Arkitekte e talentuar, biznesmene e suksesshme që vendos të nisë një rrugë plot “telashe” të politikës. Persida Shkrepa është një ndër kandidatet e listës së hapur të Partisë Socialiste në Tiranë.
Ajo hyn në këtë garë me avantazhin e moshës dhe suksesit të saj në profesion dhe biznes. Targeti i saj janë kryesisht të rinjtë, por gjithaq të gjitha shtresat e shoqërisë. E ka përqëndruar fushatën në njësinë Nr. 3 në kryeqytet, një komunitet i larmishëm, banorë që vijnë nga të gjitha rrethet e shqipërisë.
Ajo premton zgjidhje për specifikën e kësaj zone, ndër të cilat përfundimi i plotë i fazës së legalizimeve brenda këtij mandat. Premton po ashtu zhvillim të zonës dhe mbështetje për të gjitha shtresat, kryesisht ato më në nevoje.
Persida beson se do të marrë edhe vota të djathta dhe premton gjithashtu se do të jetë zë i gjithë komunitetit, pa dallime partiake.
Bravo goca, suksese????????????????????????????