Një prift në Argjentinë i ka shpallur luftë Gjyshit të Vitit të Ri. Fabriciano Sigampa e ka quajtur Santa Klausin si “një njeri të veshur me yndyrë të kuqe”.
Ai është shprehur se fëmijët duhet ta dinë se dhuratat për Krishtlindje i marrin nga prindërit, pas përpjekjeve të tyre të lodhshme dhe me ndihmën e Jezusit. Deklarata e priftit argjentinas është bërë gjatë një predikimi, pas vendimit që në qendrën e Rotary Club, të krijohej një shtëpi e madhe, e quajtur” Shtëpia e Santa Klaus”. Bota po ndryshon dhe fëmijët kanë një koncept të gabuar për Krishtlindjen. Një ditë pyeta dikë se çfarë ishte Krishtlindja për të dhe ai mu përgjigj se për të, Krishtlindja do të thotë një frigorifer i mbushur plot me ushqime. Pra, asgjë që ka të bëjë me simbolikën e festës, lindjen e Krishtit”, ka thënë prifti argjentinas.
Comments are closed.
E gjeti dhe prifti se si te behej i famshem!