Bon Jovi, këshilltari i ri i Obamës

15 Dhjetor 2010, 10:53Lifestyle TEMA

Ekipi i këshilltarëve të presidentit amerikan, i ka hapur dyert një ylli të muzikës. Bëhet fjalë për John Bon Jovi, i cili është zgjedhur këshilltar i Obamës.

Bon jovi do të këshillojë Obamën si të “mobilizojë qytetarët, organizatat joqeveritare, bizneset dhe qeverinë, për të bashkëpunuar që t;u jepet zgjidhje problemeve të komunitetit”. Këngëtari do të jetë një nga 25 anëtarët e komitetit të krijuar me dekret të Obamës dhe falë famës së tij mund të ndihmojë qeverinë amerikane për të zgjidhur shumë probleme të komunitetit. Bon Jovi që nga krijimi i grupit të tij në vitin 1983, ka mundur që të shesë 100 milionë disqe muzikore. Ai ka qenë i përfshirë edhe më parë në zgjidhjen e problemeve sociale, me një fondacion që ndërtonte banesa për të pastrehët.

1 komente në “Bon Jovi, këshilltari i ri i Obamës”

  1. Miri says:

    Jon shume shume ti kendoje :Livin on a Prayer, pasi Obama sfiton me.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje