SONDAZHI/ Barometri, Ramen e shikojnë si kryeminiser 40,1 per qind, Berishen 23 per qind

30 Prill 2025, 23:40Politika TEMA

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin Prill.

SONDAZHI/  Barometri, Ramen e shikojnë si kryeminiser 40,1 per qind,

Metodologjia e përdorur është sërish si në matjet e mëparshme kampion rastësor i shtresëzuar (referuar njësive administrative) dhe madhësia e kampionit ka qenë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e tretë zgjedhore të Barometrit Euronews Albania në Qarkun e Tiranës është 11 Prill – 22 Prill 2025 dhe marzhi gabimit është +/-3.1%.

SONDAZHI/  Barometri, Ramen e shikojnë si kryeminiser 40,1 per qind,

Matja e tretë politike për Qarkun e Tiranës na tregon se si ka ndryshuar mendimi i qytetarëve dhe preferencat e tyre për politikanin që është më i përshtatshëm për të qenë Kryeministër dhe partinë më të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Edi Ramën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 40.1% e të pyeturve, ndërsa Partinë Socialiste si më të përshtatshme për të qeverisur 41.8%.
Sali Berishën e shohin të përshtatshëm për Kryeministër 23% e të pyeturve, ndërsa Aleancën për Shqipërinë Madhështore e shohin si koalicion të përshtatshëm për të qeverisur 24.3% e të pyeturve.
Agron Shehajn e shohin si kryeministër 9.2% e të pyeturve, ndërsa partinë e tij Mundësia 9.1% e të pyeturve e shohin si të përshtatshme për të qeverisur vendin.
Adriatik Lapajn e preferojnë për Kryeministër 6.7% e të pyeturve, koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet ndërkohë e shohin si të përshtatshme për të qeverisur 6.4%.
Arlind Qorin 3.3% e të intervistuarve në nivel qarku e shohin si të përshtatshëm për Kryeministër dhe Lëvizjen Bashkë të drejtuar prej tij 3.6% e të pyeturve e shohin si parti të përshtatshme për të qeverisur.
Lulzim Bashën 1.2% e të pyeturve e shohin si kryeministër.

6 Komente

  1. s
    sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

    perpara. me. edi. ramen. kush e. voton kriminelin. sali. kermen. vrasesin. shkaterusin. hajdutin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emer

      Edhe Edi edhe Sala jane kriminela, a s'u lodhet pash Zotin veç me keta 2 tash 34 vjet???

      Përgjigjjuni
    2. l
      lexuesi

      Te gjithe jane me sybet por Berisha eshte ndoshta ndyresira qe do te mbahet mend per pabesi, antikombetarizem dhe renegat i ndyre, ata qe votojne per te jane njesoj si ai , me mire mos te jene me kombesi shqipetare.....

      Përgjigjjuni
      1. n
        ne

        Nuk keni pare gje akoma…

        Përgjigjjuni
        1. c
          ce

          I perjetshem qofte kujtimi i vampirit te vicidolit qe me 12 maj do dale te ulerase Alibine e radhes qe paralajmeroi ne Valencia te Spanjes . Zgjedhjet na i vodhen, krimi, narkoshteti, zgjedhjet u manipuluan, u blene votat e shpifje nga me absurdet qe vetem nje mendje si e vampirit mund ti mendoje.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            Rama eshte krenar qe nuk ka as gjysmen???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje