Gazetari Denis Dyrnjaja komentoi kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD në SHBA.
I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Dyrnjaja e cilëson një “lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës”.
Kontrata me shumën marramendëse plot 6 mln dollarë, Dyrnjaja thotë se PD-së i plasi si një bombë.
“Lobim për t’u përpjekur të kthejnë lavdinë para vdekjes politike të Berishës. E gjitha nuk do ishte marrë vesh nëse do publikohej kontrata, e cila i plasi si një bombë PD dhe marifetçive që janë aty dhe për fat të keq për të disatën herë konfirmohet që në atë parti ka një mendësi manipulative.
Përpiqen me çdo mjet, deri në ekstremet e idiotësisë, që të mbrojnë atë që është e zezë, pra të zezën ta bëjnë të bardhë. Kjo gjë plasi, më mirë pranoje, po kemi qëllim edhe të lobojmë kundër non gratës. Siç u ndërmor një konspiracion për ta shpallur Berishën non grata, kemi ndërmarrë një operacion tjetër për ta zhbërë non gratën.
Nëse ndaj Berishës do kishte një konspiracion për ta bërë atë non grata, nuk kishte nevojë me dhënë para, aq më shumë që sot është administratë tjetër. Është një administratë që ka luftuar administratën sorosiane të kontrolluar nga demokratët.
Sot kemi një administratë anti-Soros në SHBA. S’ke nevojë t’i japësh para nëse ka pasur një komplot. E di edhe Berisha që për atë që është shpallu non grata është i përfshirë dhe i implikuar. Po blen pastrimin e figurës”, shprehet Dyrnjaja.
Për Dyrnjanë, kontrata lobuese nuk ka lidhje me 11 majin. Gazetari thekson sikur Berishës t’i hiqej nesër non grata nuk do kishte asnjë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, sipas të cilit Rama do të marrë mandatin e katërt.
“S’ka lidhje me 11 majin, edhe të shpallje nesër heqja e non gratës nuk do ndikonte asgjë. Edhe sikur të iki 5 herë brenda javës në Amerikë nuk ndikon asgjë. Votuesi e ka vendosur se kë do votojë më 11 maj, nuk e ka lënë orën e fundit.
Kush do fitojë? Edi Rama, e tregojnë të gjithë sondazhet. Do shohim ca do prodhojnë partitë e reja, a do futen në Kuvend, a do mund ta çajnë sistemin. Ca risie do sjellin partitë e reja që për mua janë parti televizive", thotë ai.
Për Berishën thotë se po paguan 6 mln dollarë për të pastruar hallin e tij të non gratës.
“Paguan 6 mln dollarë të pastrojë hallin e vet, kompleksin e non gratës. Po punë e madhe se je non grata nëse të besojnë njerëzit. Atë se besojnë njerëzit dhe ka hallin që me atë që do blejë t’i thotë njerëzve që unë jam ky që më do Amerika. Po pse, Amerika do votojë këtu, apo LaCivita?”, thekson gazetari.
Flete ti DENIS si gazetar dhe me te drejte je shqetesuar per kete shume kaq te madhe qe ne fund te dites e paguajne Shqiptaret e varfer.Permende partite e vogla qe duan te hyjne parlament kush ka folur per kete shqetesim per kete kontrat kush Qorri kurr ka fole,po LLAPAJ qe bene si gore ka folur po Endri Shabani a foli keta qe flasin nga mengjezi ne darke qe Shqiptaret po vuajne dhe ju dhimset ju digjet barku per ne ku Jane ku Jane futur se nje pordhe bente Rama dhe Llapaj ekonomisti I syrit Pano Shabani apo edhe SHEHAJ dilnin ne protest para kryeministris Rama ka bere pordhe,si ti besosh keto parti qe po luftojne perte hequr nga sistemi dy partit e medha kur ketyre liderve te rinje nuk u ndahet shpirti nga Sala se I ka mbajtur e po I mbane me leke qe nuk I mbarohen Kure.
Ore le te fitojë, të iki I ngopur nga kjo botë se nuk do ti dale shpirti, ore do vuaj ne kohë te xhanit si ai kurvari që nuk I dilte shpirti pa ardhur dashnorja.
"Partite e reja",jane thjesh te qejfmbetur nga grabitqaret Berisha e kompani.Ato s'kane lidhje me demokracine.Ne nje vend tjeter ,grupime te tilla "te reja"do te leviznin gjithecka per nje vote me shume. Ec e mendo qe keta apatike te kastruar nga Berisha do te bejne ndryshe Shqiperine.
Mos thoni partit e reja, por partitë e vogla. Asnj nuk është e re, Koalicioni EuroAtlantik e Lul bashës ka dal nga PD, partia 1912 e Alibeajt dhe Dashamir Shehaj ka dal nga PD njëri tjetri 30 vjet në koalicion, Çartia Mundësia e Agron Shehaj ka dal nga PD, as partia PSD nuk është e re. E re është vetëm partia Lëvizja Bashkënjë parti që na kujton kohën e PPSH ku të gjithë ishim të barabartë, duhet të mendonim me mend e partise, të hanim njësoj, të visheshim njësoj bile dhe shtëpitë ti kishim njësoj. Prandaj mos u mundoni me këta kakërdhiqet e PD dhe me PD vet votoni për fëmijët tuaj, për partinë që ndërton shkolla, që ndërton rrugë, që rrit rrogat dhe ekeni bërë detyrën tuaj si qytetar. Voto të dëgjohesh