Zgjedhjet e 11 majit dhe votimi nga diaspora, ja datat kur do të shpërndahen fletët në Europë dhe kontinentet e tjera

7 Prill 2025, 11:35Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit dhe votimi nga diaspora, ja datat kur do të

Kryekomisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 deri më 22 prill.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se në kontinentet e tjera do të mbërrijë nga data 15 deri më 25 prill.

“Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT. Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill

Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes!

Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ. Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!”, shkruan Celibashi.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...FORMULARET DO TI sjelli personalisht Edi Rama neper Evrope ne turneun e radhes ose jashte radhes, pasi te jete kthyer nga spitali i cmendise ne Izrael, sikur skemi spitale ne qe vet i inaguron lartmadhnija e tij global....lol

    Përgjigjjuni
    1. d
      demokrataxhiu

      Hajvan!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje