. S’pastrohet ajo! Nuk blihet as me 6 milionë, as me 60 milionë, as me 600 milionë, se ç’mendojnë shqiptarët për të,” deklaroi Balla.

Balla në këtë takim iu drejtua veçanërisht votuesve të rinj, duke i ftuar të votojnë PS, pasi nuk do të pendohen kurrë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë, gjatë gjithë rrugëtimit të vet, nuk i ka bërë kurrë dëm Shqipërisë. Dhe kjo është një arsye shumë e rëndësishme që ju ftoj dhe ju. Partia Socialiste lindi në 1991-in, si një forcë politike e së majtës. Dhe prej atij momenti u vu në shërbim të interesit madhor të Shqipërisë, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Asnjëherë gjatë këtyre 34 viteve nuk e keni parë dhe nuk keni për të dëgjuar ndonjëherë që Partia Socialiste të ketë qenë kundër interesave të vendit”, tha ai.

Balla tha se PS mbetet oferta më e mirë edhe krahasuar me forcat e reja që ‘s’janë veçse zgjatime dhe riciklime.

“Nuk është i ri as ai Lapaj. Se kishte dalë atje e kishte mbledhur disa në një cep dhe thoshte: ‘Taulant, shiko sa kam mbledhur këtu.’ Po nuk është kjo çështja. Sepse ti nuk je i ri. Ke kandiduar që në 2013 me Kreshnikun. Dashi, po doli një herë në pazar dhe nuk shitet, mos e nxirr më, se nuk shitet më. Ky Tiku dhe ky Luli, tani Lul Basha është i ri?! Çunat e Saliut janë! Një babë kanë, edhe për model, edhe për mënyrën se si e shohin ata Shqipërinë dhe mënyrën se si ata duan t’i kërkojnë votën shqiptarëve”, u shpreh ai.

Në përmbyllje, Balla kërkoi besimin e të rinjve për Partinë Socialiste: “Ka vetëm një votë që jepet me besim, është vota për Partinë Socialiste. Sepse nuk ju zhgënjen kurrë. Të tjerët luftojnë për një vend në parlament. Do ta shihni. Në shtator, do më thoni: Taulant, kishe të drejtë.”

4 Komente

  1. s
    socialist

    per te blere jeni ju, nuk lini njeri tjeter. por shqiptarer do votiojne rte lire kete here dhe do ju shporrin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Ti more berballe nuk je me i mire. Hajduter jeni dhe ju me offshore dhe OJQ-ja. Pisa dhe bashibozuke jeni, por mos u mërzit or taj se do u vi sahati edhe juve se jeni bere si Enver Hoxha 30 vjet në pushtet tuj vjedh. Ene kur të vij sahati do tua përmbledhim kënetës, bufit dhe shokëve të tij që jeni ju kermat e PS-se.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Coni

        Ik mor llare. Ty te rrafen kryesekserin tend e thyen ne dysh e s'fole.Te fala nga Sueli ke. Mos ben gabim e mbeshtet kandidature tjeter vec Sara Mila se te erdhen cunat prap. Jo per gje por po te shkoi ne mendje pyet Gledian Llatjen. Ai ia ka marr dozen dajakut. Shtet i rene ne dore te banditeve

        Përgjigjjuni
        1. T
          Titi

          Ju i keni blere shqiptaret dhe po i bleni,Kete rralle po blini diasporen se ne Breshia Verona me thone miqt e mi ka shkuar 400 eur vota,Dhe ne shqiperi i keni bere gati listat ku do te coni leket keto 3-4 ditet e fundit,po kete rralle noc rrokun keni per te marre

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje