Zgjedhjet e 11 Majit, ja në cilat vende pjesëmarrja e emigrantëve është më e lartë

30 Prill 2025, 16:40Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 Majit, ja në cilat vende pjesëmarrja e emigrantëve

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit po dominohet nga emigrantët në Itali, ndërsa Greqia ka surprizuar me një pjesëmarrje shumë të ulët deri tani, pavarësisht numrit të lartë të të regjistruarve.

Ishin 91,216, shqiptarë që jetojnë në Itali që u regjistruan për të votuar nga jashtë, nga të cilat deri në mëngjesin e kësaj të mërkurë, 40,471 e kanë sjellë votën në Shqipëri.

Ndërkohë nga Greqia deri më tani kanë kthyer zarfin në Shqipëri vetëm 8,487 emigrantë edhe pse në PER janë regjistruar më shumë se 68 mijë.

Pas Italisë renditen Gjermani dhe SHBA, me nga 5.4% dhe 3.6% të zarfeve të kthyera në KQZ.

Qarqet ku diaspora ka sjellë më shumë vota deri mëngjesin e kësaj të mërkure janë Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Korça.

Në total deri më tani janë mbi 88 mijë emigrantë shqiptarë që kanë votuar për zgjedhjet e 11 majit dhe zarfet e tyre kanë mbërritur në KQZ.

1 Komente

  1. e
    emigranti grek

    Ndarja e zarfave këtu në greqi është në shkallën më të ulët. Kompania postare Greke SPEEDEX,(që nuk e kuptoj përse merret ajo me ndarjen e zarfave të fletës së votimit,kur atë e disponon kompania DHL) po na mashtron ne emigrantët këtu në Greqi. Pëamvarësisht se korierër e kësaj kompanie nuk na vijnë në shtëpi sipas adresës së deklaruar po na dërgojnë mesazhe në celular se pakuja juaj ka ardhur në zyrën postare pranë vëndit ku banon gjë që nga verifikimet që kemi bërë nuk është e vërtetë. Kanë kaluar dhjetë ditë duke kërkuar zarfin ku gjëndet dhe nuk mund të gjejmë ku ndodhet ,duke mos marrë asnjë përgjigje nga kompania SPEEDEX,një kompanime sa po konstatojmë ka shumë probleme në ndarjen e postët. Më është krijuar ideja se posta greke SPEEDEX dhe DHL,po sabotojnë shpërbdarjen e fletëve të votimit,për arësyet që dihen që kanë me emigrantët shqiptarë dhe konfliktet e ftohta me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Por një përgjegjësi penale ka dhe KQZ me kryetar Ilirjan Celibashi,që na ka djegur gjashtë ditë ndërprejen e punës duke pritur SPEEDEX në shtëpi. Kemi prerë të gjitha shpresat për të marrë pjesë në votime si emigrantë. Një raport të thjeshtë nga pesë kërkesa për të votuar vetëm dy janë realizuar. Nuk e di se kush do të mbajë përgjegjësi për vjedhjen e votës të emigrantëve,SPAK duhet të hetojë rastin e greqisë në votime.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje