Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Celibashi, doli në një konferencë për mediat rreth orës 11:00 duke bërë një përmbledhje të situatës së procesit të votimit.
Ai theksoi se procesi i votimit është duke vijuar në të gjitha qendrat e votimit në vend.
“Nuk kemi për momentin asnjë qendër votimi të pahapur apo të bllokuar. Janë 8 përqind të qendrave të votimit të hapura me vonesë, deri rreth orës 08:00.
Në 5 përqndind të qendrave të votimit ka rezultuar se nuk kanë qenë të pranishëm 7 anëtarët. Në 5 përqndind të qendrave të votimit kemi raportime se ka pasur tensione, ka ndërhyrë KQZ dhe më pas situata është stabilizuar.
Në 5 përqind të qendrave të votimit kemi mosrespektim të distancës prej 150 metrash nga individë që kanë votuar dhe qëndrojnë në këtë zonë”, tha Celibashi.
Kreu i KQZ-së ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e kandidatëve për deputetë pranë qendrave të votimit, gjë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Kemi pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në qendrat e votimit. Disa kanë shfaqur dëshirë të vëzhgojnë procesin, pa e ditur ndalimin ligjor. Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit – kjo e drejtë u takon vetëm gjatë numërimit,” sqaroi Celibashi.
Ai shtoi se ka patur një rast të raportuar për intimidim ndaj votuesve, që po verifikohet, ndërsa bëri apel për respektimin e rregullave ligjore nga të gjitha palët për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.
Me çfar po lexojme del e qarte se palaçot e PD gjithmone nxjerrin probleme. Pse ndodh kjo? Policia e shtetit nuk po ben detyren ti marre per bythe dhe ti zvarrisi ne burg sepse nuk kane asnje te drejte te prishin vullnetin e kujtdo qe do me çiltersi te votoje per ate qe do dhe mendon. Policia duhet qe te zbatoje ligjin te jete shume e prere dhe e drejte per te gjithe pa dallim partiak dhe pastj te shikojme se kush fiton vertete.
ky sepse ka nje fytyre mosbesuese, nuk e di......