PPE dhe Shqipëria: Kur përfaqësimi i opozitës bëhet keqinformim ndërkombëtar

1 Maj 2025, 09:56Politika TEMA
PPE dhe Shqipëria: Kur përfaqësimi i opozitës bëhet

Nga Altin Ketro

Në një kohë kur Shqipëria është në një fazë kyçe të rrugës së saj drejt integrimit evropian, Partitë Popullore Evropiane (PPE), një prej blloqeve politike më të mëdha të kontinentit, miraton një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Nën petkun e shqetësimit për “integritetin zgjedhor”, PPE rreshtohet në mënyrë të njëanshme në një narrativë të përgatitur për konsum politik të brendshëm, pa analizuar realisht kontekstin institucional dhe juridik të vendit.

Në rezolutë theksohet se zgjedhjet në Shqipëri po minohen nga blerja e votës, keqpërdorimi i fondeve publike dhe presioni mbi votuesit. Edhe pse shqetësime të tilla janë pjesë e diskutimit publik në çdo proces zgjedhor në vend, ajo që bie në sy në këtë rezolutë është gjuha kategorike dhe përfshirja e pretendimeve si “fakte” të pakundërshtueshme, ndonëse në shumicën e rasteve ato janë thjesht akuza pa vendim gjykate ose prova të verifikuara. Si për ironi të fatit, personi që është arrestuar ditët e fundit për blerje votash ka qenë një përfaqësues i opozitës në Lushnje.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK kanë nënshkruar tashmë një protokoll të veçantë për zgjedhjet e vitit 2025, që synon të garantojë ndëshkimin e çdo shkeljeje zgjedhore. Kjo tregon se, ndryshe nga pretendimet e rezolutës, sistemi po reagon në mënyrë institucionale.

Në rezolutë thuhet se në Bashkinë e Tiranës është bërë “emërim i paligjshëm i kryetarit të Bashkisë Tiranë pas arrestimit të Erion Veliajt, pa një proces demokratik”. Me pak fjalë, rezoluta pretendon se në Tiranë po ndodh një grusht institucional në heshtje.

Në fakt, asgjë nga këto nuk qëndron. Erion Veliaj, ndonëse i paraburgosur pa një akuzë të formuluar, vijon të jetë kryetar i Bashkisë Tiranë. Nuk ka dhënë dorëheqje, nuk është shkarkuar, nuk ka ndonjë vendim gjykate që e pezullon nga detyra. Thjesht ka deleguar përkohësisht kompetencat te nënkryetarja, siç e lejon ligji për qeverisjen vendore. Këtë e di çdo praktikant juridik i vitit të parë - por jo PPE.

Kjo tregon që në PPE, ose mungon dëshira për të verifikuar informacionin, ose ka një gatishmëri të frikshme për t’u përdorur si kanal për propagandën e një grupi opozitarësh që kërkojnë me çdo kusht të ndërkombëtarizojnë krizën e tyre të brendshme.

Problemi nuk është vetëm te Veliaj apo bashkia. Problemi është kur një organizatë e madhe si PPE bie pre e manipulimeve të ulëta dhe përdoret për të fabrikuar një realitet që nuk ekziston. Kjo nuk ndihmon demokracinë në Shqipëri. Ndihmon vetëm ata që duan të krijojnë kaos përmes dezinformimit, sepse nuk arrijnë dot të fitojnë në mënyrë demokratike.

Nëse PPE do të vijojë të merret me punët e bashkive shqiptare, së paku le të shfletojë faqet zyrtare në internet për të parë se cili është kryetari, para se të miratojë rezoluta. Se ndryshe, mund të shkojë më keq se Bufi i Kënetës: do përfundojë jo vetëm në batak, por edhe në rrjetën e propagandës më të mjerë të Ballkanit.

Rezoluta kritikon faktin që rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë. Shqipëria ka ende rrugë për të bërë në përmirësimin e kuadrit zgjedhor. Por të thuash se nuk ka progres është jo vetëm e padrejtë, por edhe e pavërtetë. Në vitet e fundit janë miratuar ndryshime ligjore në përputhje me disa nga rekomandimet kryesore të ODIHR, përfshirë transparencën në financimin e partive dhe rritjen e kompetencave të KQZ-së për monitorim. Nëse ka ndonjë pikë që nuk është zbatuar nga rekomandimet e OSBE/ODIHR është ajo për depolitizimin e komisioneve të votimit e të numërimit, por kjo ka ardhur prej refuzimit të opozitës, gjë që mazhoranca socialiste e ka respektuar për të mos i dhënë alibi opozitës që të mos njohë procesin zgjedhor.

PPE përmend përdorimin e administratës publike për qëllime elektorale dhe punësime të qëllimshme. Këto janë kritika që kanë ekzistuar tradicionalisht në diskursin politik shqiptar dhe janë përmendur shpesh në të kaluarën nga çdo opozitë - për çdo qeveri. Pra, edhe kur opozitarët e sotëm ishin qeveritarë. Ndërkohë që punësimet në prag të zgjedhjeve parlamentare, kanë kohë që janë ndaluar me akt nënligjor që të ndodhin.

Sa i përket pluralizmit mediatik, në Shqipëri nuk mungojnë as mediat opozitare, as kanalet e informimit kritik ndaj qeverisë. Opozitës i është dhënë hapësirë e pakufizuar për të shpalosur pikëpamjet e saj dhe në ato media televizive që ajo i konsideron si qeveritare.

Rezoluta e PPE-së, ndonëse e bazuar në disa elementë të njohur të realitetit politik shqiptar, është e mbushur me përgjithësime, gjuhë të njëanshme dhe pretendime që nuk kanë verifikim institucional. Për më tepër, ajo nuk reflekton analizë të balancuar apo kontakte të gjera me palët përtej opozitës shqiptare që e ka hartuar.

Një dokument i tillë nuk ndihmon procesin demokratik - përkundrazi, kontribuon në polarizim dhe nxit përdorimin politik të partnerëve ndërkombëtarë si “dëshmitarë të importuar” të krizave të brendshme të opozitës.

Nëse PPE dëshiron të jetë një aktor i besueshëm duhet të ushtrojë më shumë kujdes në mënyrën se si pranon projekt- rezoluta të gatshme për vende kandidate. Shqipëria ka nevojë për mbështetje reale për të përmirësuar proceset demokratike, jo për amplifikim të narrativave të njëanshme.

Në vend që të jetë një faktor stabiliteti dhe profesionalizmi politik në kontinent, PPE rrezikon të bëhet zëdhënëse e versioneve që as në Shqipëri nuk gëzojnë më besim. Dhe kjo është jo vetëm një njollë për reputacionin e saj, por edhe një shenjë alarmi për mënyrën se si informacione të rreme mund të përfshihen në dokumente zyrtare të nivelit evropian.

37 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Per kete arsye populli nuk duhet te votoje saliun dhe tentakulat e tij .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Populli te votoj per Aleancen Rama - Berisha, akoma me mire!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjkko duhet spastruar nga berishiti i terbuar Bani

        Fajin e ka Gjkko e qelbesires Bani/o qe e kemi Saliun akoma neper kembe.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mortja

        T'i thuash buf kenete eshte sikur ta perkedhelesh kete monster shkaterruese, pjelle te kryqezuar me gjak serb, qe vetem vjell vrer e mbjell vdekje ne Shqiperi. Kur do shpetojme nga ky e nga pinjollet si ai?

        Përgjigjjuni
        1. P
          PPE ( P ordhi , P epja , E spagne )

          Keta te PPE. bejne pjese ne kontinentin europien apo jetojne ne planetin Mars ?. Qe Bufi eshte personne non grata ne SHBA dhe Angli a e dine ? . Se Bufi eshte personne i pandehur a e dine ? . Qe Bufi ka qene sekretar PPSH a e dine ? . Qe Bufi ngriti firmat y a e dine ?. Qe Bufi shkateroje vendin ne 1997 a e dine ? ... Po ndalem ketu ....nese e dine dhe bejne te paditurin kemi te bejme me nje organizate te rrezikeshme terroriste .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teme

            E dinin kur hyme ne Nato dhe kur hoqen vizat dhe kur nenshkruam MSA. Po ky Bert Cimcakizi juaj ku na anetaresoi?

            Përgjigjjuni
            1. f
              folen idiotet

              Pika qe s'te bie ty o idiot. XDDDD U bete ju analfabetet t'ju jepni mend PPE, Partise me te madhe ne PARLAMENTIN EUROPIAN!! Por, mesa shoh, duhet te jesh ose patronazhist kopuk, ose nga ata pleqte koketrashe qe iu ka mbetur ora akoma ne 1997, kur po behen 28 vire prej atehere. Aferim mor te uruar, dashkeni ta ndjeni Ramazonin ne prapanice edhe per 4 vite te tjera, nuk ju mjaftuan 12 XDDDDD

              Përgjigjjuni
              1. F
                Folen budallenjete

                Folen idiotet ..... haaaaaa u kenaqa sa budallenje ka Shqiperia , do votojme komunistin Berrisha mos u merzite , jo harrova komunistin Rama haaaa. - Idiot apo idiote per sa kohe ju do mbeshtesni nje komunist nje dhender Serbie nje shoqerues i Fredi Shehu Bejleri antishqiptar i perbetuar , per sa kohe ju nuk do gjykoni veprimet e nje antishqiptar si Bufi jeni bajgat e vendit . Nuk jam socialist e as komunist i PD po per sa kohe ju plehra nuk do ta kuptoni qe Bufi eshte minutes i demokracise , vendin nuk do perparoje.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  folen idiotet

                  Shoku im, nuk me ha shume buza kulac edhe nese cof Saliu neser. Por ama qe ta rrije edhe 4 vjet te tjera Ramazoni, vallaj me duket jashtezakonisht e tepert. Paramendo se edhe nese Saliu i fiton zgjedhjet (qe nuk ka shume shanse), ai me shume mundesi nuk i arrin dot, se elbete 80 vjec plakushi. Ama ky tjetri 60 eshte a s'eshte, dhe me keto mend qe ka, ai duket se do te vazhdoje edhe per me shume. Nuk ma ben dot zemra te kurorezojme mbret prape.

                  Përgjigjjuni
            2. K
              Kur ha pilaf

              Për këtë rezolutë nisur dhe nga ankesat e qytetarëve shqiptar në Greqi,për dokumentat e votimit,tëcilat nga DHL e Greqis nuk u dorrëzohen sipas adresave,tregon se ka dorë dhe Micotaqis i cili nëpërmjet bufit të kënetës kërkon të realizojë ëndrën e tij,pēr ta bërë Himarën greke.Shqiptarët dhe institucionet e shtetit duhet të jënë vigjilent.Për të shpëtuar pjellën e vet Sali Karaxhiç e ka nxjerrë Shqipëin në ankand.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve

                Sakte or Ketri Altin - ato Partite Popullore Europiane mund ti informoje per keqinformimin e tyre vetem Sulltan Rama, Krye-eunuku Balla ose se paku Balluke shefe Haremi .

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I Cudituri

                  Sali berisha duhet te varet ne mes te Tiranes qe te shpetoje Shqiperia , nuk ka rruge tjeter ???

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Peshkatari currila

                    Analize e sakt po kujt ithua atij qe e ka qellim nxirjen e Shqiperise per ta vjeldhur e shkateriar si grek serb e hu popull voto me mendim per te ardhmen e rinis son jo per pasurimin e salxenit familjes serbe berrish

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Akoma ???

                      Rrofte shoku Enver . Poshte ata qe shajne shqiperine socialiste fanar ndriçues nen udheheqjen e shokut Edver.

                      Përgjigjjuni
                    2. L
                      Lexuesi i rregullt

                      Se cfare jane organizatat partiake internazionale ne vecanti, por edhe partite politike ne pergjithesi kudo ne boten e sotme demokratike, lexoni, ju lutem ( kush ka interes) Jurgen Habermas. Ne thelb, sipas tij, jane grupime ideologjike propogandistike qe kane akergji nga faktet dhe e verteta!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teodor

                        Kte ka bere dhe Rama be opozite kete bejne dhe keta idiotet. Nese mendoni se Shqiperia po shkon mire atehere si shpjegohet qe te gjithe duan te ikin...bile dhe patronazhiste. Rama do fitoje serisht. Shans per opozite te mire nuk ka. Ndaj njerezit nuk kane shprese. Nuk ka njeri te kenaqur ne ate vend ku thuajse asgje nuk funksionon si ne Europe.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Téo teodor

                          Teodor qe je pak budalla edhe ti e di , haaaaa njerzit votojne Ramen por duan te ikin o budalla i lindur apo je bere ne jeté . Une votoje Ramen dhe gjeje nje pune ne Suedi me rroge me te larte , ç'lidhje ka Rama ne kete histori ? . Te rroshe vete se mendja te ka ikur

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berati

                            Une votoj Ramen dhe gjej pune ne Suedi dhe iki. Pra ti kokerr e debilit vuan nga sindroma e Stokholmit se ndryshe nuk ka se si te votsh dy here ,njehere me duar dhe njehere me kembe.

                            Përgjigjjuni
                        2. d
                          deda

                          kjo që bën pd me sali ram berishën vërteton katërcipërisht shprehjen :(BËJ SI THEM UNË E MOS BËJ SI BËJ UNË)që dmth atë që bën vetë ja hedh të tjerëve

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PPE moj PPE ,për Saliun bëhesh pre.

                            Sali Berisha prototip i njeriut që tradicionalisht përpiqet të lajë mutin me shurre ,por tani që po lodh duart duke numëruar 6 milion dollarët i çoi sapllakët dhe uturakun PPE dhe PPE mekënaqësi i është futur punës për të larë e shpëlare kakën e Saliut

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fetish

                              ja dhe ky gamori, qe paska fetish kaken e saliut. LOL. ju muart mortja ju muart

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Emigranti

                              saliMynxyra është kamikaz hamasian, një sharlatan komunist, që nuk ka asnjë lidhje me intetesat e Shqipërisë dhe demokracinë në vendin tonë. Një islamik provincial, që as në vendlindjen e tij nuk e pranojnë, ku ka vrarë mbi 200 djem tropojanë dhe ka masakruar familjen Haklaj dhe gjithë Shqipërinë, që është shpallur i padëshirueshëm nga Qeveria e ShBA dhe Anglia, që është i papranueshëm nga i gjithë populli shqiptar, që është nën hetim për korrupsion madhor, që më 1997 e futi vendin në luftë civile dhe ndërhynë forcat ndërkombëtare për stabilizimin e gjendjes etj etj, është marrëzi të bëhesh ndjekës i tij dhe të mundohesh të ricikmosh në pushtet një antishqiptar, që sot duhet të ishte në burg për krimet e pafund! Zoti Ketro ka bërë një analizë faktike dhe meriton falënderim. Shpifësi, ish komunisti funksionar i diktaturës, i korruptuari, i paafti, i rrjedhuri nga trutë, një shtrembaluq, që po vdes, duhet të tregohet me gisht si e keqja numer 1 e Shqipërisë, që prej dekafash është bërë pengesë për progresin e vendit dhe shkaku i arratisjes së shqiptarëve.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vlonjati

                                Ljo parti është parti kurvash, si fjala vjen Fofia Pak e Genc Pollos. PD nuk duhet dhënë asnjë votë dhe vdekje e sali cjapit plak matuf serbo rus

                                Përgjigjjuni
                                1. p
                                  plaku

                                  Një pyetje, a njeh kush në ketë botë ndonjë kriminel, hajn, spiunë, shpifës e shkatrrues të kombit dhe atdheut si Salih Berisha me shok NON GRATA.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rinia.

                                    Sali Berisha eshte sherr Berishe!Ne Tropoje thuhet:Cdo gje zgjidhet vetem sherr Berishe mos qofte!Ne e kemi patur ne krye te vendit dhe pretendon te vije perseri ne pushtet!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Luani

                                      Ai muhabet ka mbaruar , me 12 maj 80%ps te tjerat vari karin ne 27-28 mirsete vini ne BE .. eshte mare vendimi, sali kerma vdes me mute ne goje , femijet ne burge shqiperis shpetone njehere e mire.., eshte kaq e dukshme sa vetem budallenjte e pd se shohin..!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Genci

                                        E tmerrshme , e pameshirshme e papare te vjelledh vrere , helm, poshtersira er vendin dhe popullin tend Asnje ne bote nuk e ben, asnje ne rruzullin toksor nuk pengon futjen e vendit te tij ne BE kurre. Eshte per ne te gjithe ne ,per te miren e ketij populli te vuajtur, per te miren e femijeve tane , qe te kthehen ne vendin e tyre dhe te jetojne te lumtur. Ky perbindesh , ky kryhajdut , ky krykriminel ,ky kryemashtrus , ky i paburre, ky beseprere i felliqur qe lufton kundra vendin tone qe po minon cdo gje te artitur me aq mund dhe me djerse quhet Sali Ram Bisha Monstra. Ky ka vrare , ka prere, ka djegur kete vend dhe nuk ngopet . Miljona po hedh te heqi njollen e zeze qe e ka mbuluar por partia qe i hiqte njollen u varros shtate pashe nen dhe , dhe shume shpejt do ta perpije edhe kete perbindesh te zi qe do pellasi me keq se Enveri dhe do cudisi dynjane. Ke mekate per te lare, shume mekate, shumeeeeeeeeeee o kuceder, o moster e ketij vendi dhe ketij populli. Kurre vota me per ty familje hajdutesh, kriminelesh , ordineresh qe lozni me miljonat tona qe kurre mos i gezofshi por u shkretofshi te gjithe. Nderi qe kerkon ti nuk blihet me leke o i pander dhe i pavlere. Zoti marrte hak per kete popull.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Akoma???

                                          Rrofte shoku Enver qe e beri lule shqiperine. Nen udheheqejen e shokut Edver jemi te paret ne pordheshitje.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. E
                                          Ermira

                                          Turp i madh per PPE qe merret me mashtrimet dhe shpifjet e ketij njeriu pa moral, pa dinjitet dhe pa vlere . Keta jane turpi i Europes! Te mbajne pergjegjesi per ato qe kane thene , te verifikohen, te nxjerrin faktet, ne te kunderten te denohen per pershpifje kunder nje populli qe po lufton me mish dhe me shpirt te behet pjese e familjes qe i perket , Europes !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Popull Budalla.

                                            Jane paret e Saliut, or te shkrete! Kush po e can bythen ne Amerike apo Evrope per Shqiperine! Aty ne rresht ka dale nje tjeter La Cvita per te marre paret e Saliut, qe kane dale ne ankand. Paret e Saliut shiten lire, por u shiten vetem personave sipas rregullit "me detyrim percaktim"...Ato shiten baraz me nje fjale apo me nje firme... Korrupsioni nuk ka lindur ne Shqiperi, megjithese sot Shqiperia eshte bere shembull edhe per Evropen apo Ameriken... Jane sulur tere mafiozet e Amerikes dhe Evropes per paret e shqiptareve. Prit kur te sulen edhe kinezet apo aljenet....

                                            Përgjigjjuni
                                            1. d
                                              drejtesi e munguar

                                              Europa ose (Egropa) ku kerkojme te anetaresohemi,qe pranon nje te denuar (me vendim perfundimtar)mund te ndikohet negativisht nga fjala e Saliut.Saliu eshte njeriu qe nuk duhet te qaset fare ne Europe.Ne qoftese duan te njihen me te vertetat qe thote Britania e Madhe apo Amerika,mundesit i kane.Eshte per te ardhur keq qe kjo parti paska kaq force sa te eresoj ecurin qe vete e kane pare e miratuar europianet.Eshte kjo Europe qe ne shekuj i ka bere keq Shqiperise. Por ka mundesi ti bej mire sot,Shqiperise e Kosoves.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Lanabregsi

                                                Monster Sali hale Berishen kriminelin me te madh shqiptar,nuk e shpetojn disa te rrjedhur ne PPE eoropiane si Doris Pack, Grosruku austriak dhe shume grosruker te ndryshkur ne Europen e djathte.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dajti

                                                  O Sali monstra,o Sali haleja,o Sali krimineli,o Sali I pacipe,o mut muti,na ngence mutin megjithata Doris Packet e ne PPE. Populli shqiptar ne 11 Maj ty dhe gjithe ata si ti ne Europe do i japi pergjigjen e merituar duke votuar PS dhe Edi Ramen.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    lexuesi europian

                                                    Ftesa e Berishes ne PPE tregon se Europa kerkon qe Shqiperia te kete nje perfaqesim qe diskretituar dhe te korruptuar ne drejtimin e saj , jo se Rama nuk ka gabime dhe eshte po aq i koeeuptuar si Berisha por korrupsioni nuk luftohet duke nderruar karriket e figurave me te diskretituare por duke perkrahur te rinjte qe jane me pak te implikuar, kjo tregon se PPE eshte po aq e korruptuar si dordolecat shqipetare..... Duket qarte qe institucionet Europiane nuk jane me larg se realiteti shqipetare por me nje ndryshim qe etiketa e tyre eshte me nderlikuar se idioteve shqipetare....nuk ka seriozitet kudo ......

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. s
                                                      sokrat

                                                      Keta duan te njollosin vendin e tyre me cdo kusht! Prandaj nuk duhet te vijne ne pushtet. Me sa di ketu ne Shqiperi eshte vendosur nje ekip monitorimi nderkombetar, nga te cilet nuk i kemi degjuar keto perralla qe po degjojme nga PPE, te cilet kane miratuar ato qe i ka thene SB. Dihet burimi i piset nga i kane marre. Jane te gjitha pretendimet e PD ne zgjedhjet e kaluara te 2021, alibi edhe per humbjen ne zgjedhjet e 11 majit 2025.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Prisni

                                                        Mos moreee , ste paka thene gje Ekipi i monitorimit ty . Epo luajten mendesh partite e djathta , qe qeverisin ne 14 vende, nga sharmi i Saliut. E kuptoj qe jeni te habitur ju qe keni 12 vjet qe ushqeheni me propaganden socialisto komuniste te rilindasit. Po i bije FASADA regjimit dhe po del lakuriq siç e ka deshire Edi.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. A
                                                        Angjelin

                                                        Ky poljaco-vrases-hajdut, ne njeren ane kerkon voten e Shqiptarve por ne anen tjeter na ben trafikant dhe kriminel ne syte e botes. Ky qelbesire meriton te varet ne mes te sheshit. Kemi vuajtuar mjaftushem nga paragjykimet sllavo - greke dhe ky na mungonte. Ptu tu shdukte rraca e ndyre o kriminel. Rama ka bere shum faje dhe gabime por si mund ta votosh kete barbar aman?

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje