
Një kontratë me vlerë 6 milionë dollarë mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe kompanisë lobuese me qendër në Florida, “Continental Strategy” vijon të tërheqë vëmendjen dhe të pasohet me reagime të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Është pikërisht vlera e kontratës që duket se ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo jo vetëm është më e madhja që një parti apo grupim politik në Shqipëri ka paguar në 34 vitet e pluralizmit, por edhe është edhe më e madhja që kompania lobuese ka përfituar, referuar dokumenteve zyrtare të depozituara në FARA, ka nënshkruar që nga momenti i themelimit të saj.
Continental punëson një listë lobistësh me lidhje me Trump-world, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.
Continental Strategy ka gjithashtu lidhje të thella me figurat e administratës Trump, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka fuqinë për të hequr Berishën nga lista e zezë.
Fred Abrahams, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, ka komentuar lidhur me këtë kontratë lobimi.
“Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA.
Me lidhje me Susie Wiles, Rubio dhe të tjerë, kjo kompani lobuese mund ta bëjë këtë”, shkruan Abrahams në një prej postimeve në X.

Fred Abrahams, i cili ka bërë dhe një libër për Shqipërinë, është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.
Libri i tij “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi.
Ai bazohet në përvojën personale të autorit, në më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë për DITA disa kohë më parë, ai shprehej se “amerikanët arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por…” – tregon Abrahams. Ai ka intervistuar edhe Ramiz Alinë dhe Sofokli Lazrin për “revolucionin” e 90-s.
Ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit” – thotë ai.
Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria moderne – një mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?
Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.
Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.
Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.
Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.
Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.
Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”
Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.
Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?
Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.
Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit. Shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi.
Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.
Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?
Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.
Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.
Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.
Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.
Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.
Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.
Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.
Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij.
A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?
Ajo ka ndryshuar shumë. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.
Edhe mundet, edhe smundet, edhe duhet të shifet, nqse mundet, mund të bëhet, por ka të ngjarë që edhe mund ti hiqet damka e kurvës nga balli i shtepisë së tradhetarve të kombit, Berisha të Viçipollit, sepse, neve paskemi harruar, qê kushurira e gruas, paska shok dashnorin e shefes së shtepisë bardhë në Wuashington, e cila ka kunaten e komshisë, që ka një kushuri në ketë firmen e madhe të lobimit. Nejse, ndoshta. Po me damken qê ka në ballë nga Anglia, çfarë mund të bëjë kjo shoqata e bolebimit Amerikan..?!! Po me SPAK-un, ose me ata njerêz privat, që kjo familje ju ka borxh jeten dhe asgjë tjeter, të cilët do t'ja japin nji grusht karramele të fabrikës "Gerdeci", çfarë bolobimi mund të bëjë kjo shoqata e Floridës nga Amerika...!!! Nejse, duhet parë kjo puna e bolobimit me Shqiptarët patriot....???!!!
Edhe, nqs Amerika ja heq damken e zeze,non grata,Sali Berishes, ai perseri i damkosur do ngelet sepse e hoqi me 6 milion dollar,ne nje kohe kur ka shqipetar qe nuk kane buke te han. Eshte si ajo qe e ve lapsin dhe e heq,por pika ngelet. Saliu,do te ngelet ne memorjen e shqipetareve,korb i zi.
Kutuzov. 1) Nese nongrata hiqet me leke , verteton qe edhe per ta vendosur eshte vendosur me leke. 2) Nese ne vendosjen e nongrates dosja e saliut ka dokumenta , ne amerike nuk bejne pune 6 milione $ 3) 12 vjet mrekulli rilandase dhe ka shqiptare qe nuk kane buke te hane?????? Ju rilindasit edhe per shkak te banditizmit qe mundoheni te mbroni edhe per shkak te inteligjences se ulet sa here qe flisni ja fusni vetes.
Shqipëria do të shpëtojë vetëm atëherë kur të fillojë në mënyrë të programuar çaktivizimi i urrejtjes në gjirin e shoqërisë. Për aq kohë sa çdo aktivitet politik në vënd vazhdon të jetojë mbi traditën politike të vrazhdë të urrejtjes të trashëguar nga mënyra diktatoriale komuniste, as mos të presim progres dhe paqe të qëndrueshme në mardhëniet njerëzore në vënd. Inspirues të dhunës dhe përçarjes janë dy figurat atavike, groteske, Sali Berisha dhe Edi Rama. Të dy këta mund të përfitojnë nga progresi që sjell lira ekonomike si sistem duke i paraqitur arritjet ekonomike si produkt të vlerave të tyre udhëheqëse, por realiteti në mardhëniet shoqërore, njerëzore në vënd ka për të hedhur posht kurdoherë pretendimin e tyre si flamurtar të progresit, si politikanë që bënë diçka të mirë për paqen sociale në gjirin e shoqërisë që ata drejtojnë. Kujdesi i tyre i vetëm ka qënë jetëgjatësia në pushtet. Këtë ata kanë luftuar t'a arrijnë kurdoherë nëpërmjet përçarjes, formës së vetme dhe më të lehtë për t'a arritur. Kuptohet, kjo sipas traditës nga vijnë.
ben, lobimi ne SHBA eshte i ligjshem ne te dyja rastet. Problemi eshte se kur ja futen Salit u paguan 200000 $ dhe tani ai po jep 6 milione qe t'ja heqin. Por e ka pas brenda per nje kohe te gjate dhe do i shkaktoi shume dhimbje ku t'ja heqin. Cudia qendron ne faktin se me shume ju dhemb juve trushplareve te Salikermes se sa atij vete. Zoti ju dhente fuqi nese nuk ju jep dot mendjen.
Ne, respekte. Vertetë. Pse u dhemb kaq shumë disave se Saliu është apo nuk është persona non-grata? Nuk janë "demokratë". Janë Salistë. Vetëm keshtu shpjegohet.
USA NUK MUND TE NXIJE FYTYREN E SAJ PER PAK ZBARDHJE TE FYTYRES SE SALI BERISHES PASI DHE PA NON GRATEN NE KURRIZ FYTYRA E TIJ NXIN. NESE AMERIKA ESHTE DASHAMIRESE E SHQIPTAREVE NUK NA LE E NUK NA VE ME MBI KRYE SLLAVE SERBOBOAHNJAK SI SALI BERISHA E VLLEH SI RAMA. NE E DO VERTET SHQIPERINE QE TA GEZONNE E TRASHEGOJNE NE RADHE TE PARE SHQIPTARET, SHBA TI HAPE RRUGE SHQIPTARIT LUL BASHA TE CILIN NORMALISHT TA MBAJE NEN MBIKQYRJE, KESHILLA DHE NDIHME. VETEM SHQIOTARET NE KRYE TE SHQIPERISE JANE GARANCIA E PERJETSHME PER MARREDHENIET VELLAZERORE MES POPULLIT DHE QEVERISE USA DHE POPULLIT E QEVERISE SHQIPTARE. USA TJUA KTHEJE SHQIPERINE SHQIPTAREVE PERNDRYSHE DO TE ISHTE SI TE GJITHS PERANDORITE QE KANE ARDHUR E IKUR NGA KJO BOTE.
Dmth Amerika demokratike e shanceve te lirise barabarte, kur do ta fut, kur do ta heq, mjafton ti japesh parà dhe te çon me satelit por te çon dhe grope. Te dhjefsha demokracine, lirine dhe ekonomine e tregut me jeten humane njerezore qe e perdor per fitim pa ndjenje, shpirt, respekt dhe pergjegjesi!
Vone e kemi kuptuar por dhe kjo mund te ndodhe ! Milionat jane gjaku dhe djersa e te gjithve shqiptareve ! Kupolat e fuqishme politike siduket sju intereson jeta e te vrareve femije e te moshuar shqiptare ! interesi milionat Dollaret dhe florijnte !
Vone e kemi kuptuar por dhe kjo mund te ndodhe ! Milionat jane gjaku dhe djersa e te gjithve shqiptareve ! Kupolat e fuqishme politike siduket sju intereson jeta e te vrareve femije e te moshuar shqiptare ! interesi milionat Dollaret dhe florijnte !
Edhe po nuk ju hoq non grata, Doktor Sali Berisha Ndera e Kombit , ka shoke Stresin, Qim Peken e Lulin! Revolucioni vazhdon… Padyshim
Ha ha ha! Hallall 6 milionet!
po këta amerikanët kanë ligj për konflikt interesi si në shqipëri erioni dhe ajola apo ajo ministra me të shoqin
Të blesh ndershmërinë me miliona dmth.të jesh prostitutë të qepesh dhe kthehesh në e ndershme....mir qenka pun kurvash...
Padyshim…
USA NUK duhet te promovoje politikane kurva,hajdute dhe tradhtare te shqiperise.
Jo, duhet te promovojne ata politikane qe kane 12 vjet qe e kane shkerdhyer vendin. Hajde bolo hajde, te rrofte mendja qe me ke
Qenke bo gjermon mër jahu. Por Saliun nuk shloke hiç. T'kom dhi mu n'pasaportë gjermone. Ene citizen gjermon, ene Salist. Çar po t'duhet Rama dhe Saliu ty mër lal. Ta mori kush të dojë, mjafton ta mori me vota.
Akoma muk kuptoni dhe po beni lojen e Sales se duhet permendur perpara minimi i demokracise pastaj mosdhenia e vizes nga ambasada. Minimi i demokracise eshte me kryesorja.
O Fred Abrahams te gjithe ju qe shkruani libra apo doni te transformoni HISTORINE e Shqiperise duhet te kesh lindur ketu si dhe jetuar ne kete vend te Shqiponjave , sa i eger si vend Po me njeres me zemer te madhe qe nuk ma do mendja te gjenden me ndonje vend te botes ??? Arsyeja eshte shume e thjeshte : Ka histori qe nga lashtesia dhe vete pzicioni I saj gjeografik flet shume pale pasurite qe ka , si per cudi kucedrat nuk e Len rehat duke e ditur qe jemi popull paqe- dashes ???Prandaj eshte zgjedhur sali plera nuk ka gjak Shqipetari po SERBI se nje me gjak Shqipetari nuk mund ta shkateronte ate qe ndertoj vete pas luftes se dyte Boterore dhe Ai sot Tallet me milionat e atyre qe vrau dhe shkateroj vendin ? Ne qofte se Amerika bije ne nivelin e nje krimineli dhe i la dore te lire te bente cte donte saliu , ajo sot eshte para nje pergjegjesi te madhe qe per te pastruar saliun shkel nje popull te tere ne mbare BOTEN ??? Shqipetaret jane shperndare si zogjte e korbit ne gjithe boten dhe jo pa qellim ??? I jap shume te drejte Enver Hoxhes mbi imperializmi American ????
Kam respekt per moshen tende por je pak konfjuz. Mos ngatero Ameriken me paret e Saliut qe kane dale ne ankand. Saliu mendon qe paret e vjedhura do ti investoje ne Amerike, por ka zgjedhur rruge te gabuar, sepse po ua fal mafiozeve te Amerikes. Sigurisht qe edhe ne Amerike ka mafioze por ne ndryshim me Sali mafiozin, ata marrin parret e Sales dhe i fusin gishtin Sales. Pra Sala do ngelet me gisht ne bythe...Mos u merzit xhaxha dhe ti japesh te drejte shokut Enver, sepse Enveri fliste te tjera dhe ti te tjera gjera...
Xhaferi qofte ashtu si thoni ju ? Populli do qetesi dhe drejtesi sepse jemi shume te lodhur , na duket se jane tallur me ne ??? FL
Ti qenke i pjerdhur nga mendja jo vetem i moshuar.
O Berat Beribat , buke shume e uje PAK ??? Po ka ca vite qe ka ndryshuar : Uje shume e Buke pak , qekur ju erdhi uji i BOGOVES e keni dhe shume te ftohte qe tju vij mendja ne vend ??? Si jeni me Ullinjte sivjet kane bere apo jo se Berati e ka ushqimin e vet , prandaj bejini sherbimin e duhur si ne kohen e Enver Hoxhes tu japin prodhim mos u merni me droge ? Ju mori me qafe saliu Qe pas 90-tes u prish rinia se elbete ai te fut krimbin dhe pastaj te ve prangat Thiri mendjes o Berati se keni lene fshatrat BOSH ? Me pune behet gjithcka ???FL
Ti Germany citizen lexon mire apo lexon me bythe? Tek fjala "hajdute" ke Ramen. Apo te ka thene sala ty se rama eshte i nershem se do na dhuroje pushtet me 11 maj ne TAVOLINE? Nuk ke faj se salia nuk la gje pa thene per nanon por kur ia dha PUSHTETIN ne tavoline salise, salia tha nano edhte burre i mire dhe do ta bej president!!!
SHqiperia me 11 maj ka tre individe per te zgjedhur per kryeminister 1. Edvin ramen qe kish Sorosin mik qe e fuste ne shtepi te bardhe, por nuk eshte me. 2. Sali Berishe,qe pret qe nje elektricist si nuredin seci ta fuse ne shtepine e bardhe. 3. Lulzim bashen, QE HYN VETE NE SHTEPINE E BARDHE. ZGJIDHNI...!
Paske mbaruar per dipllomaci o Albania first .analizo punen qe kane bere per Shqiperine dhe jo kush ka hyre ne shtepin e bardhe more idiot .Ne amerike kan hyre qen dhe mace, tradhetar , vrases e hajdut .Edi Rama nuk ka as nje nga keto qe eshte damkosur saliu luli .Prandaj Edit nuk I ruhet trapi nga kriminelet dhe nga ata qe se duan Shqiperine .Fitore e pa diskutueshme per numrin 5.Fitore Shqiperia 2030 .
Per komentusat qe kane merak se kush do zgjidhet me 11 maj ??? Populli eshte me Ramen , nuk eshte ai qe thote saliu ??? Luli eshte saliu pa me dyshje ? O do te zgjidhet Rama ose do te prishen zgjedhjet ? Ky eshte plani i superfuqive ? Po cahen dysh kush ta mare Shqiperine ? Saliu ja u ka bere gati ne tavoline dhe do te hiqet i ndershem i doli boja RIP-TIP - TAKUT ???
Ja vune ha hoqen,fut e nxirr, aman se na rrujtet carin, boll halle ka ky vend qe ja jane shkaktuar kta politikane te ketyre 30 viteve. Ky vend ka nevihe per ndryshim te madh, le te fillojme tani, me mire vone se kurre. Votoni dike nga partite e reja, cilindo prej tyre, mjafton te hapet kanali e fillon e pastrohet keneta e qelbur e ktyre politikanve e partive ekzistuese.
Kompanite e lobimit bejne punen e tyre …gjithe sekreti eshte se cqellim kane qeverite , dhe nese ato jane dakort ti hiqet titulli Sali Berishes …sado i forte te jete ndikimi amerikan ne Shqiperi , nuk mund te mare asnje vendim dhe nuk mund tja heq titullin nese nuk bien ne ujdi qeverite …..amerikanet , me kompanine e lobimit ashtu dhe administrata amerikane edhe mund te doje tja heq , vec do dhe mos te bjere ne kundershtim me ligjet dhe vendimet e drejtesise shqiptere … neser ose pasneser nuk mund ti kerkosh drejtesis zbatim te leligjislatures dhe Qeverise Shqiptare llogari kur ti e ke nxjere of ate me vendimet qe more …sepse non grata nuk doli keshtu nje dite me diell , por ishte akuza ketu te ne ajo qe i hapi driten jeshile administrates Biden te merte masen ekstreme , kashtu qe me nje veshtrim me te holle dhe me te zgjuar , non grata nga administrata Trump nuk do te bjere ne kurthin e nje pandeshkushmerie ne nje te ardhme , dhe nuk i kerkon dot llogari Qeverise Shqiptare per asnje rast qe ka lidhje me vendimet e drejtesise …kjo e para , dhe e dyta qe nuk duhet haruar ne asnje moment eshte se amerikanet , kushdo te jete ne drejtim te administrates nuk harojne asgje dhe nuk hedhin poshte dhe shkelin me kembe investimin e tyre ne gjith keto vite , shife dhe ne Ukraine …sa do kendveshtrimi midis administratave ndaj luftes eshte i kundert , ata kurre nuk haruan qe ne Ukraine ne dhame kaq miliarda dha tani ne i duam mbrapsh te gjitha , edhe pse kongresi ndihmen e konsideroj si ndihme ushtarake pa kthim pas , qeveria Trump e specifikoj si borxh qe duhet patjeter te kthehet pas ….keshtu qe sben vaki qe amerikanet parate e mara nga taksapaguesit e tyre dhe hedhur ketu te ne per rimekembjen e drejtesise sone ti snobojne dhe ti harojne …..une mendoj se gjithe sekreti eshte ketu te ne dhe jo te kompania a lobimit dhe aq me teper te Administrata Trump … nese ne duam qe ai person te perfaqesoj opoziten neser ose pasneser nuk duhet te kete kufizime te tilla me tituj negative ….mendimi im krejt personal eshte qe ketu te ne si qeveria ashtu dhe drejtesia e re bejne ceshte e mundur dhe duket fare qarte dhe bejne cdo gje qe kalon nga duart e tyre ta lobojne keta te paret pastaj amerikanet qe Sali Berisha te jete kryetar opozite i larguar nga petku dhe nga akuza …une kete mendim kam …e theksova , krejt personal ….vec ne zgjedhje nuk ka as me te voglin shanc te triumfoje …. Berisha nuk kish as me te voglin shanc te perfaqesonte opoziten , vec te gjite opozitaret qe erdhen mbas tij nga 2013 ta dhe deri me tani deshtuan ose nuk kishin kelqe te perfaqesonin opoziten , dhe Saliu rembeu okazionin qe ju shfaq ….nga nje ane ben opozitarin dhe nga ana tjeter largon nga vetje percen negative per te cilen akuzohet ….
Per aq kohe sa Shqipetarkat nuk kane lindur nje djale qe ta udheheq vendin,pa nderhyrje nga jashte,nuk me cudit asgje.Parat nuk kane ngjyre apo atdhe dhe i hane te gjithe pushtetar e argat. Saliu e kerkon "virgjerin" se imazhi do ti permiresohet.Ai nuk e di se kur vdes te gjithe nuk thone fjale te keqe per xhenazene,por bemat e tij mbeten dhe do ta urrejne sa te kete popull shqiptar.
Ne ja heqin nongraten, sic pretendojne dhe mbajne shprese me kot ne PD, athere do te thote se zyrtaret e larte ne Amerike jane te korruptuar dhe blihen me dollare. Nuk kane per tja hequr nongraten! Eshte figure e degraduar dhe njollosur, te cilin e njohin shume mire si shqiptaret ashtu edhe nderkombetaret!
I ka njoft Anglo Sangson Enveri. Po pate pare çan detin por jo të drejten e zotit. Ptu çifut amerikan.
po sikur trump na premtoj qe do luftoj vjedhjet, krimet e cdo gje te piset a po keto lejohen
Dy fjalë Benit ! Beni , po je shqiptar me dashamirësi do të them vetëm kaq- Berisha Beni kandidoi antishqiptarin më të ndyrë për k .bashkiak në Hmarë të cilën Beleri do ta helenizoj për t'ja kthyer shtetit Gerk .Beleri Beni ka vrarë dy djem në shërbimin ushtarak që Berisha e di më mirë nga të gjithë , kjo dhe shumë të tjera tregojnë që ai është një tradhëtar me damkë ,prandaj Beni vetëm kjo mjafton që Berisha duhet ta mbylli ashtu siç e filloi me disa vula në ball.