Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të komunikimit në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, ku iu përgjigj kritikave dhe komenteve të qytetarëve, por edhe akuzave të hedhura nga opozita.
Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë të mërkurë në samitin e Partive Popullore Evropiane të mbajtur Valencia të Spanjës, me propozim të Partisë Demokratike.
Ai theksoi se dje u dëgjuan “boritë e para” të humbjes së zgjedhjeve të 11 majit për Partinë Demokratike.
“Kemi disa gjera besoj për të filluar duke nisur nga boria e parë e humbjes që ra dje, ra dje boria në mbledhje në Spanjë, ku ishin mbledhur partitë simotra të kënetës, që u ka mbetur këneta mes tyre dhe s’dinë as ato çfarë të bëjnë dhe këneta kaloi nëpër tavolina një fletërrufe siç ndodh në konferencat e partive dhe aty filloi avazin, blerja vote me leke dhe me kanabis, punësime elektorale dhe prokurorime favorizuese për mbështetësit e socialistëve, abuzime me detyrën dhe mediat, emërimi ilegal i kryetarit të bashkisë, kërcënim dhe hetim kundër kandidatëve të opozitës.
D.m.th. një mal me broçkulla të dëgjuara sa herë ka pasura zgjedhje dhe të përsëritura sa herë ka patur humbje. E reja e këtyre zgjedhjeve është se në ndërkohë kemi një strukturë të tërë, që është SPAK, që është në terren dhe është edhe në zyrë dhe është i fokusuar në marrjen e të gjitha denoncimeve.
Por tanimë kemi një institucion që ka treguar se është mbi palët dhe le të verifikojë se ku janë votat që po merren nëpërmjet kanabisit. Sa i përket punësimeve elektorale, kohë para nisjes së fushatës, qeveria ka ndaluar llojet e punësimeve gjë që s’e kërkon ligji, por e ka bërë qeveria.
Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi ilegal. Siç ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim. Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore”, tha Rama.
Ec perpara gjigand e mos degjo cfare thote Europa ,"kurva e motit". Shkoi bufi i kenetes e ua mbushi mendjen se ketu po bahet hataja me zgjedhjet aq sa vete von der Leinen qe te pat thene ne Tirane "i dashur Edi" tani ngriti doren per te miratuar rezoluten e inicuar nga Bufi dhe keneta. Po si mundet bufi plak te nzjerre te palarat e shtepise ne pazar te Europes ne prani te 19 kryeministrave. Vertet ketu ka probleme te renda me zgjedhjet qe po ti shikosh holle holle e deformojne vullnetin e zgjedhesve dhe i bejne zgjedhjet te pavlefshme por keto jane probleme te brendeshme mes nesh e jo per tua treguar gjithe europes sidomos tane qe po miratohen kapitujt.
Zoti Rama,e ke te sigurt fotoren,madje thell ne te gjthe shqiperine pervec Shkodres. Fitorja e Saliut ne shkoder eshte per t'u ardhur keq se do vij nga budallenjet e shkodres qe i pranojn leket nga non grata Sali Berisha qe u harroft emri.
Ne 12 maj Berisha do jete i vdekur politikish perfundimish, pa kohe per tu rekuperuar se do ta merr edhe Zoti per ne parajse. Sa per PPE, te rroje Micotakis per Saliun. Rama ne 12 maj duhet te takoje Erdoganin qe ti dergoje te fala Greqise qe eshte ne rrugen e veteshkaterimit si komb megalloman. Nese nuk na do BE-ja, Shqiperia duhet te kerkoje bashkim me Italine, dhe nese as Italia nuk na do, atehere te bashkohemi me Turqine. Keshtu do biem rehat njehere e mire, duke pare nga plazhet tona edhe shperberjen e BE-se.