DOSSIER/ Kjo është alfabetarja e gjuhës shqipe, dhuruar sulltan Abdyl Hamitit II më 1879

23 Nëntor 2019, 10:26Dossier TEMA

Nga Jeni Myftari

Për librin “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” (Abetare e Gjuhës Shqipe) mësova rastësisht nga një artikull i botuar më 12 prill 2016, në faqet e Shekulli Agency, me titull “Libri që i dhurohet Sulltan Abdylhamidit II nga truprojët e tij shqiptarë”. Por, artikulli nuk jepte asnjë të dhënë për vendndodhjen e librit.

Librin e gjeta shumë kohë më vonë, në bibliotekën “Nadir Eseri Kütüphanesi”, në Stamboll, falë ndihmës së shqiptares së Arkivave Osmane, Ajten Krasiniqi-Ardel, drejtorit të bibliotekës “Yazma Eseri Kütüphanesi”, Salih Shahin dhe drejtorit të bibliotekës “Nadir Eseri Kütüphanesi”, Ebu Bekir Kaya, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për ndihmën e ofruar.

Alfabetarja, gjendet edhe në disa biblioteka në Shqipëri, por unë isha në kërkim të kopjes që i ishte dhuruar sulltanit.

Libri “AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” është përgatitur nga Shemsudin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj., dhe është botuar në Stamboll më 1879. Një kopje e librit, me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.

Në kapakun e parmë të librit, gjendet dedikimi për sulltanin:-

MAΔERISE TI ZOTIT MAθ Δℇ MBERETIT DAΣURE T’YNE

SULTAN ABD-YL HAMID-HANIT II

Në kapakun e pasmë të librit, shkruhet i njëjti dedikim si më lart por në osmanisht duke shtuar fjalën “Arnavudlar” (shqiptarët).

Në hyrje të “Alfabetares së gjuhës shqipe” shënohet një thënie e Naum Vithekuqarit dhe viti dhe vendi i botimit të librit (Kostandinopoje 1879)

Libri ka rëndësi si për gjuhën shqipe ashtu edhe nga ana historike, pasi ai është botuar në të njëjtin vit kur në Stamboll u themelua “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip” dhe në një kohë kur Lidhja e Prizrenit ishte akoma aktive.

Libri është një abetare e gjuhës shqipe e përgatitur nga intelektualë shqiptarë të Stambollit, e cila përveç aspektit gjuhësor përfshin edhe disa të dhëna historike mbi origjinën e lashtë të shqiptarëve, njohuri mbi astronominë, krijimin e gjithësisë dhe të njeriut, njohuri matematikore dhe të etikës.

Libri fillon me alfabetin shqip dhe më pas jep një dëftonjës të shkronjave duke e përshtatur çdo shkronjë shqip me një shkronjë të alfabetit osman dhe duke dhënë shembuj për secilën.

Alfabeti me 36 shkronja, nga të cilat shtatë janë zanore dhe njëzet e nëntë bashkëtingëllore dhe, është një kombinim i alfabetit latin me disa shkronja greke.

Libri nuk ndahet në kapituj por, lehtësisht evidentohen në të shkrimet e intelektualëve të ndryshëm, që për lehtësi studimi këtu do të referohen si kapituj ose pjesë.

Uδe ε te ϭkruarit të ſúhesε Σqip ( Udhëzues i të shkruarit të gjuhës shqipe)

Jani Vreto, praqet në libër një udhëzues për shkrimin e gjuhës shqipe. Ai shpjegon përdorimin e zanoreve dhe bashkëtingëlloreve në fjalëformin dhe bën dallimin në përdorimin e fjalëve në dialektet gegë dhe toskë.

Më shumë se një abetare, shpjegimi i Jani Vretos është një fjalor drejtshkrimor i gjuhës. Këtu emri i tij shënohet Ioan i Athanas Vrέtose nga Postenani.

Γuha Σqip (Gjuha shqipe)

Në këtë kapitull, Shemsedin Sami Frashëri shkruan për kombet dhe gjuhët si dhe historinë e zhvillimit të shkrimit.

Gjithashtu, ai flet për lashtësinë e kombit shqiptar dhe për rëndësinë e ruajtjes dhe shkruarjes së gjuhës shqipe. Ndër të tjera, Sami Frashëri thekson:- “Sot është dita që edhe shqiptarët të zenë të shkruajnë e të këndojnë gjuhën e tyre, që të mund të ruajnë kombësinë.”

Frashëri përkrah idenë e përdorimit të alfabetit latin si alphabet të shqipes duke e argumentuar këtë me faktin se Shqipëria është vend evropian. Po kështu, ai shpjegon në detaje si u arrit të ndërtohet alfabeti me 36 shkronja i shqipes bazuar mbi alfabetin me 25 shkronja të latinishtes, të kombinuara me disa shkronja të alfabetit grek.

Më pas, Frashëri thekson se është Sultan Abdyl Hamiti II ai i cili ka mundësuar shkrimin e gjuhës shqipe.

Të shkruarit e gjuhës shqipe u bë në kohën e mbretit dhe zotit tonë të math, Sultan Abdyl Hamitit të dytë, që Perëndia i zgjattë jetën dhe i shtoftë ditët! Kështu edhe shqiptarët zunë të ecin përpara e të ndriçohen me shkronja dhe dituri … -thotë Sami Frashëri.”

 Σqypnija ε Σqyptârt   (Shqipëria dhe shqiptarët)

Pashko Vasë Shkodrani, një prej figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare, sjell në libër një kapitull të veçantë ku shkruan për historinë e shqiptarëve si pasardhës të pellazgëve. Ai flet për origjinën e pellazgëve dhe shpërnguljen e tyre të herëshme nga Azia për t’u vendur në brigjet e detit të atyre tokave që sot njihen si toka greke. Më pas, ai tregon për luftërat mes pellazgëve dhe tre fiseve të tjera të ardhura një mijë vjet më vonë nga Azia dhe për lëvizjen e pellazgëve nga bregdeti për në brendësi të fushave e maleve, duke krijuar vendbanime dhe mbretëri të reja.

Sipas Pashko Vasës, ata pellazgë që zunë vend në zonat e Janinës, Gjirokastrës, Beratit e Vlorës, e quajtën vendin dhe mbretërinë e krijuar Epir, të tjerët që u shpërngulën në zonat veriore në Mat, Dibër, Shkup etj., e quajtën mbretërinë Maqedoni, ndërsa të tjerët që u vendosën në Dukagjin e ndër malet e Shkodrës, e quajtën mbretërinë dhe vendin e tyre, Iliri.

“Shqiptarët e sotëm -ve në dukje Vasa- janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve që populluan fillimisht bregdetin e atyre tokave që sot njihen si toka greke.”

Në vijim, Pashko Vasa flet për Filipin e Maqedonisë dhe Aleksandrin e Madh, për ndërmarrjet ushtarake të tyre dhe zgjerimin e pushtetit deri në Persi. Po kështu, ai flet për Pirron e Epirit, për mbreterit ilirë, Genci dhe Teuta, për Skënderbeun dhe luftërat e shumta të shqiptarëve.

Vasa e mbyll shkimin e tij duke i bërë thirrje shqiptarëve të shkollojnë djemtë dhe vajzat në të mirë të zhvillimit dhe përparimit të vendit.

Në shpjegimet e fjalëve të vështira që bën Vasa në këtë pjesë të shkruar prej tij, vihet re ndikimi i gjuhës italiane.

ΔℇΣKROИE  (Dhe shkronjë)

Shemsedin Sami Frashëri, sjell një tjetër kapitull në libër, ku përcjell të dhëna gjeografike mbi kontinentet, qytetet, fshatërat. Ai tregon për Kristofor Klombin, i cili kreu lundrime të shumta në dete dhe zbuloi kontinente te reja. Gjithashtu, tregon ndarjen e kontinenteve, flet për shtet-qytetet, për numrin e popullsisë së këtyre vendeve etj.

Po kështu, Frashëri flet për kufijtë e Shqipërisë, për gjuhën dhe popullsinë e vendit, për ndarjen gegë e toskë dhe përmend qyetete të ndryshme shqiptare, një pjesë e të cilave sot ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë politike.

Πer Γiθeςiϭtene δε per Zόn’ ε jέtese εδε  per Иεrine, bόten’ ε vόgele.

(Për gjithëçishtenë (gjithësinë) dhe për Zotin e jetës edhe për njerinë, botën e vogël)

Kjo pjesë e librit është shkruar nga Jani Vreto. Ajo përmbledh njohuri mbi galaktikën, yjet, tokën, diellin, hënën. Ai shpjegon rrethrrotullimin e tyre dhe e lidh këtë me fuqinë e mbinatyrshme të Zotit.

Po kështu, Vreto shpjegon krijimin e njeriut nga Zoti. Ai shpjegon materien dhe shpirtëroren si dhe aftësitë që Zoti i ka dhuruar njeriut dhe që ky i fundit duhet t’i përdorë në dobi të të mirës dhe zhvillimit të njerëzimit.

Vreto gjen rastin të këshillojë njerëzit me urtësinë e të parëve kur thotë se, atë që nuk dëshiron të t’a bëjnë të tjerët ty mos ia bëj ti të tjerëve dhe e kundërta.

Në vazhdim Vreto flet për rëndësinë e besës, parë kjo në rrafshin moral dhe atë fetar.

Më pas ai shpjegon kuptimin e fjalëve “Memeδeθ” (mëmëdhe), komb, fis si dhe rëndësinë e dashurisë dhe kujdesjes për mbarëvajtjen e kombit dhe mëmëdheut.

Shkrimin e tij Vreto e mbyll duke këshilluar të rinjtë të martohen e të krijojnë familje dhe të ofrojnë dashuri e kujdes reciprok ndërmjet bashkëshortëve.

Në fund ai nënshkruan Ioan-Vretua Postelanasi.

Në shpjegimet e fjalëve të vështira që bën Vreto, vërehet ndikimi i greqishtes.

Porositë e Tovitit mbi të birë

“Porositë e Tovitit mbi të birë” është një pjesë e shkëputur nga Dhjata e Vjetër dhe e përshtatur në shqip nga ℇliniϭtja prej Koto-Anastas-Hoxhit Qestoratasit. Kjo pjesë këshillon për etikën dhe moralin në marrëdhënie me të tjerët.

Numεremesoηë (Mësimi i numrave)

Jani Vreto sjell në libër një tjetër temë e cila flet për mësimin, shkrimin dhe leximin e numrave. Në këtë pjesë të librit, Vreto shpjegon me shembuj veprimet matematikore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjestimit.

Libri mbyllet me një pasqyrë për sqarimin e fjalëve të vështira.

Në fund të tij gjendet fleta e regjistrimit arkivor e cila shënon se në këtë bibliotekë gjendet vetëm një kopje e librit dhe se është shtypur më 1879.

14 komente në “DOSSIER/ Kjo është alfabetarja e gjuhës shqipe, dhuruar sulltan Abdyl Hamitit II më 1879”

  1. Eri says:

    Dmth Stambolli na paska bere me abetare. Kafshet e Mirdite megjithese Stambolli i paska mesuar dhe shqipen. Shkuan dhe i prishen flamurin Turqise.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Krijues te abetares ishin shqiptaret dhe jo aziatiket. E sa per mirditoret, shume mire bene qe e prishen flamurin e pushtuesit!

      1. Eri says:

        @Garda pretoriane…E perse nuk zgjodhen Mirditen per abetaren??Ose ndonje qytet tjeter??. Ti qe mban emrin e nje heroi inegzistent dhe te mitimizuar .Qe as varr nuk ka.

        1. abc says:

          O Er pordha, nuk zgjodhen Mirditen sepse te gjitha “qytetet” ishin fshatra ne mjerim te tejskajshem, me popull dhe kultur te c’perfyteruar.
          O Er muti … a ka pushtues ne historin Botrore qe ti besh dhurat nje Alfabet kombetar me flamurin e pushtuesit, dhe mos ta pranoj ??
          Edhe sikur kjo abetare te jete e vertet, kopertina me citatet me duket shume fallco dhe jo koherente me epoken qe flasim.

    2. Arber says:

      E lexove gabim, së prapthi!
      Patriotet shqiptare ia dhuruan abdulhamutit per ta marrë me te mire, qe te mos i pengoje ta perhapin abetaren shqipe. Ashtu sic kishte bere turqia jote e dashur per 400 vjet, qe vetem shqiptareve “te dashur” u ndaloi gjuhen e memes. Filmi “Mesonjetorja” ti thote te gjitha, edhe pse s’te pelqejne

      1. Mira says:

        Po kush e helmoi ate fukarain me nji tuf goca,turku apo greku…ujku ujku thoni ju,po çakalli(greku)bente kerdine.Aty eshte e zeza mbi te bardhe dhe ju sdoni ta pranoni se mendja ju eshte bere anti turqi.Ju jeni vetem Islamofob-pseudopatriot-ateiste qe skeni lidhje fare me historine dhe te verten mbi Shqiperine dhe atyre shqiptare qe kontribuan per çeshtjen kombetare ne tersi

  2. Sπαrtακος Θrakioτις says:

    PΣΕ ΚΑQ ΠΑK KOMΕΝΤΕ??? Νε Κετe aρtikuλλ. Νυκ ε kαnε λεxuar mε σα κuπτοj.?Aπο nδοδh διcka τjετεr?

    1. Toni says:

      @Spartakoç.Ka pak komente sepse shqiptaret shokohen se si Turqia ka bere abetaren e pare shqipe me 1879. Se si Turqia hapi shkollen e pare shqipe ne Korce 1877.Sesi Turqia beri dhe alfabetin shqip me 1908 ne Manastir.Te gjithe keto gjera madheshtore per kombin shqiptare. Kane ndodhur para 1912. Pra para se te krijohej shteti shqiptare. Duke i kapur per veshi shqiptaret dhe duke i vene ne rresht. Sepse sic ka thene dhe Gjergj Fishta. Me pare bledh nje thes me pleshta se dy shqiptare bashke.

      1. Flm says:

        O debil … nje Shqipo krijon alfabetin dhe falenderon Sulltanin qe pranoj nje dhurat.
        ###
        Titulli eshte provokativ qe te kujtojn Shqipot se u financua dhe u dhurua nga Sulltani.
        ###
        Por edhe nqs u lejua mesimi i Shqipes, ajo eshte e pakta qe duhet te bente Perandoria per 500 vjet lepirjesh te Turk-Arnautve ndaj Sulltanve ku shumica e Sulltanve ishin Turk-Arnaut.

  3. Pellazgos says:

    Si nuk i late mashtrimet me historine e Al-banistanit
    Pse dy S nje Greke dhe nje Latine?
    Ne Alfabet nuk shkruhen dy shkronja te njejta.
    Pse e ndryshuat Gluhen dhe e bete Gjuhe,apo e moret nga Glosa Greqisht.
    Ashtu sic themi Qau,ishte Klau dhe Greqisht Kleo.
    Cfare te duhet me Pellazget ty o Pashko,nuk i perktheve mire veprat e Grekeve te Lashte per Astro-nomi,shqip Ligj (low) per Yjet,Per lufterat e Pellazgeve dhe Epiri,Zone jistorike qe nuk lejohet ne Al-banistane se eshte Monarkofashiste.
    Ku ta dinte Pashkua apo Shemshedini qe do mbushej Medrese,Xhamija,Skolio Turke,Italiane etj.
    Ku ta donin ata qe Ilyri Kostandin nuk do njifej nuk do nderohej,nuk do respektohej ne Al-banistane se nuk ishte katolike dhe nuk kishte clim “Nobel” per fukarenjte ne Kalkute.

  4. katarakti says:

    E verteta eshte se edhe kur ishte duke dhene shpirt, Turqia nuk u beri asnje leshim shqiptareve. Ndryshe nga sa ishte sjelle me greket, bullgaret apo serbet, ajo edhe nje shkolle ku te mesonin ne gjuhen e tyre nuk ua lejoi shqiptareve. Per me shume edhe kur shqiptaret u perpoqen ne fillim te shekullit te kaluar te hapnin Normalen e Elbasanit, bimbashet e Anadollit shtruan ne dru nismetarin e hapjes se kesaj shkolle. Drejtori i Shkollës Normale u kap paraditen e 7 gushtit 1910 në Elbasan nga ekspedita ndëshkimore e Shefqet Turgut pashës që kishte vepruar në gjithë Gegeninë. Katër ditë më vonë dënohet nga një gjykatë ushtarake dhe internohet në Bursë të Turqisë. Ndërkohë qeveria e re e xhonturqve kishte nisur një fushatë kundër çdo gjëje që shprehte lëvizje për pavarësi, sidomos ndaj atyre që shpreheshin në gjuhën shqipe. Përballë këtyre sulmeve u gjend dhe Normalja e Elbasanit të cilën qeveria osmane e mbylli në tetor të vitit 1910. Përballë kësaj situate Fan Noli nga Bostoni i shkruante Lef Nosit në Elbasan që do të ishte mirë dhe njëkohësisht një goditje për qeverinë osmane që Normalja të transferohesh jashtë tokave shqiptare në ndonjë shtet të Europës.
    “Bisedojeni ketê çeshtje me miqt’ e atjeshme dhe shkruamëni që të di. Jam gatî dhe unë dhe z. Faik bej Konitza të vemi të gjithë në Svicerë dhe të bêhemi të gjithë profesore atje dhe të gatitim një racë te ré për Shqipërine e nesërme” shkruante Noli.

    1. Vetlla says:

      Xhon Turqit ishin anti-shqiptare te terbuar.

  5. Pagan says:

    mashtrim dhe propaganda

  6. Albi says:

    Per gjithe sa me lart;
    Alfabetarja eshte e njohur dhe e gjeni ne bibliotekat shqiptare, keshtu qe pretendimet e atyre se nuk i duket e vertete bien. Shkoni ne Biblioteken Kombetare dhe e shfletoni dhe aty do te gjeni edhe citimet. Nuk mund te sajohen citime te cilat nuk jane ne liber. Une i kam pare vete se me shtyu kurioziteti, sapo doli artikulli.
    Ajo qe eshte e vecante tek kjo dhe qe nuk e paskemi ditur eshte se i eshte dhuruar Sultanit nga shqiptaret. Pse na eshte fshehur kjo e vertete per me shume se 100 vjet?
    Koha e botimit eshte interesant. Eshte viti 1879, koha e Lidhjes se Prizrenit edhe kjo e themeluar me iniciativen e Sultanit. Por shqiptaret bene loje te dyfishte; ketu ishin me Sulltanin dhe nga ana tjeter ishin me xhonturqit, pa ditur se cfare donin ne te vertete.
    Shoqeria e te Shkruarut Shkronja Shqip u themelua ne Stamboll me 1879. A guxon te themelohet nje shoqeri ne nje shtet pa marre lejen dhe pa u rregjistruar ne shtet? Sot kemi me e pakta 2 shtete shqiptare, por hajde shko e hap nje shkolle shqip po nuk more leje nga shteti. Asgjekundi deri me sot nuk kam gjetur ndonje kerkese ligjore te shqiptareve per celjen e shkollave shqip me nje alfabet te miratuar nga shteti.
    Me ndriconi nese e keni gjetur, por dergoni dhe dokumentin origjinal jo artikujt e gazetave greke. E pra, mos harroni se censor i edukimit ne Ministrine e Arsimit ne Stamboll ishte Naim Frasheri. Shqiptaret alfabetin e njesuar e beme me 1908 dhe shpallen pavaresine me 1912. Ku jane 500 vet qe na ndaloi Perandoria Osmane me shkruar shqip? Pse nuk ndaloi greket e serbet?? Pse vetem shqiptaret? Ku jane dekretet per ndalimin e gjuhes shqipe? Pse nuk i kerkojne dhe publikojne shqiptaret vete por i marrin informacionet nga gazetat greke?
    Nje tjeter fakt interesant ne liber eshte alfabeti i perdorur, gjysem grek e gjysem latin. Nuk shohim alfabet turk qe t’i behen elozhe Sultanit.
    Me interesante eshte se Sulltani na paska ditur shqip dhe i ka shpallur konkurence kush do te mesoje te lexoje me pare shqip.
    Shqiptaret jane interesante; kurre nuk pranojne deshtimet e tyre. Edhe sot pas 108 vitesh, per shqiptaret i ka fajet Turqia, e cila u themelua si shtet 11 vjet pas Shqiperise.
    Dhe qe te mos merrni kot me fyerje e sulme, fjalet e mia ne kete koment nuk do te thone se po mbroj Turqine (se nuk e kam teze) apo kedo tjeter, por se eshte koha qe shqiptaret te ecin para dhe te mbajne pergjegjesite e deshtimeve te tyre e jo te vazhdojne te luajne rolin e viktimes gjithe jetes.
    Por hajde nje here e ta shohim se ku ishin shqiptaret para Perandorise Osmane (meqe fajin per prapambetjen e kishte Perandoria)? Cfare shteti kishin shqiptaret para Osmaneve? Ku i kishin kufinjte? Cilat ishin arritjet? Ku jane librat (doreshkrimet) e shkruar ne shqip para ardhjes se Osmaneve? Cili ka qene alfabeti shqip? Sa shkolla dhe universitete kishin? Mos filloni te komentoni ketu per universitetet ne kohen e Perandorise Romake etj, se edhe atehere nuk ishin te shqiptareve por te Perandorise. Per me teper, cfare gjuhe perdorej ne keto universitete, cilat jane studimet e bera dhe ku jane sot?
    Qe te thuash se u ndalua shkrimi i shqipes ne periudhen osmane do te thote se shkruhej me pare me nje alfabet qe gjindet ne deshmi historike. Ahhh, mbase e keni fjalen per apo copezat e letrave me pagezime te shkruara here me alfabet latin e here grek, ne varesi te gjuhes qe ka perdorur shkruesi!?
    Sa per Pellazget, ju ftoj te lexoni librin Pellazget te Vaso Pashes, botuar me 1895 dhe te perkthyer ne shqip para nja dy vitesh. Aty do te gjeni karakteristikat e pellazgeve. Na vjen embel apo hidhur, nuk jane aspak karakteristika te mira. Pastaj, cila ishte gjuha e pellazgeve? Cfare alfabeti kane perdorur? Ku jane mbishkrimet e tyre? Sa dime per ate periudhe? Pse nuk merren shqiptaret me studimin e historise se tyre por kendojne gjithmone refrenin monoton te prapambetjes se solli Turqia? A thua se ishin te perparuar para Osmaneve? Ku i kishin shkollat, infrastrukturen, spitalet, universitetet? Cfare dime ne per periudhen para Osmane? Sa e studiuar eshte ajo?
    Me lart u permend Noli por kalon pa u vene re se Noli i shkruante Lef Nosit, por i shkruante nga Bostoni jo nga Shqiperia.
    Shqiptaret nuk punuan per Shqiperine, sepse i kishin veshkat e tyre te mbuluara ne kohen e Perandorise Osmane. Kishin poste dhe ofiqe e pak menonin per SHqiperine, e cila ne ate kohe nuk ka ekzistuar si Shqiperi. 4 vilajete po, por jo Shqiperi. Kufinjte e Shqiperise u vune ne Londer me 1913 e me pas ne Konferencen e Paqes ne Paris ku shqiptaret u perfaqesuan nga 4 delegacione te ndryshme. As edhe ketu nuk u bashkuan dot.
    A i keni lexuar marreveshjet e Ismail Qemalit me Greket per shitjen e trojeve shqiptare ne kembim te nje pensioni te perjetshem per I. Qemalin dhe te posteve te premtuara nga Greqia? Lexojini qe te kuptoni ku ishin shqiptaret.
    Shqiptaret??? Cfare bejne shqiptaret??? Nuk jane ne gjendje as te respektojne mendimin ndryshe te nje bashkekombasi por fillojne me fyerje nga me banalet, si ne keto komentet me lart.
    Zgohuni o shqiptare!
    Ka ardhur koha te mos qajme per te shkuaren por te shohim te tashmen dhe te mendojme per te ardhmen. Po na iken Shqiperia nga duart e ne vazhdojme te hahemi ndermjet vedi.
    Ku jane shqiptaret sot? A e shohin se trojet mbareshqiptare po shpollohen me shpejtesi e shqiptaret po ia mesyjne Evropes per nje kolltuk e nje pune ne lavazh makinash, nderkohe qe Evropa po na urdheron te strehojme muxhahidat e Iranit ne Shqiperine tone. E keshtu pak nga pak shqiptaret do te dalin ne minorance e te asimilohen ne Evrope, ndersa Shqiperine do ta sundojne emigrantet aziatike, me urdherin e Evropes, e nje dite te bukur ata do te quhen shqiptare e ne kush dreqi e di se cfare. A e ka fajin Turqia per kete??
    Keto mendoni e mos u shani me peme familje ne cdo postim.
    Nuk e ka fajin Turqia apo Roma, apo Bizantet apo Evropa, apo fete e ndryshme. Fajin e kemi ne, shqipfolesit e Ballkanit qe nuk na dhibsen trojet tona por na i ka zene syte parja dhe lakuriqesia.
    Ka plot per te folur ketu, por gjeja me mire per te gjithe eshte te ndergjegjesohemi e ta shohim te vertetn ne sy.
    Respekte per te gjithe.
    Ju uroj nje dite te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. N
    Nikollë Loka

    Sulltan Abdul Hamidi II ishte nën presionin ushtarak, politik dhe ekonomik të shteteve perëndimore, për të njohur shkollat jomuslimane të përfshira në aktivitete kundër sistemit. Ai u përpoq të merrte masa për të parandaluar hapjen e shkollave të tilla, por nuk ishte në gjendje të arrinte sukses. Në vitin 1892, në të katër vilajetet shqiptare kishte më shumë se 1000 shkolla greke, 40 shkolla vllahe, 200-300 serbe dhe bullgare dhe vetëm 2 shkolla shqipe (Ditërrëfenjësi, 1900: 153-154). Kishte dhe një numër të madh shkollash turke. Sipas statistikave të viteve të fundit të shek. XIX, në të katër vilajetet e atëhershme kishte 1187shkolla turke, nga të cilat 1125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetëse (ruzhdije) dhe 5 shkolla të mesme (idadije) (Buda etj., 2002: 247; Hoti-Dani, 2014:41). Të përfshira në betejat midis perandorisë dhe rivalëve të saj (d.m.th., Britania, Franca, Rusia dhe më vonë Italia), shkolla të tilla u përdorën nga bashkëfetarët, në shtetet konkurruese, si pretekste për ambiciet territoriale dhe gjeopolitike të këtyre shteteve në sferën osmane në rënie. Kërkesat që ata i bënin perandorisë për të përmirësuar kushtet e bashkëfetarëve të tyre i lanë vendin frikës dhe mosbesimit jo vetëm ndaj fuqive evropiane, por edhe ndaj komuniteteve jomuslimane brenda Perandorisë (Evered, 2012:18). Në periudhën e sundimit të Abdyl Hamitit II, shkollat e ndërtuara nga shteti, apo shkollat e hapura nga komunitetet patën një rol aktiv në formësimin e lëvizjeve nacionaliste: bullgarët në shkollat bullgare, grekët në shkollat greke ortodokse; serbët në shkollat serbe (Doja, 2009:155-156). Përballimin a presionit të shteteve shoviniste fqinje që hapën shkolla në trevat shqiptare, Abdyl Hamiti II mendoi ta përballonte me hapjen e shkollave turke për të formuar vetëdijen osmane të popullësisë myslimane, duke u gjendur kështu dhe nën presionin e shqiptarëve që me të drejtë kërkonin shkolla në gjuhën e tyre. Në interes të Perandorisë, Sulltani e kishte bërë të detyrueshëm arsimimin në gjuhën turke ose arabe te myslimanët, pavarësisht nga prejardhja e tyre kombëtare. Shpresohej se një frymë e njëtrajtshme feje dhe gjuhe shtetërore do të mund të krijonte një barrierë ndërmjet elementëve të krishterëve e myslimanë (Jevalich, 2004: 209-210, Skëndi, 2000, 129). Perandoria Osmane nuk i lejoi shkollat në gjuhën shqipe edhe pas dekretit perandorak (Hatt-i-Humayun, 1856), kur me ligj, të gjithë popujt e Perandorisë kishin trajtim të barabartë në arsim. Portës së Lartë dhe Patrikanës së Stambollit iu interesonte t’i mbante shqiptarët të përçarë fetarisht (Skëndi, 2000: 26-27). Mosnjohja nga Porta e Lartë e së drejtës për t’u arsimuar në gjuhën amtare dhe përhapja në Shqipëri e shkollave turke, greke, sllave etj. e bënin domosdoshmëri arsimimin në shqip, për t’i ruajtur shqiptarët nga asimilimi kulturor dhe etnik që u kanosej atyre në shek. XIX (Historia e Popullit Shqiptar, II, 2002: 247). Problemi i arsimit shqip ka qenë një shqetësim i madh i udhëheqësve atdhetarë shqiptarë në periudhën mbas Lidhjes së Prizrenit, si në çështjen e gjuhës dhe atë të alfabetit. Sami Frashëri e ka shprehur përmbledhurazi këtë shqetësim në librin e tij mbi Shqipërinë që u botua nga fund i shek. XIX: “Shqipëria nuk do të mund ta shpëtonte kombësinë dhe gjuhën e saj, po qe se Turqia do të vazhdonte t’i ndalonte shqiptarët të themelonin shkollat e tyre amtare, ndërsa i lejonte kombësitë e tjera, armike të saj dhe të Shqipërisë të vepronin si t’u pëlqente. Po të vazhdonte sundimi turk, me kohë nuk do të mbetej gjurmë Shqipërie” (Skëndi, 2000:127). Samiu shtron çështjen e mësimit të gjuhës amtare, si shenjë dalluese e kombit, dhe shkrimit të saj me një alfabet të ri etj., sepse, “sot është dita, -shkruante Samiu,- q’edhe Shqipëtarët të zënë të shkruajën’ e të këndojënë gjuhën’e tyre, që të mundinë të ruajnë kombinë” (Kazazi, 2014:51). Intelektualët dhe nacionalistët shqiptarë në Stamboll krijuan në tetor 1879 “Shoqërinë e shtypjes së teksteve shqipe”, e cila propozoi gjithashtu krijimin e shkollave kombëtare në Shqipëri. Kjo shoqëri filloi të hartonte abetare shqipe dhe tekste për gramatikën dhe gjeografinë me shkrim latin (Somel, 1997:453). Edhe pse qëndrimi osman ndaj kësaj shoqate nuk dihet, ka të dhëna se gjatë periudhës së Tanzimatit, prirja zyrtare osmane ndaj botimeve në gjuhën shqipe apo ndaj veprimtarive kulturore shqiptare nuk ishte kategorikisht armiqësore (Somel, 1997: 452). Shteti osman fillimisht shfaqi një politikë të moderuar kundër kërkesës për arsim shqip. Edhe pas shfuqizimit të Lidhjes së Prizrenit, Ministria e Arsimit sugjeroi që librat e leximit dhe gramatikës në gjuhën shqipe, ndoshta të shkruara me shkronja arabe nga Daut Boriçi, të shtypeshin dhe të shpërndaheshin në shkollat shtetërore të rajoneve ku jetonin shqiptarët (Gençoğlu, 4922). Por, sulltani Abdyl Hamiti II e lejoi shkollimin shqip aq sa i nevojitej dhe në ato vende ku i duhej. Në kushtet e veprimtarisë së ethëshme të Patriarkanës së Stambollit dhe të shtetit grek në jug të vendit, Sulltani ishte i nteresuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore. Në një realitet të tillë politik, Veziri i Madh Safet Pasha, pasi kishte theksuar rëndësinë e shqipatrëve për dominimin osman në rajon, kishte argumentuar se “shteti duhet të hapë shkolla në fshatra dhe qendra administrative”(Somel, 1997: 452, 453). Për të kundërshtuar veprimet e ethëshme greke për greqizimin e shqiptarëve, që ishin kërcënuese për Perandorinë, në viset jugore të krahinës së Janinës dhe në krahinën e Manastirit, ku vepronte kultura ortodokse greke, u lejuan të ngriheshin disa shkolla shqipe. Por, Porta e Lartë nuk mund të përballonte shfaqjen e një zhvillimi kulturor kombëtar dhe laik midis shqiptarëve myslimanë, duke krijuar bashkësi me shqiptarët e krishterë dhe, si rrjedhojë, shfaqjen e një interesi të veçantë kombëtar (Somel, 1997: 452). Sigurisht, Traktati i San Stefanit provokoi nacionalizmin shqiptar dhe farkëtoi lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare (Sotoroviç, 2016:32). Që nuk i shkonte për shtat politikës hamidiane ndaj shqiptarëve, prandaj pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit, mësimi i shqipes në shkollat publike, si dhe përdorimi i së njëjtës gjuhë në korrespondencën zyrtare u ndalua kategorikisht. Edhe përkthimet e hutbeve të së premtes nga arabishtja në shqip në xhamitë e Shkodrës mund të bëhen shkak për hetime zyrtare. Para vitit 1908 çdo korrespondencë private në gjuhën shqipe si dhe posedimi i librave të përpiluar në këtë gjuhë ishte i paligjshëm.(Somel, 1997: 452). Në kushtet e terrorit osman, pas shpërbërjes së Lidhjes së Prizrenit, veprimtaritë kulturore shqiptare vazhduan në Rumani (Bukuresht, Konstancë), Bullgari (Sofje), Austri (Klagenfurt, Vjenë) dhe Egjipt (Kairo). Në Bukuresht, shoqatat si: Drita (“Drita”), Dituria (“Dituria”) dhe Shpresa (“Shpresa”) ishin të rëndësishme në përpjekjet e tyre për të ofruar mbështetje materiale për veprimtaritë arsimore shqiptare në krahinat osmane(Somel, 1997: 453). Por përpjekjet e shqiptarëve për të fituar të drejtat kulturore si popujt e tjerë të Perandorisë vazhduan. Ata krijuan një Komitet Shqiptar të Reformave, i cili i dërgoi një memorandum Vezirit të Madh në korrik të 1896-s, në emër të krishterëve dhe të myslimanëve, duke protestuar kundër ndarjeve që ekzistonin në Perandorinë Turke, sipas të cilit të krishterët ortodoksë shqiptarë konsideroheshin grekë ose sllavë, sipas vendit ku kishin lindur, në jug apo në veri. Një vit më vonë, drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare iu drejtuan Sulltanit me një letër, ku kërkonin që “të merren masa për njohjen e shqipes si gjuhë kombëtare, për miratimin dhe mbrojtjen zyrtare të kishave dhe shkollave, siç është aplikuar me kishat dhe shkollat bullgare dhe serbe dhe për lehtësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Itali” (Batir, 2012 : 213). Në nëntor të vitit 1898 në Bukuresht, u mbajt një kongres kombëtar kushtuar shkollave shqipe dhe në përfundim i kërkohej Sulltanit, që të shpallte një dekret për të futur mësimin e detyrueshëm “ të gjuhës shqipe në të gjithë shkollat e Shqipërisë pa përjashtim”. Mirëpo, ashtu si kërkesat e memorandumet e mëparëshme edhe kërkesa e Kongresit të Bukureshtit ra në veshë të shurdhër (Historia e arsimit, 2003:158-159). Në kushtet e ndalimit të arsimit shqip, për interesa të shtetit osman, nga autoritetet u lejuan dy shkolla shqipe të Korçës, për djem dhe ajo për vajza. Por rezulatetet e këtyre shkollave për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, si dhe veprimtaria e shkollave të fshehta shqipe, të hapura me shumicë në jug, e kishin shtuar shqetësimin e autoriteteve osmane dhe të Patriarkanës së Stambollit. Si rrjedhim, në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, shpërtheu një fushatë ndjekjesh, burgimesh dhe internimesh të mësuesve dhe veprimtarëve shqiptarë(Historia e arsimit, 2003:167-168). Autoritetet osmane arritën deri aty sa të mbyllin edhe dy shkollat e Korçës, që i kishin lejuar vetë vite më parë. Në qeshor të vitit 1902, pas 15 vjet pune, ishte mbyllur Mësonjtoria Shqipe për djem. Vështirësi po kalonte edhe shkolla shqipe e vazjave në Korçë. Pas urdhërit të Stambollit që ndalonte vijimin e kësaj shkolle nga nxënëset myslimane në vitin 1904, Porta e Lartë ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhës mësimi në këtë shkollë dhe në fillim të vitit 1907, u lëshua urdhëri nga Veziri i Madh për mbylljen e saj(Historia e arsimit, 2003:169-171). Dekada e fundit e shekullit dëshmoi një kërkesë gjithnjë në rritje për autonomi administrative dhe shkolla kombëtare shqipe nga fisnikët vendas. Këto kërkesa u shprehën nga mbledhjet në Manastir dhe Elbasan në vitin 1896, si dhe në Pejë dhe në Dibër midis viteve 1897 dhe 1898. Veprimtaritë e tilla shqiptare u bënë veçanërisht më intensive kur kryengritja në Kretë e viteve 1896-1897 rezultoi në një konfrontim greko-osman. Një “Komitet Shqiptar” nën udhëheqjen e Sami Frashërit u themelua në vitin 1897 në Stamboll, duke shprehur të njëjtat kërkesa. Reagimi i shtetit osman ndaj këtyre aktiviteteve dhe kërkesave ishte shtypja e çdo lëvizje kulturore shqiptare deri në vitin 1908(Somel, 1997:454). Dr. Nikollë Loka, historian arsimi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje