Mero Baze
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, është arrestuar të premten mbasdite në qytetin Salzburg të Austrisë, pasi prokuroria në Zagreb ngriti një padi penale kundër tij. Ivo Sanader udhëhoqi Kroacinë për gjashtë vjet. Ai ishte kryeministri i anëtarësimit të Kroacisë në NATO, kryeministri që aplikoi dhe fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, kryeministri i liberalizimit të vizave dhe i prag-anëtarësimit të vendit të tij me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Akuza ndaj tij ka të bëjë me një abuzim të mundshëm rreth 1 milionë e gjysmë euro së bashku me një ministër të tij, si dhe dyshime për mënyrën e privatizimit të kompanisë shtetërore të naftës, INA.
Kur i radhit të gjitha “arritjet” e tij, që janë shumë herë më të mëdha se çdo kryeministër i yni, bile se të gjithë të marrë së bashku, dhe kur shikon seriozitetin me të cilin drejtësia i vë prangat një ish- kryeministri dhe një ish- ministri për një shifër prej 1.5 milionë euro, që tek ne vazhdon të quhesh “hajdut xhepash”, e kupton qartë pse Kroacia i kapërceu aq shpejt pengesat që kishte në rrugën drejt BE-së, pas luftës dhe rënies së regjimit të Tugjmanit.
E projektuar në Shqipëri kjo situatë, na shpjegon fare qartë përse ne na kishin bezdi dhe për faktin që aplikonim për vend kandidat dhe na e refuzuan aplikimin, duke na treguar standardin e ulët të mosndëshkueshmërisë së krimit dhe moszbatimit të ligjit që kemi në Shqipëri.
Në bilancin tonë të 5 viteve të fundit ne kemi dy ish- kryeministra të mëparshëm që kanë qenë etiketuar së paku si kampionë të korrupsionit nga Sali Berisha dhe tashmë bashkëqeverisin me Sali Berishën. Në historinë tonë të pesë viteve të fundit, ne kemi një akuzë zyrtare nga prokuroria e vendit për një abuzim me rreth 250 milionë euro në një projekt të dyshimtë për nga kostoja financiare, dhe në shkelje të gjithë procedurave të tenderimit në Shqipëri, dhe çështja është mbyllur me procedurë pa u ndëshkuar askush. Në historinë e këtyre pesë viteve ne kemi një histori korrupsioni dhe kapje shteti në Gërdec, që u përgjak nga gjaku i 26 viktimave dhe zyrtarët përgjegjës u mbrojtën me imunitet. Në historinë e këtyre pesë viteve për koincidencë, ne kemi një histori spektakolare, jo të privatizimit, por të dhurimit të kompanisë shtetërore të Naftës ARMO për një biznesmen të familjes në pushtet dhe askush deri më sot nuk ka dhënë llogari për këtë mungesë transparence dhe kapje të shtetit.
Kur ua përmend njerëzve të pushtetit këto fakte, ata mbrohen duke na thënë se për shkak të luftës kundër korrupsionit Shqipëria hyri në NATO dhe u liberalizuan vizat!!!
Kryeministri kroat Ivo Sanader, ka bërë shumë herë më shumë se kaq. Ka bërë Paktin e Adriatikut, statusin e vendit kandidat për anëtar, liberalizimin e vizave, futjen në NATO, rritjen e standardit të qytetarëve të Kroacisë, bumin real të turizmit, privatizimin e ekonomisë, vendosjen e rendit dhe luftën kundër krimit, por po i bën dhe një shërbim më të madh Kroacisë se gjithë këto. Po shkon, pa shumë dinjitet, para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithsej 1 milionë e gjysmë euro, për të cilat në Shqipëri tallet dhe një bodigard i rëndomtë i Familjes në pushtet.
Arrestimi i tij, edhe pse ngjan shumë cinike, është një shërbim i madh që i bëhet imazhit të Kroacisë si një vend me drejtësi të konsoliduar dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Këtë me sa duket e ka kuptuar në minutat e fundit vetë ish- kryeministri, i cili kur e ka parë që nuk po bëhej shaka me hetimin ndaj tij, la vendin pa shumë dinjitet.
Po të ishte në Shqipëri Ivo Sanader, skenari do të ishte ndryshe. Njerëzit e tij do të akuzonin drejtësinë si të lidhur me të shkuarën dhe interesa politike të së sotmes, kryeprokurori do të akuzohej si i kapur nga krimi dhe e kaluara komuniste, do të bëhej urgjent një ligj që të frikësoheshin gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët mund të merrnin çështjen në dorë dhe në fund prokurori do vononte një ditë përtej afatit dosjen e tij. Nga ana tjetër, mbështetësit e tij do të mbushnin ekranet duke u çjerrë se po arrestojnë njeriun që na futi në NATO, që na hoqi vizat, që na privatizoi ARMO-n etj. Dhe natyrisht, pas kësaj Evropa nuk do të bënte asnjë hap për t’i lejuar Kroacisë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por Ivo Sanader nuk e ka fatin të jetë në Shqipëri. Për fatin e tij të keq ai është shtetas i një vendi, i cili siç të respekton historinë, respekton dhe drejtësinë dhe sot gjendet pas hekurave, duke i bërë vendit të tij nderin e fundit, si një vend që e meriton Perëndimin. Kolegu i tij në Shqipëri, edhe pse ka një të dhjetën e arritjeve të Sanaderit në historinë e qeverisjes, ka një fat shumë herë më të madh se ai. Këtë nuk guxon ta prekë kush, as kur kapet vetë duke vjedhur, as kur i kapet vajza duke pastruar para dhe duke kërkuar përqindje për firmën e tij nëpër koncesione, as kur i kapet djali duke drejtuar projekte si ai i Gërdecit, as kur i kapet gruaja duke abuzuar dhe me lekët e fëmijëve shqiptarë. Por, nëse fati i keq i Sanaderit është fat i mirë për Kroacinë, fati i mirë për Familjen në pushtet në Shqipëri po errëson fatin evropian të Shqipërisë, duke na lënë në pritje para dyerve të saj derisa në këtë vend të mos ketë ‘njerëz të paprekshëm’ nga drejtësia.
Comments are closed.
Mero,,Kroacia ka na 12 vjet qe leviz pa viza,edhe per ne Angli ka nja 4 vjet qe ja kane hequr regjimin e vizave,ndersa per Itali,Slloveni dhe Hungari leviz me karte indentiteti.
MERO BAZE nje na gazetaret qe simpatizoj me shume ne ne te gjitha aspektet e gazetarise ,nje gazetare qe shkruan realitetin ,dhe neper mjet shkrimeve tregon aktualitetin duan apo nuk duan perallistet e shtetit(parlamenti).Sikur 10%e gazetareve shqipetare te punonin me dinjitet dhe dashuri per atdheun si punon MERO BAZE ,do ndimonin dhe ne ndyshimin e vendit ,po dhe ne realitetin e informacionit.Kurse sa per artikullin e ish-kryeministri e KROACISE,qe kan arestuar kjo tregon vullnetin qe ka parlamenti kroat .per te miren e vendit dhe luften kunder korupsionit,nje gje e till ne shqiperi as ka egzistuar dhe as nuk egziston ,jo se sduam ne po niveli i politikes eshte shume e varfer dhe shume-shume e koruptuar.Megjithe ate shpresojm te zoti se mbasi na permbyti me uje mbase i permbyse iden e keqe kryeministrit tone qe qeverisja eshte iluzion per kete zoteri-zote na ndihmo te realizojm kerkesen e dyte se te e para notojm dhe me varka.
Tunatjeta mero per ket faqe te mire q na ke ba e mos u mer me do horra se kot e ki.nuk bahet dhia drague as prej tejet e as prej meje.
Flm per faqen e re.stafit te temas…mero te lexojme dhe ne kosove. Je zeri !zeri I se vertetea, tung albina.
hhaaaaahha,cme,,kenaqe ooo,Ahmet Kola!!!drejt e ke.por mero baze,,ja di te tana,horrliqet.prandaj kur te shkojme me votue,,me votu njeriun e mire dhe te devotshem dhe punetorin joo,demagoget!mjafton,te shikosh emerimet neper ambasada,,,dhe do thuash:po,c’burg mo,,keta qenkan per tu shkuar ne hell!!
zoti Mero, zoti Aleksander Biberaj ,deklaroj se :”PD eshte me spiune dhe me komunist dhe PD nuk eshte demokrate”..Kurse Sala ne Klan tv tha se tremuaj kameqen sekretar PPSH..JU e dini me mire se cdo njeri tjeter! koha erdhi,Sala kishte 3 detyra komunist-serb,spiun i kadriut dhe i Gramozit dhe me keqja agjent i UDB…Ju i dini me data per Sali Berishen, perse nuk i tregoni?…
Un i rekomandoj banditeve shqiptare te bejne gati valixhet per ne burg. The time is now!
ZOTI MERO BAZE RESPEKTE .Votova per ju tek top kanali per njeriun e vitit.Te gjitheve qe lexojne gazeten TEMA ju them te votojne per kete njeri kurajoz
Ne shqiptaret jemi pa shtet.Zyrat e shtetit jane katandisur ne menca te militanto-mitingasheve.Parlamenti mund te quhet pa droje se gabon,ne azilin e qenve rrugace.E gjitha kjo buron nga fakti se demokracia ne Shqiperi eshte nje rrene e madhe.Nese do ngreme pyetjen:Cfare i ndodh individit shqiptar nese thote publikisht ate qe mendon?! Thjesht lincohet.Nuk te vret pushteti hapur si ne kohen e tiranise absolute,por t’i krijojne kushtet qe te vrasesh veten ose ne rastin me te mire t’ja mbathesh rrugeve te botes.Demokracia nuk ka qene askund dhe s’do jete veper e komunisteve te riformatuar por me te njejten substance. Komunistet qe kane zene per gryke Shqiperine i ngjajne atyre te djeshmeve,ashtu sic thote Kadare: “S’te erdhi shkesi me qeleshe/me pardesy sezoni erdh/por rrjedh ai nga lloji i shkeseve/si macja qe prej tigrit rrjedh..”
Behar,ne jemi pa shtet se prenojme mos me qene qytetare po vetem bageti qe nje here bane beeeeeeee me nje ane ,nje here beeeeeee n’anen tjeter po kur nuk kerkon logari sikur kroatet nga qeveritarete!
Urrime zoti Baze per formati on-line te Tema-s. Eshte e vetmja qe lexohet dhe te le gjume. Une qe dikur
nuk e lexoja nxjer konkluzionin qe kisha humbur nje rast per te njohur nje nga penat me dinjitoze, ne mos me te miren ne menyre absolute. Kush eshte ineresi i nje shoqerie te emancipuar, te snoboje dhimbjet e thikes ne palcen e vet, vetem e vetem sepse psikologjia jone kanunore e pozicionon treguesin perrjetesisht te mumje-zuar ne bregun matane? Vetem fakti qe tsunamit te urrejtjes se
NJE-shit ne SHqiperi nuk ika rezistuar askush duhet te na shtyje te heqim kapelen para nje pene te tille dhe te mendojme me tej se Berisha eshte zhytur shume me thelle nga ç’mendojme. Shkruaj keto rreshta sepse shoh qe shume vete komentojne vetem bardhezi analizat e Bazes qe, megjithate, ai i ben per njerez me mend. Une them se kontributi i tij ne kete moment vlen me shume se nje parti, dhe se Shqiperise se ardhme do ti duhet ti perulet penes brilante dhe guximit te tij.
Te them te drejten edhe une vite me pare nuk e lexoja ,por tani e lexoj me vemendje.Urime z Baze tani po qe jeni me kembe ne toke.Mund te na thuash se a do filloj ..Faktori Plus..
Duhen shume si ti Mero qe te tregojne te verteten ketij populli qe eshte bere indiferent ndaj fateve dhe te ardhmes setij.Por shpjet a vone prapa koke e ka Sailu me shoke .Sado qe ai e ka kapur totalisht SHTETIN me metoda te vjeteruara shpifje dhe genjeshtra.Te shpresojm nga zoti qe te jete sa me e afert dita qe te kete edhe ky fatin e SANDRIT me te gjithe kupolen e tij.Duhen tija paguajn te gjitha ketij populli,qe dikur ka qene trim por tani eshte bere pordhac nga frika e Sales.
Shume po me pelqen kjo faqe e gazetes tende qe dhe komentet jepen direkt on-line .Ta dine ata rrygace qe na drejtojne mendin e drejte te popullit te tyre dhe jo si mundohen t fshejne te verteten si ne kohen e xhaxhit.TE LUMTE MERO.
A thua do të vijë ajo ditë edhe për shqipëtarët ndonjëherë?!.
Zoti Baze hamendjet pa fakte ne poltike eshte mosbesim tek lajmet apo komentet;Standarti kruyesor per tu bere Anetar i BE nuk eshte as Korrupsioni dhe as krimi apo droga se per ato me shum sesa Italia nuk eshte asnje shtet ne bote pervecse kolumbise por ajo qe eshte me kryesorja eshte standarti ekonomik Per kapito,Papunesia,varferia etj.Kroacia e ka 3 here me shum sesa shqiperia te ardhurat per kapito dhe kjo eshte ai celesi i hyrjes ne BE. propagande per propagande nuk bind asnje njeri pervecse socialistet qe nuk mund te jetojne pa pushtet.Nuk krahasohet kroacia qe deri me 1990 shkontte dhe punonte ne cdo vend te Europes me shqiperine e kopshtit Zoollogjik te Enver Hoxhes.Persa i perket Sanadarit ate gjygji ka per ta e treguar se cfar ka bere ai dhe ajo nuk eshte puna e shqiptarve por e Kroateve ,neve na duhet te kemi maredhenie te mira me ato ashtu sic i kemi sepse ne bashke me ato i bajme kontrapeshe aventurave te Serbise,kjo na duhet neve.Persda i perket Berishes ai eshte me se i domosdoshem sot per sot ne shqiperi sepse shqiperia e sotme ka shum Kokekocka cosialiste,komuniste,anarkiste,ekstrimiste e antishqiptare.Berisha eshte nje i ndershem dhe as nuk duhet te diskutohet ndershmeria e tij apo puna e tij per forcimin e Demokracise se sotme ne shqiperi,Zoti Baze pa lirite qe te ka dhene berisha ti sot nuk mund te kritikoje,ofendoje por edhe te shkruaje gjera te pasakta per ate.zoti e ruajte berishen gjer sa shqiperia te hyj ne BE dhe pastaj kemi ato qe na mbikqyrin seps enve me kutlure Sllavo-Greke nuk kemi aftesi te punojme bashkerisht dhe sic po duket nuk po kemi as mundesi te qeverisim veten e tone.
I nderuar Zoti Baze,
ndaj opinionet pozitive ne lidhje me ate ç’ka profesioni dhe guximi juaj si gazetar na ofron ne si lexues te gazetes Tema. Te lexosh shkrimet e Juaja eshte kenaqesi, edhe pse ne vetvete te shemtuara, sigurisht jo per stilin dhe ligjeraten, por per permbajtjen e tyre hidhesisht te vertete…
I dashur Mero,
Une ju njoh personalisht pasi te dy kemi mbaruar Fakultetin e Gjeologjise e Minierave (1989) ne dege te ndryshme. Une jetoj e punoj ne Alberta (Canada) ne profesionin e inxhinierit te naftes, ju vazhdoni te jetoni e punoni ne Shqiperi, ne ate Shqiperi qe askush nga ne nuk do te te donte t’a shihte ne gjendjen qe eshte sot.
Good Luck, i dashur Mero, sinqerisht meritoni respektin tim edhe pse e di qe jeni perballe nje realiteti qe zor se mund te ndryshohet.
Sinqerisht,
Andon Canada
Falnderoj stafin e Gazetes Tema per kete menyre komunikimi qe ka mundesuar per publikun;jam me se e sigurt qe do te gjenerohet dobi per lexuesit dhe gazeten.
Mua me mungoi gazeta juaj zoto Mero,aq me shume emisioni dinjitoz”Faktori Plus”per kohen e nderprerjes;sidoqofte kjo menyre e re do ma kompesoje ate qe na mungon,nuk e di dhe sa kohe.
Per mua nuk mund te gjendet standart krahasimi me kete “shtetin”e Dr.Tyryryse qe mbahet nga zhvatja e taksave te shqiptareve,e pasurise te vene me mundin e disa gjeneratave dhe djersen e emigracionit te 20-vjetve te fundit.Ju z.Baze e keni bere me kosto personale apologjine e nje dore ndihme qe keni dhene deri me 15Mars 2008 ne ndertimin e kesaj mostre barbare te vetquajtur Qeveri Demokratike.Ju kam lexuar vetem pas kesaj date,cdo dite.
Them se duhet te bashkojme kontributin e mendjeve te lecitura e te mbara per ti dhene shqelmin e merituar dhe denimin e merituar cdo zullumqari ,duke nisur me Dr,Tyryryne e me te tjeret qe Opinioni Publik i njeh fare mire.Ky bashkim qe eshte roje e perditshme ne vendet e perparuara eshte celsi i standarteve reale te mrbojtjes se shtetit te se drejtes ne to.Po ne ku jemi,akoma tek bla,bla,bla-te e idhtarit te vlerave minimale qe ka perdhosur jeten e secilit ne menyre te pangishme.Po ta realizojme kete bashkim do mund te kapim jo vetem standartin e Kroacise por edhe me shume.
Opozita shqiptare perbehet nga nje njeri i vetem i cili quhet Mero Baze.
pse nuk i dha berisha tender prandaj qeka bo shum i mir dhe opozitar i fort mero leshi…. ishte ai qe shante ramen qe femija sesht i tij thonte e shum te tjera…. po lere fare se si ai jan te gjith pothujse….
Qe te permbyset Berisha,shtypi dhe media shqitare do nja 100 Mero,kur kemi nje apo nja dy-tre maksimumi.Nuk vjen kurre dita e permbysjes te Tugjimanit tone as duke shkruar ne ketu neper gazeta,as duke sjelle shembujt se si e bejne politiken dhe shtetin ata ne Japoni,ne Kroaci apo ne Suedi,apo bile edhe ne Kosove.Shqiperia ka qene keshtu per mijra vjet.Kur francezet vallzonin ne ballot me maska shqiptaret zinin prita neper kulla per te vrare gjaksin,I tille eshte temperamenti shqiptar,dhe e fresket eshte brenga e kokave te kombit si Konica,Fishta apo Noli,te pakten keto 100 vjet e fundit.