Tri ditë para zgjedhjeve - Pas Shkodrës, kreu i SPAK mbërrin në Lezhë

8 Maj 2025, 13:06Politika TEMA
Tri ditë para zgjedhjeve - Pas Shkodrës, kreu i SPAK mbërrin

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ndodhet aktualisht në Lezhë pas vizitës së tij në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, vizita në Shkodër lidhet me hetimet për krimet zgjedhore. Ndërkohë e njëjta arsye ka në fokus vizitën pasuese në Lezhë, ku burimet citojnë se Dumani do të zhvillojë takime në Prokurorinë e Lezhës në lidhje me ecurinë e hetimeve për krime të mundshme zgjedhore.

SPAK bëri me dije sot se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit.

Në lidhje me 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

 

8 Komente

  1. t
    taku

    E ndriti Dum Dumi ..tani I ngelen zgjedhjet.........I ka nxjerre Berisha ushtaret qe te ndikojne te zgjedhjet .......Ky eshte me keq nga Llalla bashke me Olcin e Dados .Celbibashin e Fate Gerdecit.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Adriatik Dhalla 3, 4 apo 5?!....lol = at telefon te Rames, cu ba?...lol

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qamili11

      O Dum Dum, paret po derdhen lum....U kenaqen fukarejte, mish e raki po i bejne leket e dhuruar per fushate. Ty te rrofshin inspektimet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia Behet Mirdite

        Kur do ta hetosh Belinden dhe Krifcen

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bllof do dalesh, frikacak i madh

          Doli dhe SKAP me urdher te berishit

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rezi

            Po pse duhet ky? Nuk ka besim tek drejtësia lokale? Apo për show, ti bëjë qejfin Berishës, baba dola unë. Ik ore bëj punën që të takon, ka dalë për xhiron e javës.

            Përgjigjjuni
            1. E
              EMIGRANTI

              Kam bere koment ,pse nuk e postoni?

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shlkelzen Ber!isha

                Besoj qe ke bere kritike me spec qe nuk i intereson Meros me urdher te Ramazonit.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje