Denoncimi me dokumente në "Fiks Fare": Kandidati i PD-së në Shkodër, me kartelë psikiatrie...

1 Maj 2025, 09:12Politika TEMA
Denoncimi me dokumente në "Fiks Fare": Kandidati i PD-së

“Gentian Ndoj, i vitlindjes 1985 ka pasur probleme neuropsikiatrike, duke filluar nga viti 2004 dhe në vijim”, raporton Fiks Fare ndërsa ka siguruar edhe kartelën e kandidatit për deputet të Aleancës për Shqipërinë Madhështorë në Vaun e Dejës.

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës se një kandidat për deputet i Aleancës për Shqipërinë Madhështorë ka pasur një kartelë në Spitalin Psikiatrik në Shkodër.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione, të shoqëruara me dokumente, për kandidatin Gentian Ndoj, i cili kandidon në listë të hapur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Sipas dokumenteve, z. Ndoj ka pasur disa çrregullime deluzionale, të cilat futen te problemet që ka Spitali Psikiatrik.

Në një dokument të vitit 2005, të emërtuar “fletë drejtimi për kemp”, Gentiani ka dalë para komisionit mjekësor, ku ky komision konstatoi se “vuan prej çrregullimeve deluzionale”.

Në të njëjtin vit, 2005 është edhe një dokument tjetër “fletë dalje” nga Spitali Psikiatrik në Shkodër, ku kartela ka numrin 975. Aty është e shënuar edhe diagnoza, sërish “çrregullime deluzionale”.

Në dosje është edhe një “fletë dalje”, sërish nga Spitali Neuro Psikatrik në Shkodër, ku rezulton se z. Gentian Ndoj ka qenë shtruar nga data 10 maj 2004 deri më datë 17 maj 2004. Diagnoza është e njëjtë; Çrregullime delizionale.

Por, çfarë janë çrregullime delizionale?!

Në faqen zyrtare në internet të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thuhet se “deluzionet janë bindje të gabuara (natyrisht të rreme) që vazhdojnë të jenë të ngulitura fort në mendjen e vuajtësve nga ky çrregullim, pavarësisht nga provat për të kundërtën”. Sipas saj, deluzionet bazohen në logjikë apo me fakte të pamohueshme nga familjarët apo njerëz të tjerë të rrethit të tyre familjar e social.

Në të njëjtën faqe përshkruhen edhe simptomat, të cilat “mund të jenë të tipeve të ndryshme xhelozi, erotomani, persekutim, besime të fokusuara në funksionet apo ndjesi të natyrës trupore, deluzionet e madhështisë etj”. Pavarësisht se “fiksimet’’ e tyre  janë të qartësisht të pabesueshme për të tjerët përreth, personat zakonisht nuk e pranojnë që janë të sëmurë.

Fiksi vijoi të shfletojë dokumentet, ku siguroi edhe një të tillë nga Ministria e Mbrojtjes, Qendra e Rekrutim Mobilizimit në Shkodër, i datës 12 korrik 2005. Në të shkruhet se “shtetasi Gentian Simon Ndoj, i vitlindjes 1985, ka kaluar në Komisionin Ushtarak Mjekësor dhe me vendim ‘shërbimi i detyrueshëm ushtarak’ i shtyhet me 1 vit”.

Në këtë vendim, citohet se “rekruti gjatë komisionit rezulton se është i sëmurë me diagnozën çrregullime delizionale”. Në muajin tetor 2005, Gentiani ka qenë i shtruar për 1 ditë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, me të njëjtën diagnozë.

Pak vite më vonë, doli edhe një dokument nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, e cila është një epikrizë përcjellëse për invalidë. Sërish në emrin e z. Gentian Ndoj! Në dosje është edhe një vendim “për ndihmë ekonomike”, me të njëjtën diagnozë, ku komisioni doli në konkluzionin se “cilëson Gentian Ndoj se plotëson kushtet për të përfituar ndihmë ekonomike prej datës 17 prill 2005 deri në datën 31 dhjetor 2006”.

Në vitet pasardhëse, Gentiani ka dalë në kemp me të njëjtën diagnozë edhe në vitet 2007, 2008, 2009 dhe 2010.

Pasi siguroi kartelën dhe dokumentet, grupi i Fiks Fare shkoi te zyra e kandidatit për deputet, Gentian Ndoj në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës. Emri i Gentianit është në listën e PD-së (Aleancës së Shqipërisë Madhështore), teksa figuron në listë të hapur.

Pas këmbënguljes së grupit të Fiks Fare, Gentiani jep një intervistë dhe thotë se ai është kandidat u zgjodh nga primaret dhe tani do të bëhet deputet.

Fiksi e pyet se, meqenëse aspiron për deputet dhe atje do të hartojë dhe miratojë ligje, a është i aftë? Gentiani thotë se po, ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe po punon në fushatë.

Gazetarët i bëjnë me dije se kanë dokumente, për probleme shëndetësore në të shkuarën e tij, madje ka qenë i shtruar edhe në Spitalin psikiatrik.

Gentiani thotë se këto janë akuza të PS-së, të kundërshtarëve të tij në politikë dhe ai u ka kthyer përgjigje. Fiksi këmbëngul dhe i kërkon një informacion se çfarë problemesh ka pasur dhe nëse ka akoma. Ai përgjigjet se gjendja e tij është shumë e mirë dhe se ai synon Parlamentin.

Fiksi i tregon edhe disa dokumente të kartelës së tij shëndetësore, ku shkruhet “çrregullime deluzionale”. Ai thotë se “nuk di t’i lexojë këto shënime pasi janë me shkrim dore, doktori”. Fiksi i tregon disa dokumente të tjera me shkrim kompjuteri ku i citon edhe çrregullimet, teksa ai përgjigjet se këto janë veçse akuza dhe se dosja e tij ndodhet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Gentiani ka qenë i punësuar në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërsa thotë se dosjen e kanë ata të bashkisë. Fiksi e pyet nëse këto probleme në të kaluarën i ka treguar Partisë ku ai aderon apo edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa përgjigjet se “s’ka asnjë problem shëndetësor”, teksa as nuk i mohon dhe as i pohon dokumentet që disponon Fiks Fare.

38 Komente

  1. D
    Dr

    O njerëz , thirreni mendjes. A mund të gjykohen dhe publikishte të nxihen njerëzit e sëmurë? Po kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës që njerëzët të nxihen dhe të ju dalin kartelat mjekësore në publik. Tmerr ! Po, a jeni në mend? kjo është fundi i fundit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Askushi

      Mese e drejte, PO tek ne nuk egzistojne: sekteti mjeksor, presupozimi i pafajsise, jeta private dhe sulmet ndaj saj. Nese ky person ka probleme me shendetin dhe nuk permbush kriteret, kjo çeshtje duhet te zgjidhet nga organet kopetente dhe ne fshehtesine me te madhe, per te ruajtuar privatesine e individit. Ndodh ketu tek ne sepse nuk ju bejene denoncim gazetareve per keto gjera dhe ketyre u duket vetja perendi. Nuk DUA te mbroj as veprimin e ketij personi e as te ndonje tjetri te majte a te djathte apo ça do lloji. Vitin e kaluar gazetat shkruajten artikuj me emer e foto per nje person nga Shqiperia e mesme qe kishte abuzuar me te bien, pas Pak ditesh u vertetua e kunderta se çupa e tij kishte genjyer dhe madhe skishte patur kurre merdhenie, ajo e kishte bere per tu hakmarre ndaj prindit se i kishte marre telefonin. Kush me thote nga ju gazetaret e famshem se çfare u ndodhi juve qe shkruajtet per ate prind qe ju shkaterrua jeta familja e imazhi tek rrethi familjar njerzit e tjere, a u denua njeri a i hyri kujt gjemb ne kemebe? Kujdes se keni te beni me jete njerzish o te uruar, mos beni shantazhe e para me gjakun e nderin e tjetrit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Po more po! Ato lloj dokumrntesh nxiren dhe publikohen sepse ka te beje per nje vend shume te rendesishem sic eshte deputeti ne parlament. Por,per Sali Berishen eshte kriter normal,pasi ai i do deputetet te shkalluar, te terbuar qe t'i vere flaken parlamentit dhe te godasin me grushta policine gardistet sic bene deputeti Noka dhe Nallbati.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilir

          O popull ZULU... respekti ndaj individit eshte A-ja e gjithçkaje. Ju ne Shqiperi jeni 200 vite drite mbrapa,dhe si te tille do t'i kuptoni ca gjera vetem kur te jeni nen dhè... pra kurre. Perderisa nje tv publik, ben keto shkelje SKANDALOZE te privatesise se personit... imagjinoni nivelin e audiences... per te vjelle .TURP i MADH per te gjithe qe nuk kane ruajtur te drejten e nje individi te semure. Mjeket e personelet e arkivave etj etj... si ja lejoni vetes?! A ka ligje ne ate vend?! Sapo postova zarfet per ne Shqiperi me 4 vota... por ky fakt, ky lajm do te me kishte bere te mos i dergoj a FARE, por me erdhi me vonese. E perseris... TURP i madh... ZULU!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fran

            O cari nese nxirren ka rruge ligjore! Cdo gje qe del jashte rruges ligjore eshte e paligjshme dhe nese ky eshte kuruar para 20 vjetesh nuk do te thote qe eshte i cmendur. Veprimi i emisionit eshte veper penale por dhe moralisht dicka shume e rende. Po ketu nuk ka as shtet as drejtesi.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Asht ba per turp me ken shkodran

            Shkodra eshte nje qytet me plot idioter e psikopeter, sepse edhe pas 35 vitesh jane akoma te dashuruar me komunizmin dhe tani berishizmin. Populli shkodran eshte me shumice mileti pa dinjitet, dashnore te rregjimit te kaluar, te paditur, te pa pare, te pa nxene, dhe te indoktrinuar nga berishizmi. Jane te tille sepse jane 70% katundare e maloke te zbritur ne qytet. Shkodranet qytetare jane minorance e vogel ne ate qytet me emer te nderuar dikur.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Marko

              Gentjani eshte njish i partise do ngreje kar-tonin me prokuren e bardhes ne kuvend

              Përgjigjjuni
              1. E
                EDI

                Ça thoni o koqe, ai është për deputet, ndoshta nesër edhe ministër shëndetsie. Për deputetët nuk ka privatësi është me ligj, edhe burgun një popull se tregon por ata poooo. Zini raste populli jo bëri keshtu jo ashtu jo u dënua gazetari për nxjerrje privatësie... Është për deputet, kaq tregohen të gjitha në kqz.

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gani Halitaj

                Qeka fiks per deputet .

                Përgjigjjuni
                1. E
                  E kemi provu

                  Per KM thuaj!

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vala

                  Ua c'na thate?! Keta plehra kane kryetarin psikopat te certifikuar nderkombtarisht. Votojini plehra se s'keni ndryshim prej tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vala 2.0

                    Psikopatine e Saliut ti vetem e spekulon, e dashur Vale. Kurse ate te Ramaxonit qe ti ke shume deshire t'ia mbash ne goje, e ke te dokumentuar dhe te publikuar prej vitesh. Shko tani prape lepija Ramaxonit, sic ke bere keto 12 vjet

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Psikopatine e saliut e kemi ndjere dhe vazhdojne ta ndjejme ne kurriz.Sa per dokument,e ka dhe kartelen me doktorrin qe e ka kuruar madje por dhe nje femije I kopshtit e di qe ja ka gjetur vendin dhe doktorrit dhe dokumentit.Prandaj mos na u hiq si pidh I zgjuar.

                      Përgjigjjuni
                  2. E
                    Ed Shalsi Qumësht Pluhur

                    Paska te ardhme. Do te behet kryeminister.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DmJ

                      Po pse buk eshte Zeqineja me probleme mendore qe po ben nje fushate bazuar ne video TikToku dhe duke u mare vetem me nje personazh pa thene asgje se cfare do beje per komunitetin? Pse nuk eshte vete Edi Rama fundja me probleme te shendetit mendor qe nuk arrin ti vere fre gojes e i therret burrat cyryke dhe ata qe se votojne autike? Ky zoteri mund te kete qene eshte mjekuar eshte sheruar eshte nje semundje si gjithe te tjerat.

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        JMD

                        Zoti DMJ! Në fakt ke të drejtë që për kryeministë duhet të jetë një kriminel,një anti Shqiptar, një Psikopat,që shan me Nënë,e motër,dhe grua Taulant Ballen, po ashtu edhe Ramen që nuk ka lënë gjo pa sharë,edhe me libër shtëpie këtë kriminel si quhet Berisha doni ju të Partis së krimit ta votoni.

                        Përgjigjjuni
                      2. P
                        Popullor

                        Kartela nuk duhet nxjerrë publikisht, po ata të forcës politike që e ka propozuar ku i kanë patur sytë, si duket do i kenë dhënë edhe ndonjë diplomë fallco…………Mendo o Popull se kush harton dhe voton ligje për zhvillimin e vëndit tënd. Mirë e kish Kapedani kur thoshte “Prandaj venë punët çarap këtu”.

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kot

                          Bir Selmani nenes, ke te qaj me pare. Po emision investigativ quhet ai, ptuuuu, nivel felliqesirash qe merrni privatesine e tjetrit kaq serbes neperkembe. Ishalla e hedhin ne gjyq Fiks Fare-n, nuk kane te drejte te nxjerrin keshtu dokumentesh e t'i bejne publike.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            edmond( koder rreshen)

                            Kur ju plotesoni formularin per nje vend pune ,ata qe te marrin ne intervist kerkojn te dijn edhe per shendetin tuaj ! Ne rastin e Deputetit intervista nuk esht private ,por ne Popull dhe hapur,dhe elektorati kerkon te dij se sa i aft esht menderisht drejtuesi i tyre ? Kandidati per deputet sic thuhet paska probleme me" sistemin e drejtimit,i esht ndezur llampa e kuqe" dhe detyrimisht duhet te ndaloj ,sepse do te marri Popull ne qaf !

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kot

                              Po atehere i bie qe fajin e ka personi qe ve kandidate kete njeri, me ate te merreshin, pa i publikuar dokumentet personale po duke i bere nje interviste (ne dac dhe me kamera te fshehte) dhe duke e pyetur pse nuk ka ndjekur proceduren sic duhet (pra edhe te informohej per gjendjen shendetesore te personit ne fjale). Po nuk me duket e drejte te publikojne dokumente kaq private ti shikoje gjithe bota. A e kuptoni se cfare demi i eshte shkaktuar ketij njeriu? Po familjareve te tij? Apo kujt i plasi thuaj... Pastaj, behet fjale per nje shtrim para 20 vitesh... Really? Aty bazohen per te thene qe ky person eshte i cmendur? Nuk e di... te vesh duart ne koke.

                              Përgjigjjuni
                          2. S
                            Sass

                            Ska problem te gjithe jane si ky, prine non grata me shkallen me te lart eshte keq fare. Ky do te jet si nata me duten me keta grumbullin e mutit qe votojnr

                            Përgjigjjuni
                            1. j
                              joel shkodra

                              Keto jane te vjetra ketu ne Shqiperi. Kane filluar qe me kartelen klinike te E. Rames dhe "per bukuri" ai po drejton Shqiperine e do te vazhdoje ta drejtoje. Pa kene pak "i marre" nuk drejtohet Shqiperia e nuk behesh deputet.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Karteli i kartelave

                                Keshtu mbrohen te dhenat personale ne BE o shallvare? Tunde pak pashaporten tunde. Po 99% e politikaneve kane delusione madheshtie dhe jane genjeshtare patologjike. Ju psikopatet, skizofrenet dhe sociopatet qe e keni drejtuar kete vend per 35 vjet na katandiset me 2,4 milion banore. Ky maloku i Vaut te Dejes qenka problemi?

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  deda

                                  në kohën e enverit në kavajë ishte një pijanec .Një ditë shkon ke një berber që e njihte dhe futet në dyqan berberi e pyet se çfarë po kërkon ,dhe pijaneci i përgjigjet se po kërkon të drejtën. Berberi e pa u mendu dhe ju përgjigj . O vangjel këtu ka humbur e shtrembura dhe ti po kërkon të drejtën. edhe ne kërkojmë deputetë me integritet me shkollë(TË VËRTETË),të ndërshëm mos u lodhni kot se kanë humbur si e verteta që kërkonte pijaneci në kavajë.Tani na kanë mbetur mashtruesit të pa ndershmit hajdutët. Ka ardhur koha që të kërkojmë jo vetëm puntorë nga jashtë po edhe deputetë.fm

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Suksese shoku je députéti qe duam

                                    Ku eshte problèmi ? . Ne ate formation njeri eshte me i semure se tjetri.....a ka me te semure se Bufi ? . Mos valle Mond Bilbili eshte me pak i semure se ky kandidat ? . Ne nje parti debilesh pse ju gjykoni nje débil kurcai eshte njesoje si te tjeret ? . Ky eshte racisme....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Agushkari

                                      o njerez, a ka me te çmendur se mul noka dhe ajo leshverdha e disa,te tjere qe hedhin helm e djegin karriget ne kuvend ? dhe ngeli ky tipi I fiksit qe ka dokument

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vikja

                                        Keta njerez i duhen Berishes se vet Nuk sulmon dot ne Parlament, por ve keta qe kur ti hypin ato xhindet e tij the kur ti jape sinjal Berisha te hidhet ne sulm dhe Nuk denohet se eshte me kartele…. A e kuptuat tashti lojen e Sali kriminelit??????? Lol….

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          Iso

                                          Nuk e di per kete person,keshtu nuk mundem te komentoj por per tik llapen e di me miljon perqind qe ka tentuar te vetvaret dhe nje here ja kane hequr litarin komshinjte e heren tjeter shoku i klases.Perderisa nuk e ka realizuar vetvrasjen deri tani,do te thote qe si sharlatan qe eshte ka dashur ti beje presion vjehrrit te korruptuar qe ti japin vajzen sepse ne fillim nuk ka qene dakord.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. e
                                            edmond( koder rreshen)

                                            Kur njeriu esht i semur psiqik gjendja e tij te tregon vet, e nxjerr zbulur si foli apo nuk foli !- Nje Prind e mor Djalin e tij per te shkuar per ngushellim,dhe e porositi te mos fliste .... dakort i thot i Biri .- Ne Oden e ndushellimit,i ndajn Bab e Bir, por nuk vonon shum ,dhe ne dhomen tjeter ku ndodhej Djali degjohen te qeshura ?! - Qohet i jati per te par se cpo ndodhte ne dhomen ngjitur,hap deren ,dhe ku Djali shikon te Jatin i thot : Un e majta fjalen nuk fola, por k´ta me kuptun se kush jam !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Mjeku

                                              Ama "zbulim" qe ka bere Tema...me i madhi fill pas botimit te Karteles Psikopatise Rames nga Mero kur ky ishte pacient i Spitalit psikiatrik "Dr. Sadik Dinci" ne Elbasan.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spitali 5

                                                Mero eshte specialist me nxjerr kartelat e te semureve!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Cubi

                                                  Po pse ata që janë pa kartele mos do jenë më të mirëëëëëëëë. Asnjëherë jo 90%shqupi me kartelë është . Nuk është bërë ndonjë zbulim i madh aty kanë qenë,aty do të jenë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Aron

                                                    Ku eshte lajmi i ri ketu? Keta te opozites bashke me udheheqesin e tyre me kartela jane te gjithe. Por, duket qe me kartela jane edhe ata qe u shkojne mbas, se nuk ka tjeter shpjegim.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Texas

                                                      E paska gjetur Sala zevendesin , vete me kartele dhe zevendesi me kartele .Gjithe ushtria e PD me dy kartela , spiuna Serb dhe Grek , dhe kartelen .......

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pështaner Zeitung

                                                        O robtë! Po ai, një copë deputet kërkon të bëhet. Si gjithë të tjerët, ta ngrejë dhe ta ulë kur i thonë. Po, si t'ja bëjmë këtij që na "qeveris"? Ka hedh një gur në pus, dhe gjithë vijnë vërdallë për ta nxjerrë.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. D
                                                          Demotakercita

                                                          Nxerrja e karteles mjeksore eshte nje veper e denueshme.Personi ne fjale mund te jete i semure por denigrimi qe i behet eshte cnjerezor.Turp per kedo,si per kanalin televiziv ashtu edhe per personat e tjere.KQZ-ja duhet ta kishte kontrolluar dhe ndaluar kanditimin e tij.Kushdo qe komenton duke bere etiketime ben gabim.Semundja e cdo lloj eshte fatkeqesi personale,nuk eshte vrasje apo grabitje.Ka shume komentues ,qe urejtia per qoftelargun Sali (dicka normale per nje njeri te mbrapshte e antishqiptar)i ben te tejkalojne dhe etiken njerezore.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. L
                                                            Loni

                                                            Si popull ne shqiptarët i duam ndryshimet të ndodhin atëherë kur kanë vlerë vetëm për ne si individ. Kjo na ka bërë dhe na bënë të besojmë në sharlatanë politikanë, të cilët se kanë për gjë të thonë dhe premtojnë atë që duam ne dhe sidomos kur e duam ne. Premtimet boshe janë treguesi më i qartë i cili dallon revolucionarët dhe të marrët nga politikanët e arsyeshëm. Ndaj ne si popull, ngaqë i duam ndryshimet në mënyrë të menjëhershme, na pëlqen të besojmë sharlatanët, të marrët dhe revolucionarët duke votuar kurdoherë jonormalët. Pra shkurt, po nuk të pamë se je katërcipërisht i marrë ose përfundimisht i çmëndur, as mos shpreso se mund të fitosh përkrahje nga ky popull.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. B
                                                              Bobi

                                                              E verteta eshte krejte ndryshe, zotrija ne fjale nuk ka asnje crregullime mendore ase i semure ska qene asnjehere. Te gjitha keto manovra mjeksore i ka bere te fitonte kempin ne ate kohe, pra te vithte shtetin. Dhe sote ka me mira si ky tipi qe ne bashkepunime me doktore jane bere invalida qorra te pafte vetem e vetem per te perfituare kempin.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje