Një dokument i Homeland Security në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën me dije se Al Kaeda po përdor rrjetin social Facebook për të rekrutuar terroristë. Shtetet e Bashkuara thonë se Al Kaeda po e përdor këtë platformë edhe për të shpërndarë instruksione se si mund të ndërtohet një bombë, apo se si duhet përdorur një kallashnikov. Ky rrjet është i vështirë për t’u monitoruar pasi ka 500 milionë përdorues.