Edvin Kulluri deklaroi në Report TVse fushata për koalicionin “Djathtas për Zhvillim” po ecte sipas pritshmërive, duke pasur mbështetje të lartë të qytetarëve dhe shpalosi objektivat për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
“Objektivi ynë në Vlorë është 1 mandat. Objektiv tjetër kemi nga 1 mandat në Fier, Elbasan dhe deri në 2 mandate në Tiranë. Kemi objektiv dhe të sigurt të paktën 3 mandate dhe deri në 6 apo 7 në total në shkallë vendi.
Votimi për Djathtas për Zhvillim dhe përkrahja është e madhe dhe e dukshme. Do ketë pjesëmarrje të lartë. Nuk ka nevojë për shpenzime të mëdha në fushatë. Nëse opozita frymëzon, nuk ka grup kriminal që e ndalon popullin opozitar. Kujtoj vitin 205 kur PS kishte grupet e forta kriminale dhe PD fitoi. PS dhe Rama e kanë bërë baltë”, tha ai për Report Tv.
Në lidhje me raportet që kanë me Partinë Demokratike, ai theksoi se nga ai formacion politik ishin ndarë për shkak tëmungesës së lirisë, demokracisë dhe shprehjes së mendimit dhe mbi të gjitha për shkak të prezencës së Sali Berishës.
“PD është parti kamikaze, një parti që vret veten. PD sulmon partitë e reja dhe kjo i shkon në favor PS-së. I bëj thirrje përfaqësuesve të PD-së që t’i bëjë thirrje elektoratit, që nëse qytetartë nuk duan të votojnë PD, të na votojnë neve dhe të fitojë opozita, por pa Berishën në krye të PD-së. Nëse duan Berishën më shumë se vendin dhe opozitën, le të vazhdojnë me Ramën në krye”, tha kandidati i “Djathtas për Zhvillim”.
Kulluri kujtoi edhe “masakrën” që kishin bërë PD dhe PS me çështjen e pronave, teksa apeloi për të votuar koalicionin që përfaqëson dhe atë si kandidat në Vlorë.
“Pse çëshjtjet e pronave kanë mbetur pa prekur, as kompensim dhe as kthim, ansjë vendim gjyqi nga PD dhe PS në qeverisje. PD la pas 33 mijë dosje pronash pa zgjidhur. Lista jonë është numri 9, Djathtas për Zhvillim dhe vetë kandidoj në qarkun e Vlorës, si djal i asaj zone nga dhe kam origjinën, kryesisht me Dukatin”, përfundoi themeluesi i ‘Djathtas 1912’.
Edvin Kulluri, fjala jote u befte realitet!
Shumë afër e keni vënë vitin në emërimin e partisë:1912! Kush ju pengoi të vinit një vit të periudhës së Skënderbeut, ose të kohës së mbretërimit të mbretëreshës Teuta, Gent, apo Pirro i Epirit? Sepse sa më në thellësi prapa të viteve të bënit, aq më përpara për të ardhmen do të shpreheshit për të fituar besimin e qytetarëve tek e ardhmja e ndritur që premtoni. Jeni parti vërtetë unikale, edhe pse e mbani vështrimin mbrapa, ecjen e keni të vrullshme përpara, një rast ky që ja vlen për t'u analizuar.
Ku kullot tani ky kallam Kulluri aktualisht ? Sikur u fik ca kohe , tani qe i eshte afruar ngordhja , eshte kujtuar te beje propagande per pozicionin qe i kane caktuar . Zakonisht robit , kur i afrohet fundi , grumbullon gjithe forcat e mbetura dhe i hedh ne beteje . Me gjithe ate ka nje gje pozitive qe eshte distancuar plotesisht nga udheheqesi i tij shpirteror , Sali Ram Sheqere Berisha , me origjine nga Berisha e Pukes . Te paret e tij , per tu fshehur krimeve te bera ne zone , jane strehuar ne shpellat e Vicidolit te Malesise se Gjakoves , veprim qe qetesoi gjithe zonen e krahines pukjane .
Ama me fjalën e Kullurit që vodhi kur ishte sekretar i përgjithshëm i Imamit merren akoma ju? Kulluri haha ku shkuan parat e sprapit të avionëve që shitët ti dhe hajduti Arben Imami? Partia juaj është njesoj pa asnjë dallim si PD por këta e heqin veten si parti e re, këta janë parti e vjetër si PD, ata janë më të sinqertë sevtër budallallëqet i thonë kurse i fshehin, plehra te dy palët.