Analisti Frrok Çupi thotë se kontrata e lobimit të PD në SHBA, është financuar me para të pista dhe të vjedhura.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se me këto para, Berisha kërkon të heqë non gratën.
“Sigurisht, ka një film që akoma nuk ka mbaruar. Realisht, bota ka një film të Hollivudit për krimet e Berishës dhe familja. Në thelbin e vet, krimi i familjes Berisha dhe enturazhit të tij, i ngjan një amebe, sado që pjesëtohet, rritet. Prodhon të njëjtin krim. Në çdo akt kriminal, është përfitim në para dhe kthehet në krim. Tani ka shkuar në dyert e SHBA, është stacioni i fundit të Berishës. Kontrata e lobimit, jam i sigurt, është vetëm një thërrime e asaj shume të mëdha parash që ka depozituar Berisha.
Është fituar nga dy bijtë e vet dhe gruaja. Paratë e grabitura nga ky vend, janë depotizuar për të mbrojtur krimin. Këta kanë zhvilluar gjyqe nëpër botë, kanë kushtuar para pa fund, por të padeklaruara. Këto para i përdor për t’u mbrojtur. Kjo është shumë parash që paguhet dhe se vërteton se Berisha ka kryer krime. Tentativa për të blerë DASH, është më kriminale se krimet e tjera. DASH dhe SHBA janë garancia për demokraci dhe të drejtat e njeriut. Berisha për shqiptarët është i vdekur, mosqenie politike, nuk e beson askush”, theksoi ai.
Ik o Çupi i xhaxhait! Nuk ja vlen te lexosh nje parronazhist!
Uroj qe budallenjte perreth berishes te jene me pak se gjysma se ndryshe duhet te pohojme qe Shqiperia nuk shkon ne drejtimin perendimor. Çfare presin keta idiote qe Departamenti i Shtetit Amerikan te shkele demokracini per kriminelin e hajdutin Berisha se bashku me familien e tij…….
Po mire, lexo F. Garon, se eshte me e kulturuar, ose ate kokezbathurin Lelo, qe e mban veten per te sofistikuar.