Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” ironizoi edhe për kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA.
“Por janë se për mua dhe për ne 7x7 nuk bëjnë 6 milionë. Por për ty dhe për të gjithë ata që pijnë ujë kënete që në mëngjes dhe më pas e derdhin këtu nuk bën përshtypje 7x7 mund të bëjnë edhe 6 mld dhe nëse janë të kënetës për ju janë ok dhe më pas në mënyrën më të pacipë del ndonjë kukumjaçkë e kënetës dhe thotë se mirë se s’ka ndonjë gjë kjo se kaq është x shishe verë që pi Rama.
Po ku di ai se çfarë bën Rama në jetën e tij private. Apo hedh njëri një gur në lum, dhe futen 100 të mençur dhe nuk e nxjerrin dot. Në këtë rast gurin e hedh njëri dhe ata që hidhen për ta nxjerrë janë të gjithë gjysmakë e çyrykë”, tha Rama.
Duke iu përgjigjur një komentuesi që i shkruante se boll ka qëndruar 12 vite në pushtet, Rama tha se nuk qëndron në këtë post për veten e tij, por për vendin.
“Unë s’po kërkoj asgjë për veten time. Nuk është për veten time apo për karrigen ku jam ulur. Këtu është misioni im dhe i PS, të ftoj ta bësh edhe misionin tënd që ta bëjmë Shqipërinë në BE. Për këtë rri në detyrë.
Sa i përket viteve, numëro sa kanë ndenjur jo një por më shumë se një kancelar në Gjermani, dhe pyete veten po gjermanët janë diktaturë apo popull çyryk. Asnjëra dhe as tjetra, kështu edhe shqiptarët. Nuk jetojnë në diktaturë dhe nuk janë popull çyryk.
Siç i bëjnë ata që duke mu hedhur mua nëpër ato moçalet televizive që më hidhen se pse bëj një batutë se gjysma e burrave janë çyrykë. Ndërkohë kjo batutë ka një të vërtetë brenda kur mendon se një pjesë e madhe e burrave preferojnë kënetën, se ta thoshin se duam Ramën dhe PS, dhe po votojmë Stamo Dumon, ok! Po kënetën përsëri? Ça t’i thuash?
Politikisht është skandaloze. Patriotikisht është skandaloze. Europianisht është skandaloze nga të gjitha anët. Është thjesht turp të mendosh se Shqipëria mund të përfaqësohet nga këneta”, u shpreh Rama.
Ramën e ka marrë malli për burg, ndaj kërkon ta rikthej në pushtet, duke e pastruar dhe nga dosja Partizani.Nuk e din se Berisha është i pabesë.Ja rasi Nexhmijes,Ramizit,Tosit., mendon se shoqëria me bustin e plakut të Mitsotakis, do e shpëton nga maloku Tropojan
E keni shume gabim kur ju shkon ne mendje qe Berisha do fus ne burg Ramen! A nuk ishte Rama qe e mbajti jashte burgut Berishen, NE PENSION, qe aleanca 2025, nuk mund te kuptohet ndryshe veçse si Aleanca Berisha -Rama, 2025!....lol
Vazhdo z. Rama me kuklla te teatrit ti. Keta ta kane marre SPAK-un, dhe te futen miqte e tu me te afert ne burg dhe ti vazhdon me teater me kuklla per femijet e kopshteve. Ore, bej dicka per keta qe e nxoren kriminelin nga arrestimi shtepiak dhe e lane te beje qejf me zgjedhjet dhe te dale jashte si i do qejfi. Te marre para nga 'patriotet' greke dhe ata serbe dhe te blejne shqiptaret e varfer te votojne per ta. A e kupton ore njeri i gjate se cfare po ndodh!? Duket sikur je ne token e lalala-se more djale!
O palaço nuk ke turp fare qe ben monolog cdo dite me veten ne mengjes?! Kujton se mund ta mashtrosh popullin me keto gjera akoma? Te ka dalur komplet boja o legen. Shqiptaret do ta tregojne me 11 maj kete gje.
Ec perpara o gjigand, mos degjo cfare thone keta qyryket e bufit. A ka turp me te madh se ti permendesh dikujt se cfare ha e cfare pi. Se mos u fik Shqiperia per nje shishe vere 33 mije euro ne dite qe pi Kryeministri jone i nderuar. Po ja me nje llogari te thjeshte i bie qe per 365 site te jene shpenzuar per ate vere 12 milioneuro. E cfare jane per nje popull 12 milion euro ne vit dhe per 12 vite 144 milion euro ? Asgje fare, xero.Aq me teper ta krahasosh me inceneratoret qe nuk ekzistojne qe ca hajdute e besprere prapa kraheve te Rames i moren aq para me nje dore .
O te qifsha ropt o rrot kari