DEBATI/ Çfarë mendon Edi Rama për gazetarët: Blendi Fevziu është kazan mediatik, ndërsa Zheji thjesht një kosh…

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Arjan Çani e ka pyetur Edi Ramën edhe për mediat që ai i cilëson si kazan mediatik.

Çani i nxorri foton e Blendi Fevziut, dhe Rama i tha se ai është kazan mediatik.

Rama i tha se me atë që bën në emisionin e tij, Fevziu është kazan mediatik.

Të njëjtën gjë ai tha edhe kur Çani i nxorri foton e Eni Vasilit dhe Sokol Ballës.

Çani: Ylli Rakipi?

Rama: Ooo, kazan. Vetëm shikoje foton e tij.

Çani: Po se ka ai fajin që është ashtu.

Çani: Rudina Xhunga?

Rama: Se di, kam kohë që se kam parë.

Çani: Artur Zheji?

Rama: Se di, nuk e ndjek, ku është ky?

Çani: Ka një portal.

Rama: Është kosh, jo kazan.

Çani: Henri Çili?

Rama: Kujt i referohesh?

Çani: Gazetës Mapo…

Rama: Ooo, kazan

Çani: Armand Shkullaku?

Rama: Patjetër kazan

Çani: Bushati?

Rama: O, thellë na kazan.

Çani: Fatos Lubonja?

Rama: Kazan.

Çani: Besart Kadia?

Rama: Se njoh fare.

Çani: Andi Tela?

Rama: Nuk është një person i ekspozuar, nuk është si këta. Kam respekt në distancë.

Çani: Robert Rakipllari?

Rama: Kazan komplet.

Çani: Shpëtim Nazarko?

Rama: Shpëtimi është bohem, nuk ka lidhje. Është njeri që është në botën e tij, s’i përket kësaj bote, s’ka lidhje me kazanin.

Çani: Mustafa Nano?

Rama: Kazan, kazan.

Çani: Artan Hoxha (presidenti)?

Rama: Thellë në kazan, thellë.

Çani: Çim Peka?

Rama: Çimi është kazan komplet, asgjë tjetër përveç kazanit.\

Çani: Lorenc Vangjeli?

Rama: Ça lidhje ka Lorenci, ai s’është pjesë e kësaj bote, ai thjesht hyn e del aty, nuk jeton me ato interesa.

Çani: Po unë?

Rama: Ti je kazani i parë, por ti je i pranueshëm, se ti nuk e fsheh dhe nuk pretendon t’u japësh njerëzve leksione morali.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...